Buy this product
700 Lekë

Koka plot lumturi ( Published by: Fan Noli in 2017 )

Translator:  Nikolla Sudar

Asnjëherë nuk kam arritur ta kuptoj se çfarë më kishte ngacmuar në atë pamje, por jam i sigurt se gjuha e saj e mprehtë nuk ka asnjë lidhje me të. Mbërtheva xhaketën dhe ia hoqa shishen nga dora. Gishtërinjtë i kishte të ftohtë dhe binte erë nga të vjellat e shoqit E ndihmova ta rregullonte mbështetësen e karriges dhe të rehatohej në të. Kur i hapi këmbët, dallova disa gërvishtje të thella në pjesën e brendshme të kofshëve. Tashmë flokët e Anës kishin rënë pas mbështetëses. I përkëdhela ballin dhe cullufet e zeza e të lëpira. Nga pëllëmbët ndihej aroma e këndshme e jaseminit dhe e lëngut të limonit. Dhe të gjitha ato përziheshin me njollat e qullta gjysmë të thara, të cilat ia kishte shkaktuar i shoqi. Binte në sy banaliteti dhe jeta e shkuar kot, vuajtjet, degradimi, shpërbërja dhe mashtrimi. Këmisha e Anës u ngrit mbi kofshë dhe u mblodh në muskujt e saj.

Price: 700 Lekë
Buy this product
700 Lekë

Product Details

  • Publisher: Fan Noli (2017)
  • Published in: 2017
  • Language: Albanian
  • ISBN-13: 978-9928-203-74-8
  • Format: Paperback
  • Page nr.: 300
  • Book dimensions: 139 x 203 x 15 mm
All rights reserved. © 2015 Library Albania