Blije këtë produkt
800 Lekë

Keqkuptimi & Balloja ( Botuar nga: Dituria në 2014 )

Autori:  Irène Némirovsky
Përkthyesi:  Nasi Lera

"Keqkuptimi" u botua më 1930, kur Irène Némirovsky ishte vetëm njëzet e shtatë vjeç. Ngjarjet zhvillohen në Paris pas Luftës së Parë Botërore. Iv Harteluja, pinjoll i një familjeje të pasur të rënë nga vakti, i vrarë shpirtërisht nga lufta, gjatë pushimeve në bregdet dashurohet me Denizën, grua e martuar në mjedisin e tij të dikurshëm. Deniza e dashuron dhe jeton vetëm për të. Por, kur Ivi bëhet përherë e më shumë i trishtuar dhe i pakapshëm, ajo pranon, si për të shkuar kohën, shoqërinë e dikujt tjetër dhe humb përfundimisht atë që do. Sapo u botua më 1930, "Balloja" u përshëndet si kryevepër. Bashkëshortët Alfred dhe Rozinë Kampf, të pasuruar rrufeshëm falë spekulimeve financiare, ëndërrojnë të zënë një vend më të dukshëm në shoqërinë parisiene. Ata organizojnë një ballo madhështore për mbarë Parisin, që t’u dëgjohet zëri falë parasë. Vajza ëndërron të veshë fustane përshkënditëse që do të tërheqin vëmendjen, kurse e ëma e ndalon të marrë pjesë në mbrëmje. Afresku i pamëshirshëm i meskinitetit të klasës së padronëve të rinj në Francën midis dy luftërave botërore ushqehet nga përplasja midis një nëne, që nuk do të pranojë se e bija është rritur, dhe një vajze që, në rrugëtimin e vështirë për të fituar me feminitetin e saj, hidhet në një përleshje të egër me të ëmën.

Çmimi: 800 Lekë
Blije këtë produkt
800 Lekë

Detajet e Librit

  • Shtëpia Botuese: Dituria (2014)
  • Botuar në: 2014
  • ISBN-13: 978-9928-103-91-8
  • Nr. faqe: 198
  • Përmasat e librit: 143 x 209 x 15 mm

Njihu me Autorin

Irène Némirovsky -

 
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania