Kompleksi im i Edipit dhe rrëfenja të tjera ( Botuar nga: Botime Pegi në 2022 )
"Kompleksi im i Edipit dhe rrëfenja të tjera" është një përmbledhje tregimesh të shkrimtarit irlandez Frank O'Connor, përzgjedhur nga Julian Barnes. Në to, përmes rrëfimeve mbi fëmijërinë dhe martesën, seksin dhe fenë, luftën dhe pleqërinë, O'Connor-i shpalos në formën më të plotë zhdërvjellresinë, humorin dhe mprehtësinë e tij. Ai përshkruan djelmosha, të bindur se janë gjeni apo që i ka kapërthyer rivaliteti me babanë e tyre, si dhe ushtarë të Ushtrisë Republikane Irlandeze, që duhet të marrin vendime të vështira në mes të një lufte topitëse.
Çmimi:
1500 Lekë