Buy this product
800 Lekë

Kina , një gravitet i epokës së re ( Published by: Uegen in 2018 )


« Deri te nënshkrimi i memorandumit erdhëm fale vullnetit të shefes së redaksisë së gjuhës shqipe, drejtorit Wang Gengnian dhe ambasadores Jiang Yu. Të gjithë ishim të motivuar për të institucionalizuar bashkëpunimin, si një nevojë e re komunikuese dhe i kaluam shpejt procedurat administrative e zyrtare, që jane pjesë e arsyeshme e komunikimit mes shteteve. U hap dritarja jone në CRI, po ashtu edhe dritarja e CRI në faqen e ATSH-se, u rrit shkëmbimi i lajmeve, fotot tona shpërndaheshin në mediume të ndryshme kineze dhe Shqiperia kishte një prezencë të shtuar në rrjetin mediatik kinez. Informacionet përcilleshin të drejtpërdrejta, refererencat ishin CRI dhe ATSH. CRI është një institution mediatik mjaft prestigjioz. Ajo transmeton në mbi 65 gjuhë të botës dhe mbetet një referencë mediatike e patjetërsueshme. Por edhe redaksia e vogël e shqipes, ku drejtonte Vera, ka peshën dhe rëndësinë e një mediumi që nuk përcaktohet fare nga numri. Ajo çfarë transmeton ka një vlerë të konsiderueshme jo vetëm për rëndësinë e lajmit, por edhe për diafragmën e madhe të transmetimit. Kjo redaksi i ka ndjerë mbi lekurë rete kalimtare të politikës, por ka ditur të orientohet mirë për të ruajtur ndjenjat e mirëkuptimit e të miqësisë. Mund të duket paksa patetike, por në fakt është në thelbin e punës së redaksisë, që seksioni shqip ka qenë gjithnjë në vullnetin pozitiv për të kontribuar në afrimin e dy popujve me njëri-tjetrin. E kam konsideruar një pedanë të fuqishme, hapin qëe hodhëm për t’i zgjeruar marrëdhëniet dhe çdo ditë që mbushej me informacione nga vendet tona respektive e dëshmonte këtë...

Price: 800 Lekë
Buy this product
800 Lekë

Product Details

  • Publisher: Uegen (2018)
  • Published in: 2018
  • Language: Albanian
  • ISBN-13: 978-9928-03-353-6
  • Format: Paperback
  • Page nr.: 212
  • Book dimensions: 135 x 205 x 15 mm
All rights reserved. © 2015 Library Albania