titleToAlt
Në këtë libër përshkruhen mjaft mirë gjendja në Ballkanin e midis viteve 1878 dhe 1912 dhe skenari kompleks në të cilin u zhvilluan dy konfliktet. Luftërat janë përshkruar në aspektet e tyre strategjike, sikurse edhe në dramën që përjetoi popullsia civile, veçanërisht myslimanët e Turqisë europiane. Një eksperiencë që pati rrjedhime të shumta në marrëdhëniet politike e kulturore midis vendeve ballkanike, shenjat dhe kuptimet e të cilave nuk pushojnë së rënduari edhe sot në procesin e integ-rimit europian të rajonit.
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
Pierre Milza, autori i librit ka përdorur perspektivën e periudhës afatgjatë dhe ka vënë gadishullin si protagonist të historisë, që nga lashtësia deri në dhjetëvjeçarët e fundit. Kjo zgjedhje (nga etruskët deri në ditët tona) bëhet e mundur vetëm nëse perspektiva e historianit shtrihet e zgjerohet derisa përfshin, përbri ngjarjeve politike dhe ushtarake, gjithçka tjetër që ndihmon për të përcaktuar jetën e një trualli në harkun e tre mijë vjetëve: zakonet e vendit, konfliktet e brendshme, besimet fetare, organizimin shoqëror, prirjet demografike, kushtet shëndetësore, zbulimet shkencore, bujqësinë, industrinë, artizanatin, mendimin filozofik, ndikimet e huaja, artin e fisnikëve dhe atë të popullit, shkurt, kulturën në kuptimin e vet më të gjerë.
Çmimi: 2000 Lekë
titleToAlt
Që nga zanafilla e deri në ditët e sotme, mesazhi i Jezuit ka nxitur zgjedhje jetësore dhe ka ndikuar në gjuhë e kultura, ligje dhe zakone. Përgjatë kohës, Kishat e krishtera kanë ndryshuar edhe nëpërmjet konflikteve dramatike e përçarjeve, janë përballur me kontradikta dhe dialogë me hebrenjtë, paganët e myslimanët, kanë depërtuar në lëmin e etikës, politikës dhe të së drejtës. Ky vëllim përshkon të gjithë historinë e krishterimit me një vëmendje të orientuar qoftë në zhvillimin e institucioneve kishtare, qoftë në format e besimit të besuar dhe të jetuar. Në këtë libër shpaloset një afresk tërheqës dhe i plotë, duke filluar që nga përhapja e parë e mesazhit ungjillëzues në pellgun e Mesdheut e deri te perspektivat e mijëvjeçarit të tretë.
Çmimi: 1250 Lekë
titleToAlt
Në vëllimin e parë të Historisë së arkitekturës moderne janë dokumentuar origjina e lëvizjes moderne (nga Revolucioni francez e këndej), periudha e parë pioniere me Arts and Crafts të Morris dhe Art Nouveau të arkitekteve Horta, van der Velde, Olbrich, Gaudi dhe Loos, periudha racionaliste e shënjuar nga Le Corbusier, Gropius dhe Bauhaus, Mies van der Rohe dhe nga ekspresionizmi i Mendelsohnit dhe, në fund stina organike, protagonist i së cilës është arkitekti i shquar, Alvar Aalto.
Çmimi: 2500 Lekë
titleToAlt
Në këtë vëllim të dytë, historia është zgjeruar me itinerarin organik amerikan, ku shkëlqen gjenia e Frank Lloyd Wright-it dhe me kontributet komplekse gjuhësore të 45 viteve të fundit, të iniciuara nga Scharoun, Pietila, Utzon, Gehry. Arkitektura moderne po bëhet gjithnjë e më e diferencuar, pa humbur identitetin e vet. Stimuli krijues është i orientuar drejt asaj që Ajnshtajni e quajti "hapësirë pa kuti, ngjarje e lokalizuar jo vetëm në kohë por edhe në hapësirë. Kjo është ëndrra dhe angazhimi i çliruar nga dogmat e klasicizmit, nga pengu i një vizioni statik, perspektiv, tredimensional, i trashëguar nga Rilindja. Hapësira si një mjet për emancipimin vetjak dhe të komunitetit, që reflekton e sfidon shoqërinë për të stimuluar rinovimin e saj.
Çmimi: 2500 Lekë
titleToAlt
Ky libër është një himn për Shqipërinë. “Ju e dini se në Shqipëri ka vende magjepsëse, si këto kopshte të "Trianonit" të cilat ju i njihni aq mirë, vende të përzgjedhura që, për nga historia dhe atmosfera që krijojnë, prekin apo nxisin imagjinatën e njerëzve, duke ngulitur në zemrat e tyre një kujtim të bukur” – shprehet autori.
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Ky libër është një paraqitje e shkurtër e shekujve të historisë sonë, e krizave dhe mëdyshjeve të saj, e arritjeve social-ekonomike dhe e shpresës për ditë më të mira “Historia e Spanjës” nuk është vetëm historia e mbretërve dhe heronjve, por edhe ajo e parmendës dhe e kopeve, e udhëtimeve detare dhe e burokracisë, e ligjeve dhe librave, e mbi të gjitha, një kujtim për ata që vuajtën traumën e skllavërisë, shfrytëzimin apo dhimbjen, të cilët retorikat patriotike i kanë harruar.
Çmimi: 1500 Lekë
titleToAlt
Mary Edith Durhami është një mal i lartë, tepër i lartë për t'u ngjitur. Të mendosh për veprimtarinë dhe veprën e saj është një tronditje e thellë shpirtërore. Të shkruash sa dhe si duhet është një ndërmarrje e mundimshme, që do shumë kohë. Por nderimi dhe dashuria që ne shqiptarët kemi për të, janë nxitje e frymëzim detyrues. Në pamundësi për t'i ngritur një monument, i kushtohet ky libër, në shenjë mirënjohjeje shqiptare, me shumë nderime dhe dashuri. Nga ky libër, shqiptarët do të mësojnë më shumë të vërteta nga historia e tyre, më shumë të dhëna për kombin dhe për vetveten, për qëndrimet e sjelljet e fqinjëve dhe Fuqive të Mëdha, në fillim të shekullit XX.
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Kjo vepër është një rrugëtim mes ngjarjesh, që merr në konsideratë jo vetëm strukturat politike, shoqërore, ekonomike dhe demografike, por edhe botëkuptimet, sjelljet dhe qëndrimet shoqërore. Kjo metodë mundëson ndërtimin e një tabloje të hollësishme dhe koherente që ndriçon lidhjen e ngushtë mes ngjarjeve të mëdha dhe përditshmërisë, në perspektivën e një historie të plotë. Mënyrat e jetesës dhe të prodhimit, besimet dhe praktikat fetare, krijimet artistike dhe letrare, ideologjitë, mendimet filozofike dhe progresi shkencor. Kësisoj kemi përpara një studim origjinal të plotë e shumëplanësh rreth qytetërimit të rajoneve që formojnë Francën, vështruar në veçanëtinë dhe në marrëdhëniet e tyre reciproke, brenda një kombi.
Çmimi: 2500 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 900 Lekë
titleToAlt
Ky libër rrëfen një talent të mrekullueshëm, lindur pa privilegje, në luftë me sfidat e veta, synimet, dramat familjare, tragjeditë e kohës. Një jetë e Coco-s, e Gabrielle-s, në të cilën Signorini futet me shkathtësi e xhentilesë, derisa arrin të kapë anët e karakterit, ndjenjat e thella, krijueshmërinë magjepsëse.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Besojmë se ky botim në 100-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, do të luajë rolin e tij njohës dhe edukativ, si një përpjekje pozitive në afirmimin e vlerave, fakteve e dokumenteve historike. Është një nderim dhe mirënjohje ndaj përkushtimit të asaj pjese të kujtesës kombëtare, e cila mbas epokës heroike skënderbejane të shekullit XV, përbën një kulminacion të ri të historisë në rrafsh kombëtar dhe ndërkombëtar, afirmon dinjitetin, forcën krijuese, kuptimshmërinë e sakrificave, vetëmohimin dhe shikimin largpamës të shqiptarëve, dashurinë e tyre për atdheun dhe kombin e vet.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Pjesa më e madhe e njerëzimit duhet ta mësojë nevojën e kuptimit të drejtë të botës. Vetëm atëherë njeriu mund të bëhet me të vërtetë njeri. Tani njeriu mbetet njeri vetëm nga emri; në fakt ai ende nuk është shndërruar në njeri, meqenëse i mungojnë cilësitë e nevojshme: nuk ka dhembshuri, nuk ka dashuri, i mungon meditimi. Mungojnë lutja, mirënjohja, as festë nuk ka. Kryesorja është të kuptohet drejt e gjithë situata. Po si ka vepruar deri më tani njeriu? Çfarë nuk ka bërë drejt? Pse ka aq vuajtje rreth e rrotull? Pse nuk e shohim kurrë thelbin e vërtetë të problemit?
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Ka qenë një dëshirë e hershme për t'i pasur në një libër të vetëm të gjithë kampionët e mëdhenj, edhe pse asnjërin prej tyre nuk e nxë dot një libër i vetëm; t'i "shihja" pranë njëri-tjetrit këta "mjeshtër të arsyetimit të qetë", "përleshur" sa herë "për vdekje" si gladiatorë mes tyre. Ata i bashkon talenti, vullneti, arritjet dhe ndihmesa e paçmuar në zhvillimin e pandalshëm të lojës magjike; i bashkon, në fund të fundit e mbi të gjitha, kënaqësia e pamatë që u japin miliona amatorëve në mbarë botën. Janë quajtur monarkë, por janë më demokratë se demokratët; janë thirrur sundimtarë, por nuk e njohin dhunën; është bërë humor me seriozitetin me të cilin merren me një ushtri të drunjtë, por janë aq mëndjekthjellët, sa i gjen edhe punëtorë, edhe specialistë të zotë, edhe shkencëtarë; janë po aq edhe të ndjeshëm, sa i ke shpesh edhe artistë apo shkrimtarë dhe vetëm rrallë, shumë rrallë,... politikanë. Thënë shkurt, vështirë të gjenden mbretër më të mire! Që t'i kthehemi fillimit, kur libri po "vonohej" dhe mes miqsh hasa të njëjtën dëshirë, nisa të mendoj se mund t'i hyja edhe vetë një ndërrmarjeje të tillë, por nuk "guxoja", gjersa nuk kishim akoma një histori tonën, për të cilën më mungonin burimet e mjaftueshme. Kështu që, kur K. Andoni e M. Ibrahimi nxorrën librin "Shahu shqiptar në vite", kënaqësia ime ishte e dyfishtë, sepse m'u "hap" edhe rruga... Përshkrim Në libër flitet shkurtimisht për historinë e kampionateve botërore për meshkuj e femra dhe përkatësisht pas tyre, për kampionët, sipas rendit kronologjik. Ai nuk i ndan lexuesit, por, nëse një pjesë e tyre mund të ndalen këtu, për amatorët e shahut aktiv, janë përzgjedhur disa nga lojërat më të mira të çdo kampioni e kampioneje, mjaft prej të cilave shoqëruar me diagrame, ndonjëherë edhe me ndonjë koment të shkurtër. Në fund, për kurreshtarët, jepen edhe disa statistika e mendime specialistësh, në përpjekje për t'ju përgjigjur pyetjes tunduese (edhe pse pak naive) "Cili ose / dhe cila është numri një i të gjitha kohëve?" Jo vetëm për të mënjanuar ndonjë dyshim për anësi, e shoh të nevojshme të sqaroj se hapësira kushtuar kampionëve nuk është (gjithnjë) tregues (vetëm) i forcës, por (më shumë) i vendit që u ka dhënë media (ata nuk janë parë vetëm si shahistë), kurse për lojtarët ende në aktivitet, libri është akoma "i hapur"...
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
Çështja e martesës mund të përkthehet tek kjo alternativë: ose burri dhe gruaja, të konsideruar në shpërfaqjen e tyre të trefishtë fizike, intelektuale dhe morale, janë në të gjitha aftësitë të barabartë: prandaj, për këtë arsye duhet të jenë njësoj edhe në familje, edhe në luftë; pra, në çdo funksion publik dhe shtëpiak. Ky libër flet për diferencat gjinore dhe shumë më tepër në të gjitha fushat e funksionimit njerëzor.
Çmimi: 900 Lekë
titleToAlt
Në këtë libër jo konformist, Baroni Truscott, i cili është dhëndër rus dhe një ish përfaqësues i Britanisë së Madhe në Parlamentin Evropian, na paraqit me sukses origjinën familjare të V.Putin, duke filluar qysh me gjyshin e tij. Ai tregon se si ngjiti shkallët e suksesit profesional gjyshi i tij kuzhinier, duke ju shërbyer figurave më të rëndësishme në Kremlin, ku përfshihen edhe motra dhe gruaja (Nadjezhda) e bosit komunist V.I.Lenin. Në libër tregohet lufta heroike për mbijetesë e qytetarëve leningradas të rrethuar për 900 sitë nga ushtria naziste gjatë Luftës së Dytë si edhe aktet heroike të babait të V.Putin i cili edhe u gjymtua fizikisht në këtë luftë. Tregohet vdekja nga vuajtjet e dy vëllezërve të mëdhenj, të cilët ai nuk i njohu dot kurrë, vdekje të cilat zhvilluan tek ai ndjenjën e hakmarrjes. Në libër tregohen peripecitë dhe jeta e thjeshtë e prindërve të Vladimirit të vogël, kushtet e vështira të jetesës dhe fillimi i shkollës së liderit të ardhshëm të Federatës Ruse. Tregohen çapkënllëqet e tij të para dhe disa veprime rrugaçërore në adoleshencën e tij të hershme, pasioni për të mësuar gjermanishten dhe pasioni për tu marrë me artet marciale ku për peshën e tij arriti të rreshtohej si ndër më të suksesshmit në Leningrad dhe në Rusi. Autori tregon njohjen e tij me Ljudmillën, gruan e tij të pashme nga Kaliningradi (ish Këningsbergu gjerman dhe vendlindja e filozofit të madh gjerman E.Kant), stjuardesën simpatike me të cilën u dashurua me shikim të parë. Në libër shohim sesi gjatë viteve të punës si spiun i KGB në Dresden në vitet 1986-1990, gruaja e tij punonte si mbledhëse frutash. Kur po prishej ish- BRSS pas rënies së Murit të Berlinit një grup i revoltuar gjermanësh e rrethuan rezidencën e spiunazhit të KGB në Desdren dhe aty i vetmi që guxoi dhe u doli para për tu marrë vesh me ta ishte Putin.
Çmimi: 1500 Lekë
titleToAlt
Padyshim një nga figurat qëndrore të jetës e politikës shqiptare në vitet e trazuara kur u ngjiz shteti i pavarur shqiptar, Esat Pashë Toptani ka mbetur në kujtesën kolektive të shqiptarëve si sinonim i tradhtarit. Me gjithë ndonjë përpjekje të këtyre viteve të fundit për ta rehabilituar figurën e pashait, ai vazhdon të kujtohet si njeriut që për hir të interesave të veta për pushtet, qe gati ë shiste interesat e popullit e vendit të vet. Studimi i historianit serb Dushan T. Batakoviç hedh dritë pikërisht mbi një sërë aspektesh të panjohura të raporteve mes Esat Pashë Toptanit dhe shtetit serb, duke plotësuar kësisoj përfytyrimin tonë për këtë njeri që pretendoi të bëhej mbret i shqiptarëve, por në fund përfundoi i varrosur mes ushtarëve serbë, në varrezat serbe të Parisit.
Çmimi: 400 Lekë
titleToAlt
Një libër tepër i rëndësishëm për t'u lexuar nga kushdo që do të dijë e të kuptojë të shkuarën nga vijmë, jo thjesht një fotografi të një çasti të rëndësishëm të historisë sonë pak kohë përpara shpalljes së pavarësisë, por para së gjithash, realitetin njerëzor të një pjese të Shqipërisë para se ajo të bëhej e pavarur. Por, po ashtu, padyshim një libër që të ndihmon të kuptosh sa shumë fije të dukshme e të padukshme vazhdojnë të na lidhin me të shkuarën tonë, pa të cilat në fakt, është e pamundur të shpjegohet ajo që është Shqipëria e sotme me gjithë kundërthëniet e sfidat e saj dramatike.
Çmimi: 1100 Lekë
titleToAlt
Padyshim një zbulim! Një libër magjepsës! Një nga dëshmitë më interesante për këdo që dëshiron të njohë të shkuarën tonë, atë çka se gjen dot në librat e historisë. Që të ndihmon të kuptosh shumë çka sot në kundërshtitë e dritëhijeve të jetës shqiptare. Një rrëfim ku ndjen drithërimat e jetës së trazuar të një njeriu që në muzg të tij, i syrgjynosur diku larg në mërgim të detyruar, i vihet punës për të ndërtuar copëza, tablo, fytyra, emocione, ngjarje të së shkuarës së tij. Një vepër që do të hyjë në fondin e aftë të letrave shqipe, duke shtuar aty diçka që na mungonte. Pinjoll i një prej familjeve të mëdha të Shqipërisë e të Perandorisë Otomane, kushëri i afërt i Ismail Qemalit, dëshmitar/protagonist i disa dekadave tepër të rëndësishme të historisë së Shqipërisë, një nga njerëzit më të kulturuar të kohës, me një ndjeshmëri që e bën të tingëllojë aq modem, Eqrem Bej Vlora na ka dhënë një ndër dëshmitë më interesante e më të ndershme për një nga periudhat më të trazuara të historisë sonë. Dëshmi dramatike të përmbysjes së madhe të një Perandorie, çka shënon fillimin e dhimbshëm e kaotik të transformimit të shqiptarëve dhe, njekohësisht, të lindjes së Shqipërisë moderne. Dëshmi dramatike e shembjes së një bote të tërë, që merr me vete te poshtë ata që deri atëherë qëndronin në majat e hierarkisë së shoqërisë, duke i “humbur nën gërmadhat dhe në pluhurine e marrëzisë së barazimtarise', siç shprehet autori, që, tek kupton pashmangshmërinë e ndryshimeve, i përjeton ato si një dramë personale... Pra, një libër nga ata që ska nevojë për komente, që mjafton ta lexosh. Piro Misha Eqrem Bej Vlora i shkroi kujtimet e tij në gjermanisht. Vdekja e tij e papritur në vitin 1964, në Vjenë, ku ai jetoi pjesën më të madhe të periudhës së pasluftës, për fat të keq bëri që ato të mbeten të papërftmduara. Libri u botua nga Instituti i Studimeve për Evropën Juglindore në Mynih, Gjermani, në vitin 1973.
Çmimi: 1300 Lekë
titleToAlt
Dokumentet që sjell ky punim janë një copëz e "këtij mozaiku" të madh, që "stuhitë" e kohëve e kanë shpënë larg në Arkivat Britanike. Ato vijnë për herë të parë për të plotësuar sadopak të panjohurat e shumta që ka "mozaiku i lashtë" i historisë së vendit tonë. Fondi i tyre na bën me dije për anë dhe çështje tërësisht të panjohura të një figure pak të njohur, shumë të debatuar, por që zë një vend të rëndësishëm në historinë e vendit tonë, Ali Pashës. Veç lëvizjeve pak të ndriçuara me karakter politik, ushtarak, diplomatik, apo ekonomik të këtij hegjemoni, dokumentet e arkivave britanike të këtij botimi sjellin edhe të dhëna me mjaft interes rreth përpjekjeve të këtij burri për mëvetësi dhe indipendencë. Këto dokumente vënë përpara drojës pretendimet e historiografisë tradicionale vendase apo të huaj për fillesat e nacionalizmit dhe përpjekjet gati një shekull më parë të këtij hegjemoni për një shtet të mëvetësuar dhe indipendent.
Çmimi: 2000 Lekë
titleToAlt
Gjergj Kastrioti ynë është hero, jo vetëm i kombit shqiptar, por edhe i mbarë familjes së kombeve europiane. Ai është avokat i familjes dhe i qytetërimit europian; ai është i vetmi hero i kombit shqiptar dhe i familjes europiane, i cili e meriton plotësisht të quhet personalitet i veprave të virgjëra heroike.. Vlera e madhe që ka ky personalitet në historinë e kombit shqiptar dhe në themelimin dhe arkitekturën e shtetit të Arbrit janë të përjetshme dhe model për shumë popuj, kombe, politikanë, historianë, krijues, individë dhe shtete në mbarë botën demokratike dhe të qytetëruar.
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Temat e botuara në këtë libër kanë si bosht kryesor të ashtuquajturin Epir gjatë shekujve, duke nisur nga koha e pellazgëve e ri në kohët e reja. Duke qenë se për çështjet e trajtuara janë botuar shumë shkrim e me qëndrime të ndryshme nga autorë të ndryshëm, është parë e nevojshme që të merren në shqyrtim ato të autorëve më të njohur.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Me këtë vepër Barleti u ka lënë të gjallë breznive figurën e ndritur të Skënderbeut, princit të epiriotëve dhe mbrojtësit të flaktë të krishtërimit. Ky libër shquhet për përmbajtjen dhe vlerën edukative të veprës së përkthyer, për rolin që ajo ka luajtur, luan e do luajë në edukimin atdhtar të mbarë kombit.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Historiku e kinematografisë botërore është një libër me vlera njohëse në fushën e historisë e të zhvillimit të kinematografisë botërore dhe si i tillë përmban në vetvete dobinë e të botuarit në këtë kohë krize për filmin. Ky libër rendit kronologjikisht lindjen dhe zhvillimin e kinematografisë,por shpesh për kinematografi të veçanta hedh dritë jo vetëm në evenimente të saj, valë apo rryma, por edhe në periudha të thella krize, pa harruar shkolla të fuqishme filmi,personalitetet më në zë në këtë fushë të cilët me veprat e tyre filmike hapën rrugë të reja, apo eksperimentuan me sukses.
Çmimi: 1000 Lekë
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania