Kati Marton ka shkruar shtate libra, nga te cilet "Armiq te Popullit: Udhetimi i familjes sime per ne Amerike m ka qene finalist per çmimin Kombetar qe jepet nga Shoqata e Kritikeve te Librit. Historia e ketij libri do te jete subjekt i nje filmi qe do te shfaqet se shpejti. Librat e tjere te kesaj shkrimtareje te njohur ne mbare boten jane: "Arratia e Madhe: Nente hebrenjte" qe u arratisen nga Hitleri dhe ndryshuan boten", "Fuqi sekrete: Martesat presidenciale qe ndikuan ne historine tone", "Uollenbergu", "Konspiracioni Polk" dhe "Nje vdekje ne Jeruzalem". Kati Marton eshte nderuar me shume cmime nderkombetare. Perpara se te behej shkrimtare, ajo ka punuar si gazetare ne kanalin televiziv ABC News dhe Radion Publike Kombetare. Aktualisht ajo jeton ne Nju Jork.