Buy this product
1000 Lekë

Këngë e verdhë zogu në mesnatë ( Published by: Onufri in 2021 )


Ky libër sjell një poezi me plot gojën, domethënë një vetëshprehje të bukur, një zbrajze në vargje e në struktura poetike të atyre situatave kur ekzistenca jonë si avulli në enën në vlim del përtej nesh, prek në përjetësinë e natyrës e mbase rroket me të, rroket aty në eter ku fantazmat tona përpëlitëse kthehen në qëndrueshmëri fjalësh, pra në pëlhurë të endur prej fjalësh poetike. Poetja ka arritur një shkallë të merituar të pjekurisë poetike dhe ka shënuar arritje që nuk janë vetëm brenda vazhdimësisë së saj krijuese. Sadik Bejko "Shtjellë reje, shtjellë zjarri" "Tej kthellës së epërme" i autores Alisa Velaj është një vëllim poetik që vjen në letërsinë shqipe, si konflgurim i vlerës artistike dhe estetike të poezisë postmoderne shqiptare, por dhe si një gjurmë drite drejt atij udhëtimi të pandalshëm të përkryerjes fjalë, duke përafruar e unisuar vlerat shpirtërore universale një me mendimin më bashkohor e elitar sot! Agron Shele "Tej kthellës së epërme"

Price: 1000 Lekë
Buy this product
1000 Lekë

Product Details

  • Publisher: Onufri (2021)
  • Published in: 2021
  • Language: Albanian
  • ISBN-13: 978 9928 313 83 6
  • Format: Paperback
  • Page nr.: 272
  • Book dimensions: 140 x 208 x 27 mm
All rights reserved. © 2015 Library Albania