titleToAlt
Fillimi i historisë sonë, origjina e gjithësisë, për të cilën na flet shkenca prej disa vitesh, është shpërthimi i dritës në errësirën e kohërave. Por përpara se të interesohemi për këtë dukuri, ju lind pyetja se çfarë kishte përpara fillimit të universit dhe pastaj shumë pyetje të tjera. Në qoftë se doni të merrni përgjigje për pyetjet tuaja në librin “Historia më e bukur e botës” do të gjeni disa opinione të gërshetuara midis shkencës,fesë dhe gjithça tjetër midis të dyjave.
Çmimi: 450 Lekë
titleToAlt
Libri i famshem albanologjik i anglezit Morton Frederick Eden , Shqipëria: Pakënaqësitë e saj dhe origjina e tyre, përkthim i hershem i Skënder Luarasit i cli u pergatit per botim nga Petro Luarasi. Gjendemi në pragun e 100-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë kur përfaqësuesit më të lartë të republikës kërkojnë me këmbëngulje studimin, publikimin e saktë të historisë kombëtare, vlerësimin si duhet të ngjarjeve kulmore të saj dhe nderimin e personaliteteve kontribues shqiptarë e të huaj. Krahas Atit të Pavarësisë, Ismail Qemalit, i cili ngrehu sërish pas shekujsh robërie simbolin kombëtar, flamurin e Gjergj Kastriotit-Skënderbeut, synohet të ndriçohen, siç e meritojnë, veprimtaritë e qindra atdhetarëve të shquar, nga tërë trevat etnike shqiptare e diaspora, të cilët me sakrifica e therrori të tejskajshme programuan, përgatitën dhe realizuan dëshirën shumëshekullore të popullit shqiptar për pavarësi. Gjithashtu synohet të njihen dhe të vlerësohen edhe të gjithë ata që kontribuan për ideimin, themelimin, ndërtimin dhe forcimin e shtetit sovran shqiptar.
Çmimi: 200 Lekë
titleToAlt
Tronditës në zbulimete tij, i shkruar me mjeshtëri dhe gjykime të drejta, "Familja e sekreteve", është tabloja e parë dhe e plotë historike e dinastisë Bush dhe e epokës që ajo modeloi. Xhorxh W. Bush largohet nga pushteti si një president që shumë njerëz mund ta konsideronin si popullor dhe shumë të tjerë, si një nga fatkeqësitë më të mëdha në historinë amerikane dhe Russ Baker bën pyetjen kuptimplotë: Kush e donte në të vërtetë këtë njeri në krye të vendit dhe pse mbështetësit e tij ndihmuan në sjelljen në pushtet të një njeriu me prirje dhe kufizime kaq të dukshme? Libri është një vështrim i ri befasues mbi Xhorxh W. Bushin, familjen e tij, rrjetin e tij të spiunëve dhe mjedisit favorizues brenda të cilit ata zhvilluan veprimtarinë e tyre.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
"Si të bëhesh president", është historia e filozofisë së qeverisjes së mirë amerikane nga koha e Luftës së Dytë Botërore deri në ditët e sotme. Autorja e librit, Florence Littauer nëpërmjet profesionalizmit të lartë të saj si politologe dhe historiane, si shkrimtare dhe psikologe; nëpërmjet portreteve të presidentëve amerikanë na ndihmon të gjithëve, ne lexuesve, si të bëhet secili në punën e vet një menaxher i zoti, që mund të drejtojë programe me dhe pa ndihmën e një lidershipi të frymëzuar dhe magnetik.
Çmimi: 900 Lekë
titleToAlt
Arvanitët ose arbërit e Mesjetës, të larguar nga toka amë nëpër mugëtirat historike drejt jugut ballkanik dhe të vendosur përgjithmonë aty, pothuaj nëpër tërë hapësirat e Greqisë, janë padyshim një pjesë e patjetërsueshme e historisë së kombit shqiptar. Pa jetëshkrimin e tyre e tyre, historia e kombit shqiptar do të ishte e cunguar. Kjo farë krenare, e cila, sipas burimeve greke, përllogaritet të jetë rreth 3 milion në Greqinë e sotme, vazhdon të mbijetojë dhe të bëjë historinë si një pjesë vitale e atij vendi, mes stuhive të asimilimit dhe ruajtjes së identitetit. Për historinë, rrugën, kontributet dhe identitetin e arvanitasve, sot ka më shumë anë të errëta, të panjohura, të pandriçuara sa me të drejtë çdokush mund të shtrojnë pyetjet: Si u gjend tërë kjo masë e madhe e popullsisë arbërore në këto vise? Kur shkoi, ku u vendos dhe ku gjendet ajo aktualisht? Në ç'kushte dhe për ç'arsye ndodhi ky emigrim? Si u pritën ata nga vendasit? Ç'ngjau me ta në rrjedhat e shekujve?
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Për herë të parë, Shqipëria merr një përgjigje të plotë në lidhje me Planin e Tretë për copëtimin e saj. I kombinuar në mënyrë perfekte, historia me dokumentet dhe kujtimet, faktet reale dhe rrjedha e vërtetë e ngjarjeve të asaj kohe, ky libër vjen nga një figurë e shquar si kostë Cekrezi, dëshmitar në shumë ngjarje politike që lidhen me veprimtarinë e A. Zogut gjatë mbretërimit dhe më pas në mërgim si edhe politikën e Enver Hoxhës ndaj Perëndimit dhe SHBA. Ky libër vlerësohet si një histori e jashtëzakonshme e raporteve të Shqipërisë me Perëndimin dhe sidomos me SHBA-në. Ngjarje të panjohura mes tre të mëdhenjve të historisë e kulturës shqiptare: Fan Nolit, Faik Konicës dhe vetë autorit, Kostë Çekrezit, konfliktet mes tyre, kryesisht për shkak të interferencës së qëndrimeve politike të Tiranës në organizatat e diasporës në SHBA në vitet ’30-’50 të shekullit të kaluar.
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Të bëhesh princ, edhe sikur të mos jesh plotësisht princ, por të paktën president republike ose, të paktën, të paktën mbetet të bëhesh diktator. Ky ishte dhe është qëllimi i beut të Matit. Për këtë qëllim, ambicia e tij e pakufi nuk deshi t'ia dijë për mjetet që përdori. Për këtë plan iu desh të sakrifikonte gjithçka, edhe me kusht që Shqipërinë ta copëtonin. Për këtë nga jashtë krijoi aleancë me Jugosllavinë dhe nga brenda intrigat me feudalët. Ishin këto dy shkallët që i nevojiteshin për të hipur në fron. Në tre vitet e qeverisë së tij, i rrethuar nga ministra vasalë ose më mirë kukulla, mundi të thotë se ai nuk ishte vetëm kryetari i tyre, po i vetmi ministër i Shqipërisë! Princ i vërtetë. Deputetë të blerë e gazetarë të shitur e thërrisnin "Shpëtimtar i atdheut". Madje, disa poetucë rrugësh i këndonin në vargje ose më mirë të themi e ngrinin në qiell me himnet e këngët e tyre; ai që në kafenetë e Tiranës nuk duartrokiste kur këndohej himni i tij, do të rrihej pa mëshirë nga xhandarët e nga admiruesit e tij; bujtës të huaj stamponin nëpëlhura rrezet e fytyrës së tij princërore, pallatin e tij të rrethuar me mure, kanale, përforcime e roje trupmëdhenjsh e të fuqishëm, ish të dënuar për krime, roje nderi: të gjitha këto mund të quheshin rezidencë e një despoti.
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
Libri "Barbaritë greke në Shqipëri" përmban kujtimet historike të një veprimtari fare pak të njohur në studimet shqiptare për periudhën prej shpalljes, deri në njohjen e Pavarësisë së shtetit shqiptar. Libri i Kosta Papës është botuar për herë të parë në gjuhën shqipe në Massachusetts, SHBA, më 1917. Libri "Barbaritë greke në Shqipëri" është një libër tronditës. Brezave të rinj, që po rriten me antimitin e kufirit, ky libër mund t'u duket tendencioz, ilustrim pikëpamjesh historike të frymëzuara prej nacionalizmit. Sepse vërtet dëshmitë që përshkruan autori nuk janë figurativisht barbari; sepse edhe vetë fjala "barbari" në këtë dritë nuk ka kuptimin që kishte në greqishten antike, si dallim me tjetrin, që nuk fliste gjuhën e akejve; por kuptimin me të cilin përdoret në kohët moderne, si dhunë e tmerr mbi popullsinë civile. Prej këtij libri, që ribotohet i rijetësuar, ashtu si ishte në vullnetin e autorit, mund të kuptohet se sa shumë ka punuar shekulli i 20-të për shqiptarët, sa e rëndësishme ka qenë të krijohej kjo Shqipëri shtetërore që është për të mbajtur gjallë ndjenjat dhe mendimet shqiptare në hapësirën historike të vetën rreth e qark, sa ka reflektuar mendimi politik e gjeopolitik rreth faktorit shqiptar.
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Studimi i Kanunit të Lek Dukagjinit është padyshim me rëndësi të madhe të drejtpërdrejtë dhe të posaçme pasi, duke qenë normat zakonore të tij shprehje të brendshme dhe të vetvetishme të vetëdijes popullore, që më parë i ka krijuar dhe më pas i ka jetësuar duke i ushtruar ato, njohja e tyre do të mund të na dritësojë dhe të na prijë për të njohur vlerat psikologjike të popullatave malësore, apo të mbarë popullsisë shqiptare nëse dëshirohet më tej, ngaqë ato shprehin me to pjesën më të mirë të mbetur më të pastër dhe të paprishur, pavarësisht invazionit turk.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Kanuni në përgjithësi shërben për të shprehur, më tepër se normat që përmbahen në një kod të shkruar apo të përcjellë ndër breza, gjithë tërësinë e normave zakonore sipas të cilave është rregulluar jeta e popullatave të malësisë së Shqipërisë së Veriut. Malësori, cilitdo bajrak apo fis t'i përkasë, kur pyetet mbi një institucion të caktuar, tregon elementët e tij dhe thotë "Kështu e don Kanuni”.
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Vjen më në fund në duart e lexuesve dhe studiuesve një tjetër botim shumë i rëndësishëm, sic është libri “Lekë Matranga”, nga autori arbëresh Matteo Mandala. Kjo vepër konsiderohet të ketë vlerë të madhe historike dhe gjuhësore, pasi është shkruar duke u bazuar në dorëshkrimet e Lekë Matrangës, që datojnë në vitin 1592, disa vite pas “Mesharit” të Gjon Buzukut. Vetë Mandala thotë se kjo vepër është rezultat i një pune kërkimore shumëvjeçare. Ky libër me vlerë të madhe për studiuesit e gjuhës shqipe, vjen sot duke iu përmbajtur personazheve dhe mënyres origjinale të të trajtuarit të tyre nga Lekë Matranga.
Çmimi: 4000 Lekë
titleToAlt
Në Antologjinë historike që po i paraqitet lexuesit përfshihen materiale, të cilat i kushtohen historisë së periudhës 1912-1945, shkruar prej A. Këlcyrës për RFE; të dhënat e periudhës 1944-1945 janë hulumtuar në faqet e shtypit të refugjatëve politikë, pas vitit 1944,nga vetë autori ; ndërsa lëndën që rrok lakun kohor 1925-1959, është qëmtuar ndër arkiva. Nga kjo mori e materialeve të grumbulluara u përzgjodhën ato pjesë që pasqyrojnë më mirë idetë dhe zbulojnë aspektet e kësaj figure poliedrike, si historian, eseist, diplomat, gazetar, si tribun e si njeri i thjeshtë.
Çmimi: 2500 Lekë
titleToAlt
Ky libër është biografia intime e Faik Konicës gjatë kohës që ai përfaqësoi Shqipërinë e Zogut në Uashington,1926-1939, e deri sa vdiq në vitin 1942. Bazuar në dëshmi të arkivave amerikane, britanike dhe shqiptare, libri hedh dritë mbi marrëdhëniet komplekse së Konicës me Zogun, me qeverinë e SHBA-së, miqësinë dhe polemikat mes tij dhe Nolit, si dhe një vështrim të rrallë mbi jetën personale të Konicës në Uashington.
Çmimi: 2000 Lekë
titleToAlt
Dr. Nikolla meriton përgëzimet tona për njëpunë me vlerë. Ai ashtë në pragun e një karriere që sjell përfitim për të gjithë shqiptarët, duke përfshirw edhe "fajtorët". Shteti zhvillon një veprimtari të gjerë ideologjike e kulturore për edukdmin komunist të punonjësve, për formimin e njeriut të ri. Shteti kujdeset në mënyrë të veçantë për zhvillimin dhe edukimin e gjithashëm të brezit të ri në frymën e socializmit e të komunizmit. Arsimi në Republikën Popullore Socialiste të Shqipërise organizohet e drejtohet nga shteti, është i hapur për të gjithë dhe jepet falas: ai ndërtohet mbi bazën e botëkuptimit marksist-leninist dhe ko-mbinon mësimdhwnien me punën prodhuese dhe edukimin fizik e ushtarak. Arsimi ndjek traditat më të mira të shkollës shqipe kombëtare e laike. Shteti organizon e drejton zhvillimin e shkencës e të teknikës.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
“Perandori”, i përkthyer në 32 gjuhë të botës, është një nga 150 librat më të lexuar të shekullit të XX. Si portreti i një autokracie të ngurtësuar dhe ritualizuar, Perandori vështirë së mund të lëshohet nga dora dhe vështirë të harrohet.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
"Lindja e Shqipërisë" eksploron se si mundi të lindte për herë të pare Shqipëria e pavarur në vijim të shembjes së Perandorisë Otomane më 1912-n. Nicola Guy analizon rolin që kanë luajtur nacionalistët dhe jonacionalistët shqiptarë, përfaqësuesit e Fuqive të Mëdha dhe burrat e shtetit të vendeve fqinje në krijimin dhe përcaktimin e kufijve të shtetit të ri. Gjithashtu, ajo shqyrton implikimet e përdorimit të gjuhës si kriter bazë për përcaktimin e kombësisë shqiptare, njëkohësisht ilustron pamjaftueshmërinë e përdorimit vetëm të teorive të nacionalizmit dhe të marrëdhënieve ndërkombëtare për shpjegimin e çështjes ende të pazgjidhur shqiptare.
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Faza e vështirë e tranzicionit e shënjuar nga shthurja e shtetit (në Shqipëri) dhe lufta (në Kosovë e Maqedoni) nuk ka përfunduar në hapësirën gjuhësore shqiptare. Strukturat e shoqërisë civile arritën të formohen vetëm në kushte pikënisjeje nga më modestet. Në thelb në Shqipëri elitat e vjetra e ruajtën pushtetin e tyre. Kjo do të thotë, se ato, si instrument i rëndësishëm pushteti, nuk e lëshuan nga dora as kontrollin mbi të kaluarën. Shkenca historike shqiptare vijoi edhe tradita të tjera të epokës komuniste. Ajo nuk e merr parasysh fare ose thuajse fare shkencën ndërkombëtare, por izolohet sa mundet prej saj. Historianët shqiptarë marrin pjesë shumë rrallë në tubime ndërkombëtare. Për këtë arsye nga ana metodike studimet kanë mbetur në pjesë të madhe në gjendjen e fillimviteve pesëdhjetë, kur studimet shqiptare u ngritën me ndihmën e Bashkimit Sovjetik; edhe më të vjetra janë metodat që etërit themelues të historiografisë shqiptare patën mësuar më së shumti në Austrinë e viteve tridhjetë. Në përputhje me këtë, studiues të jashtëm, rezultatet e të cilëve nuk përkojnë me kuadrin nacional-stalinist të historisë, ashtu si dhe intelektualë vendas që përfaqësojnë mendime të ndryshme, përgojohen shpesh me argumente apo sajesa jashtëshkencore. Një kulturë debati shumë e dobët, shenjë e një mungese të ndjeshme të shoqërisë civile, vështirëson mjaft shkëmbimin shkencor. Kësaj i shtohet fakti që studiuesit e specializuar e kanë humbur prej kohësh epërsinë interpretuese mbi historinë. Nga revistat e pakta, që pasqyrojnë më së miri ngurtësinë mendore dhe armiqësinë ndaj diskutimit të historiografisë, në masmediat dhe në forumet e internetit është depozituar debati që shpesh nuk plotëson as edhe kriteret minimale të cilësisë.
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Ky është një album i cili i kushtohet 100-vjetorit të lirisë politike të popullit shqiptar. I konceptuar si një histori imazhi në mënyrë të ilustruar dhe të komentuar është strukturuar ngjashmërisht si shumë albume të tjerë të sistemuar me fotografi, të cilët i janë servirur lexuesve tanë edhe më parë edhe në sisteme të ndryshme qeverisje, në vigjilje të përvjetorëve të ndryshëm të Pavarsisë.
Çmimi: 2500 Lekë
titleToAlt
Në fillim të vitit 1913 Shqipëria papritur u zgjua duke e parë veten të famshme, kjo sepse lexuesi i gazetave u bë me dije se ekzistonte një i tillë rajon në Europë, në atë gadishullin misterioz ballkanik, të zënë nga Serbët, Bullgarët dhe Grekët, disi të pavarur dhe disi të shtypur nga thundra e Turkut të lig. Për Shqiptarët, është e vërtetë, ishte dëgjuar diçka, madje kishin dëgjuar edhe ata që nuk kishin qenë ekspertë në çështjet e Lindjes së Afërme, por në njëfarë mënyre Shqiptarët ishin konsideruar si Turq dhe si shtypës të të Krishterëve dhe ishte disi si surprizë, për shumicën e njerëzve, kur veprimi i Austrisë dhe Italisë është e mundur të jetë veprim egoist, i detyroi Europianët Perëndimorë që ta marrin vesh se Shqiptarët nuk janë Turq, por janë raca më e vjetër e Europës dhe se një pjesë shumë e madhe e tyre i përket Kishës Katolike dhe Kishës Ortodokse. Kur Austria këmbënguli që Shqipëria të bëhej një shtet i pavarur në kufi me Greqinë, Bullgarinë, Serbinë dhe Malin e Zi, atëherë qytetet, shkëmbinjtë dhe fushat e Shqipërisë filluan të dalin nga errësira mesjetare, nga e cila kishin qenë të mbështjella për një kohë shumë të gjatë, një errësirë aq e thellë sa madje edhe Gibboni arriti të shkruante për Shqiptarët si një "fis endacak barinjsh dhe hajdutësh", pa ndonjë të dhënë se kush dhe çfarë janë ata në të vërtetë.
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Veprimet që veprojnë përmbi kombet, kaq të shumta janë, të largëta e të mpleksura, sa shumë herë, shkoqitja e këtyre është e pamundshme. Por megjithëkëtë, kjo gjë s'na ndalon dot të mejtohemi për shkoqitjen e tyre. Se historia e kombeve të sotëm dhe ajo e kombeve të shkuar që kanë ardhur mbi faqen e dheut, studimi i klimës, i vendit, mbi njerëzit, mbi kombet, na kanë zbuluar mjaft të vërteta, për të dhënë kurajo të shkoqitim këto ngjarje. Në të zgjidhurit e çështjeve që vumë përpara, lipsemi të marrim në sy tokën që rri kombi shqiptar, të shkuarat e tij, psikologjinë e tij, veprimet që kanë vepruar mbi të dhe të tjera gjë. Po herën e parë na lipset të dimë, se kombi shqiptar ku rri? Deri ku ka qenë Shqipëria? E gjer ku është sot? Arbëri e vjetër, meqenëse fjala Shqipëri është fjalë e re, ndaj vjetërsisë së kombit tonë, për Shqipërinë e vjetër përdorim fjalën Arbëri; se kjo fjalë i kap të gjitha viset që kanë pasë ndenjur qëmoti, gjithë vëllazëritë arbnore. Arbëria ndahej në tri pjesë të mëdha: Iliria, Epiri, Maqedonia.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Ipeni theksonte se nëse do të ndiqej programi i Lidhjes së Prizrenit, kjo do të çonte patjetër në një organizim federalist, gjymtyrët e të cilit do të ishin fiset, krahinat dhe qytetet e ndryshme në të cilat ndahej Shqipëria. Përfaqësuesit e tyre do të drejtonin Konventën, e cila natyrshëm do të nxirrte nga gjiri i saj një figurë shtetërore për ta vënë në krye. Austro-Hungaria nuk lejonte ndërhyrjen e asnjë Fuqie në çështjen e përfshirjes së Shkodrës në shtetin e ardhshëm shqiptar. Shkodra dukej se po bëhej çështje e Fuqive të Mëdha. Duhej të merrej diçka vendimtare për të mënjanuar dështimin e Konferencës së Ambasadorëve në Londër, gjë që do të sillte ashpërsimin e situatës ndërmjet Austrisë dhe Rusisë dhe pas tyre ndërmjet Aleancës Tripalëshe dhe Antantës, deri në konflikt të armatosur. Në sy të palës ruse, Ipeni e quajti kufirin e propozuar prej tyre si më të keqin për Shqipërinë e ardhshme. Ai renditi arsyet e mëposhtëme: "Në veri, prej Shkodrës e deri në Urën e Vezirit, kufiri kalonte sipas një rruge moçalore; një rrugë nuk mund dhe nuk duhet të jetë kurrë një kufi. Në lindje kufiri ndiqte rrjedhën e Drinit të Zi, por një lumë do të ishte vetëm atëhere një kufi i mirë nëse ai do të kishte një rrjedhë të mjaftueshme, që të konsiderohej si një pengesë, por Drini i Zi kalohej lehtë në shumë vende.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Të djelë për të djelë çunat e asaj Korçës jetike Shqiptare i merrnin dhe i çonin në Bobushticë edhe u mësonin marrshin e Greqisë. "se gnorizo apo tin kopsi" "tu spathiu tin tromeri" "se gnorizo apo tin opsi" "pu me via metra ti gji". Kur dilte Hoxha në minare, oficeri grek mështillte çunat dhe u thoshte: Këta u kanë vrarë, e u kanë prerë, përgatituni për ti luftuar deri sa të zhduken. Po të vërejmë një hartë etnografike të shtypur nga Ministria e arsimit e Greqisë për shkollat greke, shohim me ngjyrë greke jo vetëm Korçën, Gjirokastrën, e Çamërinë, por edhe Durrësin edhe Elbasanin. Më 1885 një grup idealist frëng- italian edhe anglez, vendosën që të bëjnë propagandë për një konfederatë Ballkanike. Grumbull u nisën e shkuan në Athinë; një grup politikanësh grek të kryesuar nga një politikan i famshëm i quajtur Vurgari. Kur anglezët biseduan për krijimin e shtetit shqiptar, kryetari grek me gjak në fytyrë thotë: Ç' është ajo Shqipëri! Shqipëria është e destinuar të jetë me Greqinë.
Çmimi: 600 Lekë
titleToAlt
Në këtë libër Romiti i bën Paolo Madron-it një rrëfim të kthjellët dhe herë pas here të pamëshirshëm, që duke ripërshkuar fillin e kujtimeve na lejon t'i lexojmë nën një dritë të re 50 vitet e ftindit të kapitalizmit italian në mënyrë që të rimarrim hovet pozitive duke shmangur gabimet e bëra gjatë rrugës.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Ky studim me vlera shkencore, është i pari i këtij lloji, që ndërmerr një trajtim kaq të hollësishëm të kultit të shqiponjës, simbolit të Flamurit tonë Kombëtar, duke e parë në këndvështrimin e disiplinave të ndryshme shkencore si mitologjia, etnologjia etj, çka hedh dritë jo vetëm mbi lashtësinë e emblemës së flamurit kombëtar, por edhe ndriçon problemin e etnogjenezës së popullit tonë, duke hapur shtigje të reja për hulumtime të mëtejshme. Është e para herë, që në librin "Flamuri i Kombit Shqiptar", shpjegohet në bazë të hulumtimeve të suksesshme të bazuar në materiale konkrete arkeologjike e etnologjike, se cila është zanafilla e shqiponjës dykrenare, motiv që kombi ynë e ka edhe simbol të flamurit, që prej pesë shekujsh.
Çmimi: 1500 Lekë
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania