Kancelarja - Odiseja e jashtëzakonshme e Angela Merkel ( Botuar nga: AIIS në 2022 )
Një histori intime dhe e thellë e ngritjes së jashtëzakonshme dhe shkëlqimit politik të gruas më të fuqishme dhe të paarritshme në botë.
Angela Merkel ka qenë gjithmonë një e huaj. Një bijë pastori, e rritur në Gjermaninë Lindore, të kontrolluar nga sovjetikët, ajo i kaloi të njëzetat si një studiuese në shkencën e kimisë, për të hyrë në politikë vetëm pas rënies së Murit të Berlinit. Dhe megjithatë, brenda pesëmbedhjetë vitesh, ajo u bë kancelare e Gjermanisë dhe, shpejt, udhëheqesja jozyrtare e Perëndimit.
Autorja e vlerësuar Kati Marton tregon misterin e kësaj ngjitjeje të pamundur. Me qasjen më të pashembullt në rrethin e brendshëm të kancelares dhe me një grumbull dëshmish të nxjerra në pah, vetëm kohët e fundit, ajo tregoi gjeninë e veçante politike që është edhe sekreti i suksesit të Merkelit.
Çmimi:
2000 Lekë