Këngët e buzëqeshjes ( Botuar nga: Botimet Dritëro në 2020 )
“Agolli është para së gjithash poet. Në këtë kuptim ai është poet i fabulës dhe jo thjesht një fabulist. Agolli i shtjellon fabulat si histori lakonike, plot fantazi të çuditshme, ku kafshët janë maska të njerëzve. A nuk ka thënë Shekspiri se kafshët janë veset dhe virtytet e njeriut? Edhe Krishti ka ungjillëzuar me parabola poetike.
Fabulat janë edhe parabola, edhe mite, edhe komedi të vogla dhe të ngjeshura kanc më shumë mendime se sa fjalë kanë më tepër simbolikë se sa narracion, më shumë gjithëkohësi, se sa kohë të veçantë, më shumë kozmos, se sa kaos.”
-Moikom Zeqo
Çmimi:
1200 Lekë