Blije këtë produkt
700 Lekë

Kabina nr. 6 ( Botuar nga: Dituria në 2020 )

Autori:  Rosa Liksom
Përkthyesi:  Kujtim Ymeri

Ngjarjet e romanit zhvillohen në vitet '80, gjatë udhëtimit me trenin legjendar transsiberian nga Moska në Ulan Bator, Mongoli. Dy njerëz të huaj për njëri-tjetrin, janë të detyruar të ndajnë të njëjtën kabinë. Një intimitet i detyruar. Një vajzë studente finlandeze e urtë dhe e heshtur dhe një proletar rus i dhunshëm me një etje të pashtershme për vodkë dhe seks. Ai është një shovinist, misogjin, antisemit, i sprovuar me burgun dhe kampet e përqendrimit, por me pasion të pashteruar për jetën pas së cilës kapet nëpërmjet instinkteve për të mos rënë në boshllëkun që e rrethon. Shikon dështimin e ëndrrës sovjetike, që buron nga nëna e madhe Rusi, duke u rrekur ta mbrojë me dëshpërimin e një dashurie të humbur. Ajo është ende e tronditur nga kujtimet e të dashurit të saj moskovit, një student që bëri si i marrë për të mos shkuar të luftonte në Afganistan dhe u marros vërtet në atë çmendinë ku e mbyllën. Shpirti i kësaj toke pulson në hapësirat pa fund që përshkon treni, në fshatrat e shkatërruar nga degradimi dhe nga tajga plot borë, në qytetet e të internuarve dhe të shkencëtarëve, në mozaikun e identitetit dhe të popullit të një Siberie, në të cilin çdo gjë është në ekstrem. Me një realizëm të ashpër që ngjason me poezinë, Rosa Liksom tregon takimin midis dy fateve, midis botës mashkullore dhe femërore, por në radhë të parë udhëtimin në fundin e një perandorie që duket se shpërbëhet në shenjat e para të shkrirjes, në zemrën e një populli krenar por të zhgënjyer, të ashpër dhe sentimental, që jeton në nostalgjinë e përjetshme të kalimit nga e djeshmja tek e ardhmja, në ëndrrën e përhershme çehoviane: “Në Moskë, në Moskë!”.

Çmimi: 700 Lekë
Blije këtë produkt
700 Lekë

Detajet e Librit

  • Shtëpia Botuese: Dituria (2020)
  • Botuar në: 2020
  • Gjuha e publikimit: Shqip
  • ISBN-13: 978 9928 292 58 2
  • Formati: me kapak të hollë
  • Nr. faqe: 194
  • Përmasat e librit: 140 x 208 x 18 mm

Njihu me Autorin

Rosa Liksom -

Rosa Liksom, 1958, është një nga shkrimtaret dhe artistet më të njohura finlandeze. Lindi në Lapland, në veri të Finlandës, në një familje fermerësh që rrisnin drerë. Në moshën 17-vjeçare u shpërngul në Helsinki ku studioi antropologji në Universitetin e Helsinkit. Lëvizi për disa kohë në vende ...

Më shumë rreth autorit
 
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania