Buy this product
1500 Lekë

Komercializimi i shkollimit ( Published by: in 2019 )

Author:  Valbona Nathanaili

Libri “Komercializimi i shkollimit”, Antologji, zgjedhur dhe përgatitur për botim nga Dr. Valbona Nathanaili përfaqëson një kontribut të vyer në literaturën shqip për një nga problemet më të rëndësishme të shkollës sonë, atë të përfshirjes së koncepteve e parimeve të tregut në pjesën më të madhe të funksionimit të saj si institucion, njohur ndryshe si komercializim. Qëllimi është të diskutojmë dhe reflektojmë se çfarë ndodh me misionin e shkollimit dhe synimin që kemi projektuar ne si shoqëri për të ardhmen e fëmijëve, në çastin kur këto parime fillojnë të zbatohen në shkolla njësoj si në treg, çfarë humbasim dhe çfarë fitojmë, duke vendosur theksin në domosdoshmërinë e njohjes ndërmjet dallimeve konceptuale treg dhe shkollë-treg. Autorët bëjnë apel, direkt dhe nëpërmjet rreshtave, për domosdoshmërinë e njohjes, në teori dhe praktikë, të problemeve që shoqërojnë komercializimin e shkollës. Libri është konceptuar në formën e një antologjie, ku përfshihen artikuj nga profesorë të huaj dhe shqiptarë. Autorët janë zgjedhur me kujdes, duke bërë pjesë të mendimit për çështjet e trajtuara, disa nga profesorët dhe studiuesit më të mirë të fushës. Në këta artikuj, konceptet komercializim dhe komodifikim shtjellohen në aspektin historik, filozofik dhe aktual. Një vend i veçantë u kushtohet përvojave me komercializimin e sistemit shkollor të disa vendeve të ndryshme, përfshirë atë edhe në vendin tonë, krahas edhe sugjerimeve për përmirësimin e kësaj situate. Libri ndahet në tri pjesë. Artikujt e përfshirë në pjesën e parë fokusohen në rrafshin teorik të komercializimit dhe komodifikimit, në pjesën e dytë këto probleme trajtohen në peizazhin shqiptar, ndërsa në pjesën e tretë përmbajtja pasurohet me refleksione për dy libra që trajtojnë çështjen e komercializimit.

Price: 1500 Lekë
Buy this product
1500 Lekë

Product Details

  • Published in: 2019
  • Language: Albanian
  • ISBN-13: 978 9928 4543 3 1
  • Format: Paperback
  • Page nr.: 270
  • Book dimensions: 170 x 240 x 21 mm

More About the Author

Valbona Nathanaili -

Valbona Nathanaili është diplomuar pranë Universitetit të Tiranës, Fakulteti i Shkencave të Natyrës, dega Fizikë më 1983. Më 1987 mbaron studimet pasuniversitare në shkenca pedagogjike pranë Universitetit të Tiranës, Fakulteti i Shkencave Sociale. Është përkthyese dhe botuese librash në fushën e ...

More about the author
All rights reserved. © 2015 Library Albania