Author Page

Josif Papagjoni


Studiues e kritik i teatrit, kinematografisë e letërsisë, profesor.Lindi në Sarandë, më 16 shkurt 1950. Kreu studimet në Institutin e Lartë të Arteve (dega e dramës, 1972) Tiranë dhe për një kohë të shkurtër punoi po aty si pedagog.Në vitet 1973 - 1977 ishte regjisor dhe drejtor i Shtëpisë së Kulturës në Pukë dhe Fushë-Arës; në vitet 1977-1987 ka qenë regjisor, përgjegjës i kulturës së rrethit në Komitetin Ekzekutiv. Nga 1987 punonjës shkencor në Qendrën e Studimeve të Artit dhe drejtor i saj (1999-2008), ndërsa në vitin 2008 e në vijim është shef i departamentit të arteve në Qendrën e Studimeve Albanologjike.Ka botuar 15 libra për teatrin, dramaturgjinë, ndër të cilët:

Teatri dhe aktori (1981),
Kumti që vjen nga trashëgimia teatrore (1999),
Aktorët (2000),
Individualitete (2002),
Regjisorët (2003),
Biseda për artin (2004),
Dialog me teatrin botëror (2004), Teatri Kombëtar (2005),
Enciklopedia e Teatrit dhe Kinematografisë Shqiptare (2009),
Drejtues i projektit Enciklopedia e artit shqiptar (ASHSH dhe ASHK).(Grup autorësh) Tiranë
Si dhe një varg artikujsh e studimesh për artin teatrot shqiptar dhe për figurat e shquara të tij, Është anëtar i disa shoqatave e forumeve botërore për teatrin, kritikën, trashëgiminë kulturore etj. Ka shkruar edhe disa drama, si:

Ëndërr apo zhgjëndërr (2002),
Më lind, nënë! (2005),
Zinxhiri (2006),
Hija e dheut (2007),
Dhunues dhe të dhunuar (2008) etj.
Është kryeredaktor i revistës "Studime për artin" (1999), pedagog i jashtëm në Akademinë e Arteve, Tiranë, në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja (cikli Master) dhe në Fakultetin e Arteve të Universitetit të Prishtinës (cikli Master), Kosovë.

View author books

All rights reserved. © 2015 Library Albania