Blije këtë produkt
800 Lekë

Kërcimtari i Hijeve ( Botuar nga: Botart në 2019 )

Autori:  J. M. Forster
Përkthyesi:  Ilir Bashari

E vërteta gjendet diku atje jashtë... Por, sa larg do të guxojë të kërcejë Xheku për ta gjetur? Alergjia e Xhekut ndaj dritës së diellit e detyron atë të mos dalë nga hija, e njëkohësisht të jetë i vetmuar dhe nën rrezikun e djegieve të rënda të lëkurës sa herë që përballet me dritën. Kapërcimi i hijeve mbi majat e çative në muzg e bën të ndihet i gjallë dhe i lirë. Por, gjendja e Xhekut papritur është bërë më keq se kurrë dhe vetëm babai i tij shkencëtar, që nuk dihet se ku ndodhet, mund ta shpëtojë. Ndërkohë që Xheku dhe mikesha e tij e re, Beti, nisin të rrëmojnë e hetojnë në të kaluarën e babait të tij për ndonjë gjurmë, as që u shkon nëpër mend se çfarë do të zbulojnë. Kudo shkojnë ndeshen me thashetheme tronditëse e sekrete të errëta. Xheku është trim kur rri mbi çati, por a mund ta gjejë ai guximin që të përballet me të vërtetën?

Çmimi: 800 Lekë
Blije këtë produkt
800 Lekë

Detajet e Librit

  • Shtëpia Botuese: Botart (2019)
  • Botuar në: 2019
  • Gjuha e publikimit: Shqip
  • ISBN-13: 978 9928 286 42 0
  • Formati: me kapak të hollë
  • Nr. faqe: 220
  • Përmasat e librit: 134 x 207 x 18 mm

Njihu me Autorin

J. M. Forster -

 
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania