Blije këtë produkt
700 Lekë

Kështjella ( Botuar nga: Onufri në 2015 )

Autori:  Ismail Kadare

Në romanin  Kështjella Ismail Kadare kthen sytë nga mesjeta shqiptare. Në dukje i distancuar dhe i paanshëm, ai rrok veprimet për rrethimin e një kështjelle shqiptare nga një ushtri turke prej shtatëdhjetë mijë vetash në formën e një romani historik. Rrëfimi bëhet nga perspektiva e rrethuesve osmanë, çadrat e bardha të të cilëve e kanë kthyer mjedisin përreth kështjellës në një peizazh dimëror. Më se një duzinë grupesh etnike, që nga akinxhinjtë deri te batalionet e elitës së jeniçerëve apo të serdengjeshtlerëve, të renditur në mënyrë hierarkike, përbëjnë kontigjentin e trupave osmane. Në kampin e turqve gjendet gjithçka që i duhet ushtrisë dhe kryekomandantit të saj të përgjithshëm, Tursun Pashait, për fuqizimin e forcës së tyre luftarake - që nga fonderia e derdhjes së topave deri te hanëmet nazike të haremit.nNë fillim mënyra e tregimit të këtij romani është irrituese, sepse nuk pritet që një autor shqiptar të rrëfejë nga këndvështrimi i pushtuesve të mëvon-shëm. Por shpejt kjo perspektivë bëhet bindëse, sepse ajo arrin të hedhë dritë mbi karakterin psikologjik të kundër-shtarit. Tursun Pashai karakterizohet nga një pasion i çmendur për pushtet, i cili e kthen mënyrën e tij të të vepruarit në një refleks të ulët, të pamenduar. Nga ky rrethim varet tërë nderi i tij personal, asnjë përllogaritje politike nuk ka më rëndësi...

Çmimi: 700 Lekë
Blije këtë produkt
700 Lekë

Detajet e Librit

  • Shtëpia Botuese: Onufri (2015)
  • Botuar në: 2015
  • Gjuha e publikimit: Shqip
  • ISBN-13: 978-9928-186-59-1
  • Formati: me kapak të hollë
  • Nr. faqe: 286
  • Përmasat e librit: 140 x 210 x 19 mm

Njihu me Autorin

Ismail Kadare - 28 Janar 1936

smail@gmail.com - www.kommeshkrujt.al

Ismail Kadare është një nga shkrimtarët më gjenialë bashkëkohorë, disa herë i nominuar për çmimin "Nobel" në letërsi. Shquhet për novela, romane, por ka botuar edhe vëllime me poezi dhe sprova. Nisi të shkruajë kur ishte ende i ri dhe veprat e tij janë përkthyer në mbi tridhjetë gjuhë të botës. ...

Më shumë rreth autorit
 
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania