Blije këtë produkt
900 Lekë

Kaloje plugun mbi kockat e të vdekurve ( Botuar nga: Botimet IDK në 2020 )

Autori:  Olga Tokarczuk
Përkthyesi:  Astrit Beqiraj

“Një ndër shkrimtaret më të mëdhaja humaniste të Europës.” The Economist Një ndër veprat më të njohura të Olga Tokarczuk, një ndër shkrimtaret më të rëndësishme të panoramës së sotme letrare botërore: fituese e çmimit Nobel për Letërsinë dhe Çmimit International Man Booker Prize. 2018. Është historia e Janina Dushejkos, një inxhiniere në pension e vendosur në një fshat të largët malor ku ajo jep mësim në një shkollë të vogël, dhe po ashtu kujdeset për "shtëpitë verore". pronarët e të cilave e kalonin dimrin në qytet. Pasioni i saj janë astrologjia dhe poezia e poetit të madh mistik anglez të shek. XVIII-të, Ëilliam Blake. Jeta e saj, sidoqoftë, rrjedh e qetë, deri kur në fshat ndodhin një sërë vdekjesh misterioze. Fillimisht, policia mendon se bëhet fjalë për një rregullim hesapesh mes njerëzish të përfshirë në krim. Gati të gjithë viktimat janë pjesë e elitës lokale, të cilët po ashtu i lidhte pasioni për gjuetinë. Por Janina mendon se vrasja e tyre në të vërtetë, është një lloj ndëshkimi i merituar, aq më tepër kur gjurmët e gjetura në vendin e krimit të bëjnë të mendosh se vrasjet mund t'i kenë kryer. kafshët! Por kur Dushejko e parashtron këtë teori të saj, në fillim atë e marrin thjesht si një plakë të rrjedhur. por më pas ajo kthehet vetë në një ndër të dyshuarit kryesorë. Një roman i bukur, një thriller ekologjist e metafizik, i ndërtuar rreth një enigmë, në një stil që të kujton atë të veprave më të mira të Agatha Christie, duke na konfirmuar njëkohësisht se një thriller mund të shërbejë fare mirë si një instrument i fuqishëm i kritikës sociale.

Çmimi: 900 Lekë
Blije këtë produkt
900 Lekë

Detajet e Librit

  • Shtëpia Botuese: Botimet IDK (2020)
  • Botuar në: 2020
  • Gjuha e publikimit: Shqip
  • ISBN-13: 978 9928 136 69 5
  • Formati: me kapak të hollë
  • Nr. faqe: 294
  • Përmasat e librit: 138 x 202 x 25 mm

Njihu me Autorin

Olga Tokarczuk -

Olga Tokarczuk është shkrimtare polake, fituese e çmimit NOBEL në letërsi për vitin 2018 për veprën Shtërgjet. Po në vitin 2018, për të njëjtin libër, ka fituar çmimin prestigjioz International Man Booker Prize, e vetmja autore polake e nderuar me këtë çmim deri më sot. Olga Tokarczuk shquhet për ...

Më shumë rreth autorit
 
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania