Kombet dhe nacionalizmi që nga 1780 ( Published by: Toena in 2012 )
Pjesë nga libri
Sikurse e kam thënë, “kombi” dhe “nacionalizmi” nuk janë më terma të përshtatshëm për të përcaktuar, e ca më pak për të analizuar, entitetet politike si të tilla, madje as edhe ato ndjenja që dikur emërtoheshin në bazë të këtyre fjalëve. Nuk është e pamundur që edhe nacionalizmi të pësojë rënie dora-dorës me rënien e shtetit-komb, pa të cilin të qenët anglez, irlandez, hebre, apo një përzierje e të gjitha këtyre, është vetëm një nga mënyrat e shumta me të cilat, sipas rastit, njerëzit përcaktojnë identitetin e vet. Do të ishte absurde të thoshim se tashmë kjo ditë është e afërt. Sidoqoftë, shpresoj që kjo, të paktën, të përfytyrohet. Tekembramja, pikërisht fakti se historianët kanë filluar të paktën të përparojnë në studimin dhe analizën e kombeve dhe të nacionalizmit të bën të mendosh se, ashtu si shumë herë të tjera, fenomeni e ka kaluar pikën e tij kulmore. Kukuvajka e Minervës, ajo që të sjell urtësinë, – thoshte Hegeli, – e fillon fluturimin në muzg. Është shenjë e mirë se tani po vërtitet përmbi kombet dhe nacionalizmin.
Price:
1000 Lekë