Faqja e autorit

Kenneth Oppel


"U linda në Port Alberni, një qytet në ishullin e Vancouverit, por e kalova pjesën më të madhe të fëmijërisë sime në Victoria. Rreth moshës dymbëdhjetëvjeçare vendosa të bëhesha shkrimtar. Nisa të shkruaj libra me subjekte nga fantashkenca, vazhdova me libra me shpata dhe magjistarë dhe, më pas, gjatë pushimeve të verës, kur isha katërmbëdhjetë vjeç, shkrova një tregim plot humor për një djalë të varur nga video lojërat. Tashmë ndihesha shkrimtar i sprovuar..." -Kenneth Oppel

Kenneth Oppel është autor i shumë librave për lexues të vegjël dhe të rinj. Trilogjia e tij fituese Silverwing ka shitur mbi një milion kopje në të gjithë botën, është ekranizuar në një seri shumë të ndjekur në TV, si edhe është vënë në skenar e shumë teatrove.

“Bir i qiellit” është fitues i Michael L Printz Honor Book Award dhe Canadian Governor General's Award për Letërsinë për fëmijë; vazhdimi i tij, Qiellthyesi është bestseller i New York Times dhe ka fituar Children's Novel of the Year nga London Times. Kenneth Oppel është gjithashtu autor i Half Brother. This Endeavor Dark, The Boundless, dhe The Nest, fitues të shumë çmimeve të tjera.

Shiko librat e autorit

titleToAlt
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 800 Lekë
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania