Buy this product
1250 Lekë

Kanali i Musolinit Pjesa e Dytë ( Published by: Dituria in 2017 )

Author:  Antonio Pennacchi
Translator:  Diana Kastrati

Më 25 maj 1944, dita e fundi e luftës në Litoria, në pauzën midis largimit të gjermanëve e mbërritjes së angloamerikanëve, Diomed Peruci hyn në Bankën e Italisë dhe plaçkit thesarin. Pikërisht këtu nis, thonë gojët e këqija, karriera e rrufeshme si sipërmarrës dhe vetëzhvillimi i gjithe Latinës.Të jetë e vërtetë? Kanali Musolini, për muaj të tërë, linjë e frontit, në Ancio dhe Netun, mund të bëhet sërish siç ishte, strumbullar i bonifikimit pontin. Në një eksod të ri, të shpërngulurit kthehen të popullojnë qytetin e fshatrave përreth. Atmosfera ka ndryshuar, fillon rindërtimi. Megjithatë lufta vazhdon e lëviz drejt Veriut, ndërsa aleatët, me ndihmën vendimtare të brigadave partizane dhe ushtrisë italiane të ringritur, i detyrojnë gjermanët e ushtarët fashistë të tërhiqen. Luftë për çlirim, por edhe luftë civile mizore e vëllavrasëse. Dhe familja Peruci, protagoniste e paharrueshme e sagës së rrëfyer në këto faqe, është rreshtuar në të gjitha frontet e këtij konflikti. Me gjuhën e tij të gjallë dhe të zhdërvjellët, here shpotitëse dhe herë provokuese, gjithmonë e ëmbëlsuar ama nga mëshira humane - "Secili ka arsyet e veta"- Antonio Pennacchi kthehet për të treguar historinë e Perucëve, një familjeje të madhe dhe me shumë degë, pionierë të bonifikimit, më punëtorë që nuk ua ha qeni shkopin, varfanjakë heronj, kopukë të mrekullueshëm dhe gra bujare dhe gazmore. Dhe nëse në pjesën e parë të librit Kanali Mmolini u rizbulua një kapitull i historisë së Italisë në shumë pika e harruar, kjo pjesë e dytë i kushtohet kujtimit të procesit të vështirë të ndërtimit të Italisë demokratike dhe republikane, që do të mbetet në memorien e gjithsecilit.

Price: 1250 Lekë
Buy this product
1250 Lekë

Product Details

  • Publisher: Dituria (2017)
  • Published in: 2017
  • Language: Albanian
  • ISBN-13: 978-9928-217-57-8
  • Format: Paperback
  • Page nr.: 428
  • Book dimensions: 140 x 127 x 32 mm

More About the Author

Antonio Pennacchi -

Antonio Pennacchi lindi në Latina, më 1950. Që në moshë fare të re u përfshi në Lëvizjen Sociale Italiane (MSI), por u përjashtua pas disa vjetësh për shkak të një manifestimi antiamerikan kundër uftës në Vietnam. Më vonë vendosi të aderojë në radhët e marksistëve të "Servire il Popolo". ...

More about the author
All rights reserved. © 2015 Library Albania