Blije këtë produkt
800 Lekë

Kohë ndryshimesh ( Botuar nga: Dituria në 2020 )

Autori:  Eduard Dervishi

Eduard Dervishi, në librin e tij të pasur me fakte, dëshmi e analiza, na jep qartazi punën e tij dhe kolegëve në harkun kohor të pothuaj 7 viteve, duke na paraqitur ngjarje, njerëz dhe dokumente origjinale autentike, veprimtarinë e individëve dhe institucioneve. Ai analizon në këndvështrimin e zgjedhur prej tij, shoqërinë shqiptare para vitit 1990 dhe të viteve 1990-1997. Pasioni e shoqëroi Eduard Dervishin te përkushtimi, puna te suksesi, veprimtaria profesionale te lidhjet dhe raportet me UEFA-n dhe FIFA-n, institucione të cilët e njohën dhe e pranuan atë si personalitet kompetent dhe të përkushtuar. Si një zog në fluturim në vitin me krisma armësh të 1997-s, ai nuk u kthye më në folenë e vjetër. Mbeti në brigje të tjera, në Spanjë, atje ku është edhe sot me jetën, familjen dhe historinë që krijoi në hapësirat iberike; sërish dhe gjithnjë në një ndjeshmëri të sprovuar tashmë me topin magjik. Ndërtimi i një libri me kujtime tregon se atdheu është në zemrën e tij. Përgjegjësia për ta përjetësuar në një libër atë histori është e rëndësishme dhe një detyrim si protagonist i ngjarjeve dhe si dëshmitar i tyre. Eduard Dervishi është i vërtetë dhe i besueshëm në rrëfimin e tij, që duke u materializuar në libër, të fton për diskutim, në debat; e pse jo edhe në dëshira për ta plotësuar këtë histori, edhe nga të tjerë personazhe të futbollit.

Çmimi: 800 Lekë
Blije këtë produkt
800 Lekë

Detajet e Librit

  • Shtëpia Botuese: Dituria (2020)
  • Botuar në: 2020
  • Gjuha e publikimit: Shqip
  • ISBN-13: 978 9928 292 55 1
  • Formati: me kapak të hollë
  • Nr. faqe: 300
  • Përmasat e librit: 154 x 220 x 18 mm

Njihu me Autorin

Eduard Dervishi -

Ka lindur në Tiranë më 11 prill 1961. Mbaroi gjimnazin "P. N. Luarasi" në Tiranë dhe më pas Institutin e Kulturës Fizike "Vojo Kushi". Luajti futboll me ekipet zinxhir të klubit "Dinamo", deri në kategoritë e të rinjve. Më 1984 u emërua pedagog në ILKF "Vojo Kushi" dhe më 1990 përgjegjës i katedrës ...

Më shumë rreth autorit
 
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania