Blije këtë produkt
800 Lekë

Juta Hajm, Një grua e panjohur në Berlin ( Botuar nga: Ombra GVG në 2020 )

Autori:  Immanuel Mifsud

I ulur në kafen “Mokaba”, ai vështron rreth e qark duke përthithur zbrazetiren e sheshit. Ndonëse është mars, vazhdon te ndjehet dimri. Ushtarë me uniforma të gjelbra ecin lart e poshtë, duke ndaluar para shatervanit, ku disa njerëz diç lexojne, me shikimin tretur larg në horizont duke lëshuar shtellunga avulli. Nga Centrum Ëarenhaus njëra pas tjetrës dalin gra me çanta në sup, dhe ushtarët i studiojnë me kujdes kur ecin derisa hijet e tyre zhduken tërësisht. Erik Kseri nxjerr portofolin për të kontrolluar sa para ka dhe mendon se me ato mund të porosiste shumë më tepër nga çfarë ofronte menuja. Gruaja e re me floke te verdhë, i afrohet dhe e pyet nëse do të merrte diçka. Një lëng portokalli dhe një gotë ujë. Sytë e saj ngjajnë me dy statuja të braktisura në një vend të hapur, të njëjtin vështrim e kishte hasur poshtë në metro para se ta gjente veten në shesh... Edhe në pikën e kontrollit "Çarli”, ai kishte vënë re të njëjtin shikim në sytë e ushtarëve që i kishin kontrolluar pasaportën. Edhe atje qielli ishte gri dhe heshtja e rëndë. - Në çfarë ore del nga puna? Sytë e saj u zhytën në mendime ndërsa ai buzëqeshi me ëmbëlsi.

Çmimi: 800 Lekë
Blije këtë produkt
800 Lekë

Detajet e Librit

  • Shtëpia Botuese: Ombra GVG (2020)
  • Botuar në: 2020
  • Gjuha e publikimit: Shpip Anglisht
  • ISBN-13: 978 9928 06 260 4
  • Formati: me kapak të hollë
  • Nr. faqe: 204
  • Përmasat e librit: 140 x 210 x 17 mm

Njihu me Autorin

Immanuel Mifsud -

 
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania