Blije këtë produkt
700 Lekë

Katedralja e Parisit ( Botuar nga: Mësonjëtorja në 2002 )

Autori:  Viktor Hygo
Përkthyesi:  Bujar Doko

Më 6 janar 1482, në Festën e Budallenjve, në Paris, Kuazimodo zgjidhet Mbreti i Budallenjve, si personi më i shëmtuar i Parisit. Esmeralda, një cigane e bukur, me një zemër të butë dhe bujare, kap zemrat e shumë njerëzve duke përfshirë edhe ato të kapiten Febysit dhe të një poeti të varfër, Pier Grenguarit, por veçanërisht ato të Kuazimodos dhe të babait të tij në shpirt, Klod Frolloit. Frollo kishte mbetur në mes dy zjarresh, në mes të dashurisë dhe të rregullave kishtare. Ai e urdhëron Kuazimodon ta rrëmbejë Esmeraldën, por Kuazimodo papritur kapet nga kapiten Febysi dhe rojet e tij, i cili e shpëton Esmeraldën. Kuazimodo dënohet me dy orë qëndrimi në shtyllën e turpit. Ai bënë thirrje për ujë. Esmerlada, duke e parë etjen e tij, i jep të pijë ujë. Ajo e shpëton atë dhe e kap zemrën e tij. Më vonë, edhe Esmeralda akuzohet për tentativë vrasje ndaj Febysit, të cilin në fakt Frollo kishte tentuar ta vrasë, pasi e sheh atë duke dashur të vë dorë mbi Esmeraldën, e cila dënohet me vdekje me varje. Duke e dërguar atë tek trekëmbëshi, Kuazimodo zbret poshtë përmes një litari të NotreDamit dhe e fut atë brenda katedrales, nën ligjin e strehimit. Klopini, një interpretues rrugësh, i fton endacakët tjerë në rrethimin e katedrales dhe në shpëtimin e Esmerladës. Kur i sheh Kuazimodo, i cili supozon se ata janë aty për ta lënduar Esmeraldën, i përvishet largimit të tyre. Mirëpo Esmerlada shpëtohet nga Frollo dhe burri i saj i rremë, Grenguari. Por pas edhe një përpjekjeje të dështuar për të fituar dashurinë e saj, Frollo e tradhton atë duke e dorëzuar tek ushtarët dhe e shikon varjen e saj. Kur ai qesh gjatë varjes së Esmeraldës, Kuazimodo e shtyn atë nga lartësitë e Notre Damit, në vdekjen e tij. Kuazimodo pastaj shkon tek trekëmbëshi i madh i Monofokinit dhe shtrihet ngjitur me kufomën e Esmeraldën, ku e kishin hedhur pas ekzekutimit. Rreth 2 vite më vonë, i gjejnë dy skelete të përqafuara, të cilat kur përpiqen t’i ndajnë, kthehen në pluhur.

Çmimi: 700 Lekë
Blije këtë produkt
700 Lekë

Detajet e Librit

  • Shtëpia Botuese: Mësonjëtorja (2002)
  • Botuar në: 2002
  • ISBN-10: 99927-55-06-7
  • Formati: me kapak të hollë
  • Nr. faqe: 438
  • Përmasat e librit: 140 x 205 x 30 mm

Njihu me Autorin

Viktor Hygo -

Victor Marie Hugo (shqiptimi: Viktor Hygo) lindi në Besançon më 26 shkurt të vitit 1802, ishte një dramaturg, poet dhe shkrimtar francez, i konsideruar si babai i Romantizmit si dhe një figurë dominuese në letërsinë franceze të shekullit XIX. Hygoi lindi ne Bezanson te Frances me 26 shkurt 1802 ai vdiq ne ...

Më shumë rreth autorit
 
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania