Blije këtë produkt
500 Lekë

Katër lexime për një poezi ( Botuar nga: Botime Pegi në 2020 )

Autori:  Entela Tabaku

Ky doracak është ftesë për një lexim të poezisë, i cili nuk ndalet në leximin e parë, në përshtypjet dhe përjetimet e menjëhershme, por rikthehet dhe kërkon përshtypjet dhe përjetimet që e presin lexuesin pak më thellë poezisë dhe vetvetes. Është ftesë për katër lexime për një poezi: leximin e sipërfaqes, leximin e teknikës, leximin e mendimit dhe të vetes. Kjo metodë zbatohet këtu në shtatëmbëdhjetë poezi të botuara në përmbledhje, revista apo internet në dhjetëvjeçarin e fundit nga poetë të lindur në vitet shtatëdhjetë. Por lexuesi, me ndihmën e këtij doracaku, mund ta zbatojë lehtësisht në poezitë e përzgjedhura vetë. Ky lloj leximi është si filli i Arianës që të çon tek poezia e mirë, sepse vetëm poezia e mirë të zgjon dëshirën dhe nevojën për ta rilexuar

Çmimi: 500 Lekë
Blije këtë produkt
500 Lekë

Detajet e Librit

  • Shtëpia Botuese: Botime Pegi (2020)
  • Botuar në: 2020
  • Gjuha e publikimit: Shqip
  • ISBN-13: 978 9928 310 30 9
  • Formati: me kapak të hollë
  • Nr. faqe: 128
  • Përmasat e librit: 140 x 210 x 13 mm

Njihu me Autorin

Entela Tabaku -

 
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania