titleToAlt
Ky libër është përshkrimi më shterues i jetës dhe vepres së Nolit, Eshtë një kryevepër në llojin e vet. Eshtë një enciklopedi e Nolit, ku mund të gjesh përgjigje per çdo aspekt te jetës së tij: si patriot, dijetar dhe kishtar. Libri i Nasho Jorgaqit meriton vleresimin më të lartë. Si Sherlok Holmsi akademik, Nasho Joigaqi, hedh syrin e tij të kthjellët dhe mendjen e tij pjellore. Rrallë ndodh për një shkenctar të kombinojë objektivitetin me zemërgjerësinë siç ndodh me studimet e tij (mbi Nolin). Ky libër është vëllimi i dytë.
Çmimi: 1590 Lekë
titleToAlt
"Lumturia e frikës" Është një vepër filozofike, pa personazhe a më saktë me personazhe të nxjerra nga vetëdija, janë ideorë, koncepte abstrakte: Frika dhe Liria dhe gjyqi i tyre quasi sokratik, i pazakontë, në një mjedis me ideale mashtruese dhe ideale zhgënjyese ose me ideale të bjerrura, pa ideale fare dhe me përzierjen alarmante të të gjithave. Lexohet me ëndje për idetë që përçon brenda një kornize klasike, por me një tendosje egërshane.
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
Libri “Gjeniu i madh Edgar Kejsi”, është një libër ku autori ka dhënë shpjegime dhe ka bërë parashikime për: rimishërimin, vendndodhjen e kapsulës së të fshehtës së njerëzimit, qëllimin e ndërtimit të piramidave, ndikimin e meditimit dhe të ëndrrave në jetën e njerëzve, raportin e trupit me shpirtin, çfarë ndodh me shpirtin pas vdekjes, përshkrimin e jetës në kontinentin e zhdukur të Atlantidës, ndryshimet që do të ndodhin në planetin tonë dhe të ardhmen e njerëzimit.
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Metoda e Lacan-it është që të niset nga çfarë dihet nga të gjithë. Pastaj, si pa e kuptuar, me shkathtësi, si duke luajtur, ai na shpalos para syve një ujëvarë konceptesh të habitshme: një mendim që nuk e mendon veten; një të pavetëdijshme që është gjuhë; një gjuhë që rri "në tru, si pezhishkë merimange", një seksualitet që "hap një vrimë tek e vërteta"; një Tjetër ku kjo e vërtetë përurohet; një dëshirë që çlirohet që andej dhe që nuk mund të nxirret më vete veçse me çmimin e një humbjeje, gjithmonë; dhe ideja se të gjitha këto paradokse i përgjigjen një logjike, të dallueshme nga çfarë e quajnë "psikizëm".
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
Në Antologjinë historike që po i paraqitet lexuesit përfshihen materiale, të cilat i kushtohen historisë së periudhës 1912-1945, shkruar prej A. Këlcyrës për RFE; të dhënat e periudhës 1944-1945 janë hulumtuar në faqet e shtypit të refugjatëve politikë, pas vitit 1944,nga vetë autori ; ndërsa lëndën që rrok lakun kohor 1925-1959, është qëmtuar ndër arkiva. Nga kjo mori e materialeve të grumbulluara u përzgjodhën ato pjesë që pasqyrojnë më mirë idetë dhe zbulojnë aspektet e kësaj figure poliedrike, si historian, eseist, diplomat, gazetar, si tribun e si njeri i thjeshtë.
Çmimi: 2500 Lekë
titleToAlt
Libri “Autobiografia e popullit në vargje”, përmban shënime që janë botuar e shkruar në shtypin letrar të viteve ’70, nga autori Ismail Kadare. Këto shënime sillen të ribotuara pa ndryshime për lexuesin sot.
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
Ky libër është biografia intime e Faik Konicës gjatë kohës që ai përfaqësoi Shqipërinë e Zogut në Uashington,1926-1939, e deri sa vdiq në vitin 1942. Bazuar në dëshmi të arkivave amerikane, britanike dhe shqiptare, libri hedh dritë mbi marrëdhëniet komplekse së Konicës me Zogun, me qeverinë e SHBA-së, miqësinë dhe polemikat mes tij dhe Nolit, si dhe një vështrim të rrallë mbi jetën personale të Konicës në Uashington.
Çmimi: 2000 Lekë
titleToAlt
Botimi i Dhiatës së re shqip më 1827 ishte fryt i fillimeve të rilindjes ballkanike. Ringjallja e popujve të Ballkanit, natyrisht, do të ndodhte kur Perandoria Osmane po merrte të tatëpjetën, por njëkohësisht ajo nuk u bë pa ndihmën e kulturës europiane që nga iluminizmi e deri te romantizmi, që nga rrjedhojat e Revolucionit Francez e deri te ardhja e Bajronit në Shqipëri te Ali Pashë Tepelena. Këtë libër e bënë shqiptarët me ndihmesën e drejtpërdrejtë të europianëve; e përdorën shqiptarët, madje duke e kthyer në pikënisjen e një tradite, dhe mori vlerësimin më të lartë të shkencës evropiane.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Robin Sharma është një nga folësit profesionistë më të njohur në Amerikë dhe një yll në lindje në fushën e lidershipit dhe të përmisimit të jetës duke pasur audienca prej deri në 10 000 veta në seminarët e tij .Ai drejton një kompani të vetën të zhvillimit të lidershipit, Sharma Lidership International , dhe ka ndarë platformat e fjalimeve me persona të tillë si : Bill Clinton ,Deepak Chopra ,Richard Carlson dhe Dr. John Gray. Librat e Sharma-s , si “Murgu që shiti Ferrarin “ dhe “Udhërrëfyesi i madhëdhtisë “, kanë qenë në majat e listave të bestseller-ëve në të gjithë botën dhe janë shitur në miliona kopje në më shumë se 70 gjuhë.
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
Dr. Nikolla meriton përgëzimet tona për njëpunë me vlerë. Ai ashtë në pragun e një karriere që sjell përfitim për të gjithë shqiptarët, duke përfshirw edhe "fajtorët". Shteti zhvillon një veprimtari të gjerë ideologjike e kulturore për edukdmin komunist të punonjësve, për formimin e njeriut të ri. Shteti kujdeset në mënyrë të veçantë për zhvillimin dhe edukimin e gjithashëm të brezit të ri në frymën e socializmit e të komunizmit. Arsimi në Republikën Popullore Socialiste të Shqipërise organizohet e drejtohet nga shteti, është i hapur për të gjithë dhe jepet falas: ai ndërtohet mbi bazën e botëkuptimit marksist-leninist dhe ko-mbinon mësimdhwnien me punën prodhuese dhe edukimin fizik e ushtarak. Arsimi ndjek traditat më të mira të shkollës shqipe kombëtare e laike. Shteti organizon e drejton zhvillimin e shkencës e të teknikës.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Fuga vlerësohet “për mënyrën e re se si e shkruan qytetin si koncept, si jetesë dhe si metamorfozë. “Rënia e qytetit” është një botim ku ndërthuret syri i vëzhguesit që jeton brenda një qyteti shqiptar, me analizën e fakteve prej një filozofi social siç është dhe filozofi Artan Fuga, duke parashtruar njëkohësisht ide bashkëkohore se si duhet të jetë një qytet”.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Ky libër përmbledh: • Një sintezë leksionesh të strukturuara. • Pjesë nga libra të autorëve të mëdhenj klasikë. • Fenomenet më të rëndësishme ekonomike dhe sociale. • Shembuj që ilustrojnë dhe konkretizojnë analizën.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Ky libër ka si objektiv të bëjë një analizë rigoroze të përmbajtjes dhe natyrës së Evropës ekonomike dhe sociale që po ndërtohet aktualisht, me qëllim vënien në dukje të forcave dhe dobësive që mund të shpjegojnë krizën e besimit që po kalon. Ai ka gjithashtu për qëllim të tregojë sfidat e ndryshme, raportet e forcave dhe skenarët që do të përcaktojnë Evropën e së nesërmes: Midis zonës së shkëmbimit të lirë dhe hapësirës politike të integruar.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
“Perandori”, i përkthyer në 32 gjuhë të botës, është një nga 150 librat më të lexuar të shekullit të XX. Si portreti i një autokracie të ngurtësuar dhe ritualizuar, Perandori vështirë së mund të lëshohet nga dora dhe vështirë të harrohet.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
"Lindja e Shqipërisë" eksploron se si mundi të lindte për herë të pare Shqipëria e pavarur në vijim të shembjes së Perandorisë Otomane më 1912-n. Nicola Guy analizon rolin që kanë luajtur nacionalistët dhe jonacionalistët shqiptarë, përfaqësuesit e Fuqive të Mëdha dhe burrat e shtetit të vendeve fqinje në krijimin dhe përcaktimin e kufijve të shtetit të ri. Gjithashtu, ajo shqyrton implikimet e përdorimit të gjuhës si kriter bazë për përcaktimin e kombësisë shqiptare, njëkohësisht ilustron pamjaftueshmërinë e përdorimit vetëm të teorive të nacionalizmit dhe të marrëdhënieve ndërkombëtare për shpjegimin e çështjes ende të pazgjidhur shqiptare.
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Sekrete bukurie dhe mirëqenieje Për të gjitha femrat që kujdesen për formën, bukurinë dhe mirëqenien e tyre • Më shumë se 100 ushtrime gjimnastikore të ilustruara, për të arritur formën ideale. • Këshilla dietetike dhe disa meny "dietash të veçanta" (me tregues të ulët glicemik, dieta bimore, me shumë proteina); • Të rejat e fundit të teknologjisë për të rënë nga pesha (pajisje për të rregulluar format, zgjidhje kozmetike, mjekësore, estetike dhe kirurgjikale) në shtëpi ose në qendrën e bukurisë. • Këshilla për t'u ndier mirë (masazhe, relaksim, kirurgji plastike) dhe "për të përkëdhelur" trupin e mendjen. • ... gjithashtu edhe disa këshilla se si të vishemi për të nxjerrë në pah sa më bukur trupin dhe për të fshehur defektet tona.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
“Si të mposhtësh shqetësimet dhe të fillosh të jetosh”, trajton emocione dhe ide shumë të vlefshme. Ky libër është tërheqës për t'u lexuar dhe i thjeshtë për t'u zbatuar. Le t'ju ndryshojë dhe t'ju përmirësojë edhe ju. Nuk keni pse të jetoni me shqetësimin dhe ankthin që ju pengon të bëni një jetë të plotë, aktive dhe të lumtur!
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Në këtë libër, ju do të mësoni se nëpërmjet një komunikimi të frytshëm në jetën e përditshme, do të keni sukses në biznes apo politikë, në mësimdhënie apo sipërmarrje, në një marrëdhënie intime apo familjare. Carnegie, me shembujt nga jeta e personaliteteve më të njohur, në Amerikë dhe Evropë, tregon se zbatimi i rregullave të arta të komunikimit, ka ndihmuar mijëra personazhe të arrijnë famë dhe pushtet. Djali i varfër u bë President i Amerikës - Abraham Linkolni. Shkrimtari, vepra e parë e të cilit nuk u pëlqye nga askush, ia doli të jetë mbret i leximit të të gjithëve - Çarls Dikensi. Këshillat e këtij libri do t'ju ndihmojnë edhe ju të kuptoni mesazhin e Carnegie: Lumturia nuk varet nga kush je dhe çfarë ke, por nga çfarë mendon dhe si komunikon!
Çmimi: 600 Lekë
titleToAlt
Kujtesa eshte nje aftesi e domosdoshme, por jo gjithmone ajo na pergjigjet kur dhe si duam: kujt nuk i ka ndodhur ndonjehere ta kete fjalen "ne maje te gjuhes", te kete veshtiresi per te kujtuar emrin e dikujt qe sheh, apo te mos mbaje mend nje numer telefoni? Nuk ka ndonje recete qe ben mrekulli per problemet e kujteses, por ama ka metoda qe mund te perdoren ne jeten e perditshme per ruajtjen dhe zhvillimin e kesaj aftesie. Mirepo, nese per t'i pervetesuar keto metoda eshte e nevojshme t'i veme ne praktike, atehere ku ka menyre me te mire sesa loja?
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Botuar në mbi 35 vende të botës, ky libër është një revolucion mbi metodat e tjera të vetë-ndihmës. Në shumë vende të botës, "Mjetet" është kthyer në bestseller brenda pak javëve nga botimi i tij. "Mjetet" i jep zgjidhje problemit më të madh që kanë pacientët e psikoterapisë: pritja pambarimisht e gjatë për të nisur ndryshimin e jetës së tyre. Modeli terapeutik tradicional bazohet mbi lëvrimin e së kaluarës, ndërsa Phil Stutz dhe Barry Michels përdorin një arsenal teknikash - pikërisht mjetet - që i lejon pacientët të përdorin problemet e tyre për të arritur te forcat e nënvetëdijes dhe, për pasojë, për t'u vënë në lëvizje. Papritur, falë kësaj qasjeje revolucionare, problemet shndërrohen në mundësi - mundësi për të gjetur kurajën dhe disiplinën, për t'u shprehur e për të krijuar. Për vite me radhë, Michels dhe Stutz, ia kanë mësuar këto mjete një grupi shumë ekskluziv pacientësh dhe tani, “Mjetet”, metoda e tyre revolucionare dhe fuqizuese, është e gatshme për çdo lexues që ka dëshirë të përmbushë gjithë potencialin e tij. Qëllimi i autorëve është pikërisht që jeta juaj të bëhet e jashtëzakonshme - e jashtëzakonshme në qëndrueshmërinë e saj, në përjetimin e lumturisë, në kuptimin e shpirtit njerëzor. Publiku i interesuar Të gjithë lexuesit që kanë përjetuar ose përjetojnë situata personale të pakëndshme: shmangie të problemeve ose personave që konsiderojnë problematikë, inat të pakontrollueshëm, ndjesi bllokimi, përmbytje me shqetësime (ankth, veturrejtje), ndjenjë dorëzimi dhe braktisjeje ndaj vetvetes. Kritika “Një libër që të bën të mendohesh thellë dhe të jep një shtysë të fortë të ndryshosh jetën tënde...” – Kirkus Review “Të gjithë lexuesit do të ndihen me siguri të fuqizuar nga lehtësia e përdorimit të ushtrimeve. Qasja e qartë dhe e thjeshtë bashkë me besimin që "fuqitë madhore janë të vërteta" është një kombinim fitimtar. Ky është një nga ata libra të rrallë vetëndihmues që ndihmon me të vërtetë.” – Publishers Weekly “Një nga sekretet më të famshme të Hollivudit... Stutz dhe Michels kanë krijuar një metodë që të ndihmon të përdorësh forcën krijuese të nënvetëdijes.” – The New Yorker
Çmimi: 850 Lekë
titleToAlt
Libri më i ri publicistik i përkthyesit, shkrimtarit dhe publicistit Amik Kasoruho, “Pa mëri” (publicistika e jetës sime)”, përmbledh shkrime dhe intervista të autorit të dhëna gazetarëve të ndryshëm shqiptarë. Libri ka strukturë të ndërtuar vetëm përmes shkrimeve, letrave dhe intervistave. Vlera e këtij libri është se një përkthyes i ri mundet të gjejë këshilla të thjeshta dhe të mençuna për të ardhmen e tij, një gazetar i ri mundet të mësojë si të eksplorojë në botën e një njeriu që për shkak të jetës, rrethanave, punës dhe vullnetit ka krijuar një profil të veçantë dhe të tejmbushur me tituj librash të përkthyer, libra të botuar në Shqipëri dhe jashtë saj. Komente editoriale Redaktori i këtij libri, Alfred Lela, për autorin thotë se, si i tillë me dhimbjen, por i papërkulur, me moshën, por i paplakur, Amik Kasoruho na dëshmon me anë letrash dhe gjestesh se ai është “Nji njeri i letrave dhe një gentëllmen”.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Menstruacionet, gjinekologu, seksi, kontraceptivët, riprodhimi, sëmundjet seksualisht të transmetueshme, aborti, menopauza...Të gjitha këto çështje si dhe shumë të tjera, vijnë në këtë libër-manual si një bisedë miqësore midis një mamaje gjinekologe dhe vajzës së saj gazetare. Stili praktik e bën këtë manual të nevojshëm për të gjithë.
Çmimi: 900 Lekë
titleToAlt
Ky libër është praktik dhe i domosdoshëm dhe u vjen në ndihmë nënave të reja pas daljes nga materniteti. Ai përmban 200 fotografi që tregojnë hap pas hapi se si duhet të veproni për t'u kujdesur sa më mirë për foshnjën tuaj çdo ditë. Një libër i thjeshtë për t'u lexuar, me shpjegime të qarta dhe me këshilla të shumta praktike për: ushqyerjen, higjienën, ndërrimin, veshjet, gjumin, përkujdesjet për shëndetin, kënaqësitë, shëtitjet. Një këshillues për t'i dhënë besim nënës dhe për ta ndihmuar që ta përballojë me qetësi muajin e parë me foshnjën e saj.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Cili prind nuk do të dëshironte të dinte se cili është sekreti, e fshehta, që do ta bënte djalin apo vajzën e tij të suksesshme? Ky libër është vërtet një "shpellë", në fund të së cilës mund të zbulosh një thesar të madh, një sekret të çmuar, që mund të ketë vlera të jashtëzakonshme për ty. Në botën e gjerë të letërsisë jo-artistike, Malcom Gladwell-i është një talent pothuajse i jashtëzakonshëm. “Sekretet e Suksesit” është një libër shumë i këndshëm që të bën të mendosh mbi teoritë e tij origjinale me ditë të tëra pasi ta kesh lexuar.
Çmimi: 700 Lekë
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania