Per shkak te situates te covid-19, do te jemi mbyllur deri ne nje njoftim te dyte.
Faleminderit per mirekuptimin.

Due to covid-19 situation, we will be closed until a second announcement.
Thanks for your understanding.

 

 

Blije këtë produkt
1100 Lekë

Klubi 5 e mëngjesit ( Botuar nga: Albas në 2019 )

Autori:  Robin Sharma
Përkthyesi:  Gent Sinani

Robin Sharma, lideri dhe eksperti i performancës elitare, prezantoi konceptin Klubi 5 e mëngjesit 20 vjet më parë, bazuar në një regjim mëngjesi revolucionar. Ky koncept ka ndihmuar klientët e tij të rrisin produktivitetin e tyre, të bëhen më të shëndetshëm dhe të ruajnë qetësinë shpirtërore në këtë epokë jashtëzakonisht të ndërlikuar. Në këtë libër revolucionar, punë rigoroze 4-vjeçare e autorit, ju do të zbuloni zakonin e të ngriturit herët, që ka ndihmuar kaq shumë njerëz të arrijnë rezultate të mahnitshme, duke rritur lumturinë, dashamirësinë dhe ndjesinë e të qenit gjallë. Përmes një historie të këndshme dhe shpesh argëtuese me dy të huaj që takojnë një pasanik ekscentrik, i cili bëhet mentori i tyre i fshehtë, Klubi 5 e Mëngjesit është: ■ një tregues se sa shumë njerëz të mençur në botë e flllojnë mëngjesin e tyre me një metodë të caktuar, për të pasur rezultate mahnitëse; ■ një formulë për t'u zgjuar çdo ditë në 5 të mëngjesit, duke u ndier të frymëzuar, të përqendruar dhe të mbushur plot me energji; ■ një metodë që ju krijon mundësi të keni kohë edhe për të pushuar, edhe për t'u stërvitur, edhe për t'u argëtuar, edhe për t'u rritur individualisht; ■ një praktikë e bazuar në neuroshkencë, që ndihmon në ngritjen shpirtërore, duke ju dhënë kohë të çmuar që të mendoni, të shprehni krijimtarinë tuaj dhe të fllloni ditën në mënyrë paqësore, në vend që të shpejtoni për gjithçka; ■ një libër që nxit besimin tuaj për të arritur më të mirën e për të kapur majat. Nëse i vini synim vetes për t'i realizuar qëllimet e tuaja, mund t'ia dilni! Një libër që do t'jua ndryshojë jetën përgjithmonë!

Çmimi: 1100 Lekë
Blije këtë produkt
1100 Lekë

Detajet e Librit

  • Shtëpia Botuese: Albas (2019)
  • Botuar në: 2019
  • Gjuha e publikimit: Shqip
  • ISBN-13: 978 9928 311 04 7
  • Formati: me kapak të hollë
  • Nr. faqe: 356
  • Përmasat e librit: 132 x 206 x 31 mm

Njihu me Autorin

Robin Sharma -

https://www.robinsharma.com/about-robin

ROBIN SHARMA është një prej ligjëruesve më në zë në botë. Librat e shitur më të mirë të autorit, si për shembull Murgu që shiti Ferrarin e tij, Kush do të qajë kur tw vdesim, dhe Shenjti, sërfisti dhe shefi janë përkthyer në më shumë se 92 gjuhë të botës dhe shitur me miliona kopje, duke e ...

Më shumë rreth autorit
 
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania