Blije këtë produkt
1000 Lekë

Kokëmushkat ( Botuar nga: UETPRESS në 2021 )

Autori:  Edmond Budina

Pas një nate pasioni, Enkelejda Borshi zhduket. Në kërkim të së vërtetës, i fejuari i saj italian, Emanuele D, përplaset me një mur të pakapërcyeshëm të një bote të panjohur. A do ta zbulojë vallë enigmën e zhdukjes së saj? Kalvari i një vajze me një det ëndrrash për të ardhmen, e cila beson marrëzisht tek dashuria. Një , mjedis sa real, aq edhe absurd, ku ndërthurren e shkuara me të tashmen... Cili do të jetë fundi i dashurisë së tyre? * * * ...U ngrit nga shtrati për t'u afruar te dritarja dhe kujtoi me imtësi të gjitha detajet e ngjarjes. Ishte ende natë. Dritarja e viktimës, që në pamje të parë dukej e përhumbur, merrte frymë me zor. U tërhoq me mendimin se gjumi atje duhej të ishte vrarë, por u kthye përsëri. Shqoi një hije, pikërisht në katin ku ndodhej apartamenti i Katerinës. U përqendrua për të dalluar më mirë. Dikush, prej derës së Katerinës filloi të ngjitej një kat më sipër. Ndiqte me kureshtje ngjitjen e njeriut-hije. Në katin e fundit ai nuk u ndal, por vazhdoi për të dalë në tarracë. Sfondi i qiellit, megjithëse ende i errët, kishte një rrezatim shpirtdhënës që i jepte mundësinë ta dallonte më mirë. Në dorën e djathtë silueta mbante diçka që peshonte, më pas e mbështeti, u përkul mbi të dhe me qetësi e ngriti me të dyja duart mbi kokë. E mbajti për disa sekonda ashtu, pastaj e lëshoi. U afrua tek buza e tarracës, për të ndenjur fare pak. Një shkëndijë, që duhej të ishte një çakmak dhe... gjithë trupi shpërtheu në flakë.Vetëm atëherë Enkelejda e njohu atë pishtar të gjallë. Ishte Katerina. Nuk arriti as të hapë dritaren, kur grumbulli i zjarrtë fluturoi për t'u lëshuar vrik mbi asfalt. Shpresoi se në çastin e sprasëm do të zgjatej një dorë për ta pritur, ashtu si ata pishtarë te natës së saj të fundit në Milano. Lëmshi njerëzor i mbështjellë prej flakëve u përplas me një zhurmë të mbytur mbi asfalt, ku vazhdoi të digjej në heshtje. Nga goja e Katerinës nuk kishte dalë qoftë një klithmë, fjalë apo rënkim. Era e mishit të djegur ngjitej lart së bashku me tymin, si të çlironte shpirtin e saj prej vuajtjeve të pafundme tokësore... Do ta kujtonte përgjithmonë atë si "nata e Katerinës".

Çmimi: 1000 Lekë
Blije këtë produkt
1000 Lekë

Detajet e Librit

  • Shtëpia Botuese: UETPRESS (2021)
  • Botuar në: 2021
  • Gjuha e publikimit: Shqip
  • ISBN-13: 978 9928 320 44 5
  • Formati: me kapak të hollë
  • Nr. faqe: 317
  • Përmasat e librit: 145 x 200 x 26 mm

Njihu me Autorin

Edmond Budina -

Pas një nate pasioni, Enkelejda Borshi zhduket. Në kërkim të së vërtetës, i fejuari i saj italian, Emanuele D, përplaset me një mur të pakapërcyeshëm të një bote të panjohur. A do ta zbulojë vallë enigmën e zhdukjes së saj? Kalvari i një vajze me një det ëndrrash për të ardhmen, e cila beson ...

Më shumë rreth autorit
 
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania