Kapitulli i Xhuljanit ( Botuar nga: Botime Pegi në 2020 )
Mbi një milion njerëz në gjithë botën kanë lexuar romanin "Mrekullia" dhe u ka hyrë fort në zemër Agi Pullmani, një djalë i zakonshëm, me një fytyrë të pazakontë. Por të gjithë e mbajnë mend edhe Xhuljanin, shokun e tij të keq dhe mizor.
Tashmë në "Kapitullin e Xhuljanit" vetë ai do të na rrëfejë historinë që nga njohja e parë me Agin, armiqësinë që ndjeu ndaj tij, talljen me fytyrën ndryshe të tij, si dhe grindjet me shokët e tjerë. Por pse e nëpërkëmb Xhuljani shokun e klasës? A është vërtet i lig ai, apo ka diçka më tepër në këtë mes? Ndërsa lexuesi përballet me anën e errët të Xhuljanit, do të zbulojë jo vetëm frikërat e tij dhe përpjekjet për t'i fshehur ato nën petkun e djalit "të fortë", por edhe ndjeshmërinë e një djali që zbulon mirësinë brenda vetes, teksa dëgjon e kupton historinë e trishtë të gjyshes së vet.
Në "Kapitullin e Xhuljanit" tregohet që njeriu mund të ndryshojë dhe të gjejë të mirën e pendesën e sinqertë brenda vetes.
Ndonjëherë, urrejmë ato gjëra të cilat i kemi frikë.
“Që të gjithë - fëmijë e të rritur - duhet të lexojnë "Mrekullinë. "Kapitulli i Xhuljanit" i jep vlerë edhe më të madhe historisë së "Mrekullisë". Na sjell ndër mend rëndësinë e dhembshurisë në jetën e përditshme.”
-BBC Radio 4
“[...] historia e Xhuljanit është e mbushur me befasi që theksojnë temën e
dhembshurisë jo vetëm ndaj viktimës, por edhe ndaj dhunuesit. Fëmijët do të
mësojnë se ç'do të thotë të futesh nën lëkurën e tjetrit, kur të zbulojnë se çfarë e
shtyn Xhuljanin të sillet aq keq.”-School Library JournaL
“Lexuesit e njohin Xhuljanin si "i forti" që e bëri të vuajë Agin, por kjo histori hedh dritë mbi anët e errëta të tij, duke nxjerfë në pah të vërtetën e tij.”
-Booklist
Çmimi:
600 Lekë