Buy this product
900 Lekë

Kallamishte në erë ( Published by: in 2016 )


Libri “Kallamishte në erë”, i cili e pa dritën e botimit në vitin 1913, është romani më i lexuar dhe më i përkthyer i autores Deledda. Në Galte, jetojnë damat Pintor, dikur pjesë e aristokracisë çifligare tashmë të rrënuar, të cilat nuk dinë t’i përshtaten shoqërisë që ndryshon, ku tregtarët dhe fajdexhinjtë bëjnë ligjin. Personazhi kryesor i romanit është Efisi, shërbëtori i damave Pintor, i cili kujdeset me mish e me shpirt për mbijetesën e tyre. Pas shumë vitesh, në fshat do të mbërrijë Xhaçintoja, djali i njërës prej motrave, Lias. Ardhja e tij do të tronditë jetët e të gjithëve, por Efisi, me urtinë e tij të përvuajtur, do të përpiqet t’i bëjë ballë rrënimit financiar që do të shkaktojë i riu mendjelehtë, por do të shuhet pikërisht ditën kur Noemi, motra më e vogël e Pintorëve, pasi ka lënë mënjanë krenarinë, martohet me kushëririn pasanik, don Predunë. Romani përshkohet nga një frymë lirike që i zbut pasionet e fuqishme dhe i kthen ato “në një motiv që gurgullon lirshëm nga buzët e një poeti primitiv”, siç shkruan edhe vetë Deledda. Grazia Deledda (Nuoro 1871 – Romë 1936) debutoi si tregimtare në një revistë periodike mode. Në vitin 1926, mori çmimin “Nobel” në letërsi. Ajo konsiderohet si shkrimtarja e verizmit romantik. Disa nga titujt e saj më të njohur janë: “Elias Portolu”, “Mariana Sirka” dhe “Nëna”.

Price: 900 Lekë
Buy this product
900 Lekë

Product Details

  • Published in: 2016
  • Language: Albanian
  • ISBN-13: 978-9928-216-07-6
  • Format: Paperback
  • Page nr.: 204
  • Book dimensions: 151 x 227 x 17 mm
All rights reserved. © 2015 Library Albania