Buy this product
1000 Lekë

Kaotika ( Published by: Dudaj in 2011 )

Translator:  Florian Agalliu

Është një fakt i thjeshtë dhe thellësisht i rëndësishëm se praktika e menaxhimit ka nevojë të rishikohet po aq sa edhe ekonomia dhe sistemi ynë financiar në përgjithësi.  Kaotika është një fillim i mbarë i këtij procesi rishikimi sidomos për theksin që ajo vë mbi ngjizjen në thelb të qëndrueshmërisë së organizatave. Askush më mirë se Philip Kotler nuk mund të na e japë forcën e shtytjes, e cila na duhet patjetër për t u ngritur lart.-Tom Peters, bashkautor "Në kërkim të ekselencës". Një libër pa precedentë -për kohë pa precedentë. Duhet të kthehet në lexim të detyrueshëm për çdo menaxher në botën e sotme kaotike.- Marshall Goldsmith, autor i  "Çka ju solli deri këtu, s'ju çon dot më larg" dhe i  "A jeni gati për trashëgiminë?" Kotler dhe Caslione kanë drejtimin perfekt të kohës. Kaotika na sjell njohuri të thella mbi normalitetin tonë të ri të turbullirave dhe të pasigurisë të cilën shumica e kompanive nuk është e përgatitur ta përballojë.  Kaotika është një manual i shkëlqyer strategjik për drejtuesit e biznesit dhe për organizatat e tyre për të përballuar dhe tejkaluar çdo krizë në të tashmen, si dhe kur ato të vijnë gjatë  "Epokës së Turbullirës" .- Ferdinando  Nani Falco Becalli, President dhe Shef Ekzekutiv, GE International. Në kohë turbullire dhe rrezikshmërie është thelbësore të kërkohen mënyra të reja mendimi për t'iu qasur çështjeve tepër të rënda me të cilat ndeshen drejtuesit e biznesit.Kaotika na siguron një analizë bindëse të problemeve dhe programin e duhur, për të lundruar përmes një mjedisi biznesi gjithnjë e më të rrezikshëm dhe të paparashikueshëm.- John Hanh, Drejtor Menaxhimi, Providence Equity. Kur terri pushton qiellin, yjet më të ndritshëm shkëlqejnë më fort. Në botën e korporatave shkëlqejnë ata që kanë përqendrim strategjik dhe jo ata që reagojnë instinktivisht me ulje të përgjithshme të kostove. Philip Kotler është ylli ynë më i ndritshëm në qiellin e zymtë të marketingut. Së bashku me strategun John Caslione, ai ka shkruar këtë libër të vlefshëm, shumë praktik për ta drejtuar biznesin përmes këtyre kohëve të turbullta. Blijeni! Lexojeni! Veproni!- Emeritus Professor malcolm McDonald, Shkolla e Menaxhimit, Universiteti i Cranfield, Mbretëria e bashkuar, autor i "Krijimi i një kompanie për klientët" . Do të ketë fitimtarë dhe humbës që do të dalin nga kjo epokë trazirash.  Kaotika na e siguron kuadrin e duhur për t u përballur me trazirat dhe për të mbizotëruar në konkursin e hapur për mbijetesë.- George Day, Profesor Marketingu. Shkolla Wharton, Universiteti i Pensilvanisë.

Price: 1000 Lekë
Buy this product
1000 Lekë

Product Details

  • Publisher: Dudaj (2011)
  • Published in: 2011
  • Language: Albanian
  • ISBN-13: 978-99943-0-195-9
  • Format: Paperback
  • Page nr.: 228
  • Book dimensions: 140 x 219 x 16 mm

More About the Author

Philip Kotler -

John A. Caslione -

All rights reserved. © 2015 Library Albania