Faqja e autorit

Katina Vlahu


Katina Vlahu lindi në Korfuz më 1950. Arsimin e mesëm e kreu në vendlindje, ndërsa studimet e larta për arkitekturë në Francë. Punoi për shumë vjet në Munih, Athinë e Korfuz, ku jeton prej vitit 1988. Shkrime të saj janë botuar në revistat e njohura letrare Porfiras dhe Katafigio. Koment nga Visar Zhiti Katina Vlahu... rrëfen thjesht dhe me delikatesë, e njeh antikitetin dhe ka aq fantazi, saqë duket sikur rrënojat ribëhen... personazhet sikur dalin nga relievet e mermerta dhe statujat ngjallen... Ajo që na befason ngazëllyeshëm është se, mes të tjerash, gjejmë edhe Epidamnin e lashtë, Durrësin, kur kultura helene kishte hyrë bashkë me kolonët, duke u përzier me atë vendasen, iliriken. Por përgjigja që na ndihmon të nxjerrim nga ky libërth për dashurinë është e mrekullueshme: dashurinë e mbron mosmbarimi i vet... Fundi është mosfund.
Libra të tjerë të autores:
-Cështja e penjve, roman vertebror (Epsilon, 1996)
-Fluturimi i pulëbardhës, tregime (Epsilon, 1996)
- Dashuri e papërfunduar, rrëfenjë (Akrotiri, 2005, ribotuar nga Lorandhu, 2001)
- Pëshpëritje në mure, roman (Roes, 2009)
- Të thëna pa takt, poezi (Lorandhu, 2012)

Shiko librat e autorit

titleToAlt
Çmimi: 300 Lekë
titleToAlt
Katina Vlahu
Përkthyesi:  Kleo Lati
Çmimi: 600 Lekë
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania