Blije këtë produkt
1400 Lekë

Kohë të vështira ( Botuar nga: Fan Noli në 2012 )

Autori:  Charles Dickens
Përkthyesi:  Klodian Briçi

Ndodhia e trishtë e Luiza Gredgraundit dhe e të atit është një nga rrëfimet më të bukura të treguara ndonjëherë nga Dikensi. Tomas Gredgraundi, si shumë prej bashkëkohësve të tij, ka kryer gabimin trashanik ngaqë Filozofinë e të Dhënave e ka ngritur në shkallën e faktit, teori që duhet të drejtojë jetën patjetër. Pikërisht ky lloj idealizmi e verbon të shohë thelbin e qenies së njerëzve që e rrethojnë, me pasoja të tmerrshme. Vetëm kur e bija, Luiza, e zënë në kurthin e një martese pa dashuri, bie pre e një joshësi bjerraditës, i ati shtrëngohet të rishikojë teorinë e fakteve dhe bindjet që e kanë drejtuar në jetë. Kohë të vështira është një prej romaneve që shënojnë pjekurinë artistike të Çarls Dikensit, një makineri bluese ku përzihen elementet e veprës së tij me një fund që ka karakterin e një përralle. Vendosur në Lankashir, zemra e një sistemi fabrikash deri diku të reja, rrëfenja është portretizim i industrisë së mesit të shekullit të 19-të të Anglisë. Dikensi komenton regjimin e ashpër dhe rutinën mekanike që zbatohen me forcë mbi punëtorët dhe shtresat e tjera të shoqërisë nga Revolucioni Industrial.

Çmimi: 1400 Lekë
Blije këtë produkt
1400 Lekë

Detajet e Librit

  • Shtëpia Botuese: Fan Noli (2012)
  • Botuar në: 2012
  • Gjuha e publikimit: Shqip
  • ISBN-13: 978-99956-86-72-7
  • Formati: me kapak të hollë
  • Nr. faqe: 376
  • Përmasat e librit: 145 x 205 x 25 mm

Njihu me Autorin

Charles Dickens -

 
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania