Blije këtë produkt
1000 Lekë

Kafshët fantastike: Krimet e Grindelvaldit ( Botuar nga: Dituria në 2019 )

Autori:  J. K. Rowling
Përkthyesi:  Anxhela çikopano

Udhëtimi në Botën Magjike vazhdon: Magjistari i fuqishëm i Territ, Gelert Grindelvaldi, u kap në Nju Jork, edhe me ndihmën e Njut Skamandërit. Por, besnik ndaj kërcënimeve të veta, Grindelvaldi arrin të arratiset. Ai nis të mbledhë njerëz, pjesa më e madhe e të cilëve nuk i njohin qëllimet e vërtëta të tij: dëshiron t'ua japë pushtetin magjistarëve gjakpastër dhe të nënshtrojë gjithë krijesat jomagjike. Ai që do t'i kundërvihet planit të çmendur të Grindelvaldit, është Albus Urtimori, i gatshëm të gjejë pasues midis ish studentëve të tij. Ai thërret për ndihmë Njutin dhe grupin e tij dhe e bind të jetë krah tij sërish, pavarësisht nga rreziqet. Tashmë frontet janë përcaktuar: dashuria dhe besnikëria do të vihen sërish në provë, pa kursyer miq dhe të afërm, në një botë magjike gjithmonë e më të ndarë. Kafshët Fantastike: Krimet e Grindelvaldit është skenari i dy të i një serie prej pesë filmash të shkruar nga J. K. RowIing-u,autorja e librave bestseller të Harry Potter-it. Ngjarjet ndodhin më 1927, disa muaj pas ngjarjeve te “Kafshët Fantasttke dhe ku mund te gjenden” dhe lëvizin nga Nju Jorku në Londër, në Paris dhe kthehen në Hogouorts. Kjo histori misteri dhe magjie do të zbulojë një kapitulli të ri dhe emocionues të Botës Magjike të J. K. RowIing-ut.

Çmimi: 1000 Lekë
Blije këtë produkt
1000 Lekë

Detajet e Librit

  • Shtëpia Botuese: Dituria (2019)
  • Botuar në: 2019
  • Gjuha e publikimit: Shqip
  • ISBN-13: 978 9928 292 32 2
  • Formati: me kapak të hollë
  • Nr. faqe: 300
  • Përmasat e librit: 141 x 207 x 22 mm

Njihu me Autorin

J. K. Rowling -

L Rowling eshte autorja e shtate librave te sages se "Harry Poterit", te botuar ne periudhen mes viteve 1997 dhe 2007, 450 milione kopje te shitura ne te gjithe boten, ne me shume se 200 territore dhe te perkthyer ne 79 gjuhe. Keto libra jane bere tete filma te bujshem nga Warner Bros. Rowling-u ka shkruar tre ...

Më shumë rreth autorit
 
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania