Kelly Barnhill është shkrimtare e librave për fëmijë, e romaneve dhe e librave fantastiko-shkencorë. Romani i saj Vajza që piu hënën fitoi Newbery Medal për vitin 2017. Barnhill është pranuar anëtare e Fondacionit Jerome, e Këshillit Shtetëror të Arteve dhe McKnight Writing Fellow në letërsinë për fëmijë për vitin 2015.
Është fltuese e Gold Award të Zgjedhjes së Prindërve, çmimit Texas Library Association Bluebonnet dhe e çmimit
Charlotte Huck Honor.
Ka qenë finaliste e çmimit Minnesota Book Award, Andre Norton Award dhe PEN/USA Literary Prize. Në vitin 2016, novela e saj Magjistarja pa liçensë fitoi çmimin World Fantasy Award për prozën e gjatë artistike. Në vitin 2017, romani Vajza që piu hënën fitoi medaljen John Newbery të American Library Association. Ndër librat e shkrimtares, përmenden: Magjistarja pa liçencë, Djali i Magjistares, Violeta zemërhekur, Historia e padiskutueshme e Xhekut dhe Vajza që piu hënën. Para se të arrinte suksesin si shkrimtare, Kelly Barnhill ka studiuar krijimtari shkrimi, ka punuar per Shërbimin e Parkut Kombëtar dhe është stërvitur si zjarrfikëse vullnetare. Filloi të shkruajë tregime të shkurtra pas lindjes së fëmijës së saj të dytë, tregime që, më pas, i ktheu në romane të mirëfilltë. Jeton në Minesota me bashkëshortin dhe tre fëmijët e saj të mrekullueshëm.