titleToAlt
Mundësitë psikologjike të njeriut, kapaciteti i tij shpirtëror, ndjesor apo intelektual janë të pakufishëm dhe shpeshherë nuk iu nënshtrohen ligjësive të logjikës, racionalitetit. Pikërisht këtu inkuadrohet libri i ri i Bilal Kolës, i cili është një veteksplorim dhe një përpjekje për të vetëpërmirësuuar veten dhe si i tillë, konsiderohet si një nga trendet më të rëndësishme sot në botën e zhvilluar. Të lodhur nga vargonjtë e racionalizmit, procedurave, arsyes dhe teknikaliteteve, njerëzit po kërkojnë forma alternative të vetëpërmirësimit, të vetaktualizimit, të zhvillimit personal apo të zhvillimit të rolit të tyre, të vendit të tyre në shoqëri, komunitet apo në vetë ekzistencën.
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Nëse ka diçka që më ka ndjekur pas terë jetën, edhe në kohë fatkeqësish, edhe në kohë suksesi, është pikërisht dashuria për Atdheun. Jeta në demokracinë amerikane më bëri të reflektoj mbi shumë gjëra. Kuptova që nuk duhet të hakmerremi për të shkuarën, por të punojmë për të ardhmen, të ndihmojmë përparimin dhe mbarëvajtjen e Atdheut tonë, çdo shqiptar duhet të pyesë veten ç'ka bërë dhe ç'duhet të bëjë për Shqipërinë dhe Kosovën. Së bashku kemi shumë për të bërë..
Çmimi: 2000 Lekë
titleToAlt
Punimi i përgatitur nga Arbi Agalliu trajton një çështje mjaft sensitive si në fushën ekonomike ashtu edhe në atë sociale: rritjen e pagës minimaie në vendin tonë. Pavarësisht nga qëllimi dhe strukturimi i punimit, ai ka në sfond një prej politikave ekonomike mjaft të rëndësishme, sikurse është ajo e pagave. Pikërisht këtu mendoj se qëndron edhe një nga kontributet kryesore të punimit të paraqitur. Ndërsa janë të njohura analizat rreth politikave të tilla si ajo fiskale dhe monetare, si në rrafshin teorik ashtu edhe në atë praktik, pak punime dhe analiza konkrete ka në vendin tonë rreth politikës së pagave, parë kjo si një instrument i rëndësishëm i ndërhyrjes së shtetit në ekonomi.
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
DITËT E ZISË DHE HIPOKRIZISË NDAJ RUGOVËS Sot qytetarët e Kosovës do të ndahen nga Presidenti i tyre, nga njeriu të cilit i besuan fatin e vet, ashtu si hebrenjtë ia besuan Moisiut fatin e tyre. Adhurimi dhe zia që ka pllakosur Kosovën dhe mbarë shqiptarët në të gjithë botën, do të mund të krahasoheshin në përmasat përkatëse me vdekjen e Papës. Këto pesë ditë kanë qenë një dëshmi e sinqertë e përmasave të popullaritetit të liderit të Kosovës, ashtu sikurse kanë qenë ditët e hipokrizisë ndaj figurës së këtij personaliteti pa të dytë në jetën shqiptare, në historinë shqiptare të mbushur me heronj, me trima mbi trima, me epikë dhe legjenda.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Ky botim vjen për lexuesit shqipfolës si produkt i projektit "Kulinaria, si politikë e Shendetit Publik", nga Qendra UET. Projekti synon rritjen dhe kultivimin e vetëdijes shoqërore mbi rolin dhe rëndësinë e ushqyerjes së shëndetshme, në harmoni me traditën kulinare shqiptare. "Rapsodi në pjatë", sjell përvojën dhe mjeshtërinë Chef Alfred Marku, si një prurje frymëzuese për gatime të reja, të cilat zgjojnë shijet e ëmbla të fëmijërisë së secilit prej nesh duke e kthyer ushqimin në një festë të jetës familjare.
Çmimi: 3000 Lekë
titleToAlt
Ka ardhur koha të kuptohet se rendi evropian është çarë, në çastin kur raketat ruse goditën Ukrainën dhe Putini urdhëroi agresionin ushtarak kundër saj. Lufta e cila po vazhdon ende, do të jetë triumf i Ukrainës dhe i Perëndimit, por ndalja e shpërbërjes së plotë të rendit do të varet vetëm nga fitorja e plotë. Githashtu, lufta i dha fund iluzionit se rendi evropian është sistem i parimeve dhe vlerave, duke e bërë këtë ngjarje pikë kthese mes botës së sotme dhe asaj të djeshme.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 900 Lekë
titleToAlt
Digjitalizimi dhe lidhja në internet e veprimtarive shoqërore dhe e krejt informacionit të lidhur me to po ndikojnë në një masë të madhe te gjuhët e vendeve të ndryshme. Për këtë arsye, aspektit cilësor të gjuhëve në internet po i kushtohet një vëmëndje e veçantë vitet e fundit. Nisur nga vrojtimet tona, problemet e drejtshkrimit, shtrembërimet fonetike, mospërshtatja e fjalëve të huaja dhe çështje të tjera të shkrimit të shqipes në internet janë serioze dhe po shfaqen në mënyrë të frikshme e me pasoja të shumta.
Çmimi: 600 Lekë
titleToAlt
Autori, PhD në Teori Politike në Universitetin e Romës "Tor Vergata" dhe aktualisht pedagog në Universitetin Europian të Tiranës, ka qenë gjithmonë i nxitur nga një interes i fortë për analiza gjithëpërfshirëse teorike, si dhe nga një shqetësim i thellë për situatën e vështirë politike të vendit të tij, Shqipërisë. Të dy fenomenet janë pasqyruar dhe ndërthurur në mënyrë krijuese në këtë vëllim.
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Koncepti i politikës (1932) parashtron se koncepti i shtetit e parasheh konceptin e politikës, koncepti i politikës ndryshon nga dallimet në sferat e tjera të veprimtarisë njerëzore, dallimi themelor që i jep kuptimin politikës është ai ndërmjet mikut dhe armikut.
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Etika e Epikurit në letër Monekeut dhe Doktrinat themelore përmblidhet kësisoj: "Nuk duhet pasur frikë nga perënditë. Nuk duhet jetuar me ankthine vdekjes. E mira nuk është e paarritshme. E keqja nuk është e papërballueshme."
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Origjina dhe Parimet e Revolucionit Amerikan krahasuar me Origjinën dhe Parimet e Revolucionit Francez (1800) ndriçon diferencën mes shkaqeve dhe parimeve të dy revolucioneve.
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Koncepti hegelian i historisë tek "Hyrje në filozofinë e historisë" është teleologjik. Historia është histori e realizimit të Frymës absolute.
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Lindur në Divjake me 7 nëntor 1953, ku kalova fëmijërinë dhe moshën më të bukur e të pasur të andoleshencës, jo aq të shpenguar sa flitet për këte moshë, por e bukur gjithsesi. Moshë e ndërtuar me copëza iluzionesh, si imazhe agimesh që shpërbëhen me lindjen e diellit. Janë ditët fatlume që papritur të mpleksin jetën tënde me jetë të mëdha e të dhimbshme, si ajo e profesorëve të mi, por jo jetë të humbura, aq sa të humbura ishin jetët e atyre që i shkaktuan këto dhimbje.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Kjo monografi kontribuon në studimin e kontratës së transportit në realitetin juridik shqiptar, duke sjellë një analizë të thelluar, shteruese, mbi normat me rëndësi për rregullimin e transportit të mallrave sipas Kodit Civil, kodeve dhe legjislacionit special në Republikën e Shqipërisë. Analiza përfshin jo vetëm interpretimin e legjislacionit të fushës në dritën e jurisprudencës dhe doktrinës shqiptare, por gjithashtu ofron një vështrim krahasues në pikat kryesore të legjislacionit italian përsa i përket fenomenit 'transport' dhe natyrës juridike të kontratës së transportit.
Çmimi: 900 Lekë
titleToAlt
Ky është një libër që konfirmon përvojën jetësore të qytetarëve shqiptarë, por edhe intuitën e intelektualëve në tranzicionin e tejzgjatur të vendit tonë. Si i tillë, ai nuk është thjesht i mirëpritur, por, prej shumë kohësh i pritur te vijë në terrenin studimor shqiptar. Përvoja dhe intuita na e kanë përvijuar fenomenin 'tabula rasa, çka znj. Balliu e pozicionon në politikë, e emërton 'metodë të ligjvënësit shqiptar' dhe me të i referohet një "cikli konstant që fillon vetëm nga zero dhe përfundon në zero, menjëherë pas marrjes se pushtetit".
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Lexuesi i librit do ta gjejë veten përballe dilemash të tilla, si: a janë të drejtat e njeriut të prejardhura nga njëfuqi mbinjerëzore, apo janë thjesht konvencione, shpikje të njeriut, në përpjekje për të përmiresuar jetën? A kanë ato nje peshë specifike të caktuar; a janë ato të barabarta mes tyre; a ndryshojnë me ndryshimin e rrethanave te tjera politike, sociale e ekonomike? Kujt i përkasin të drejtat e njeriut, apo, me fjalë të tjera: cili është subjekti që mund t'i pretendojë ato? Ku bazohen të drejtat e njeriut, cila eshte baza e tyre filozofike? A ekzistojnë ato universalisht, apo kultura te ndryshme detyrojnë edhe te drejta te ndryshme njerëzore? Po në të drejtën kushtetuese shqiptare e gjetiu, si janë konstitucionalizuar ato?
Çmimi: 2000 Lekë
titleToAlt
Teuta Vodo adresses an interesting analysis of historical, statical and interview evidence which uncovers a complex phenomenon involving factors such as low levels of rural education, invocation of customary norms in place of state law, land appropriation, and an initially lenient reponse by judiciary. This highlights that the way forward may lie in strengthening trust in the state, and its social norms and institutions, involving education and effective goverment.
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Teuta Vodo adreson fenomenin e gjakmarrjes përmes një analize historike, statistikore dhe intervistuese duke zbuluar një fenomen kompleks që përfshin qasjet fillestare të gjyqësorit ndaj gjakmarrjes. Kjo tregon se forcimi i besimit tek institucionet dhe një qeverisjeje efektive për të formuar shtetin e së drejtës.
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Për të sendërtuar këtë zhvillim duhet të qartësojmë objektivat e çastit dhe të ardhmërisë. Për të arritur aty duhet të bëjmë një vlerësim të njimendtë të historisë sonë që, për arsye të ndryshme, na mungon e po e kemi shumë të vështirë t'a plotësojmë. Kjo ndodh sepse vetë përftimi që ne trashëguam për të shkuarën tonë u vesh me një vello romantizmi, në të cilën spikatën më shumë çastet heroike, të cilët zotëruan mbi gjithë pjesën tjetër të jetës shoqërore e të bashkësisë shqipfolëse. Përfytyrimi ynë u ndal në monumentet që kujtesa jonë historike kishte ngritur për bëmat e heronjve, të cilët mbeteshin në vetëdijen tonë t'armatosur me shqyte e parzmore, duke bërë bejleg me "bajlozin" që vinte nga larg e që donte të pushtonte trojet tona dhe të na rrëmbente lirinë tonë. N'atë përfytyresë zinin pak vend dukuritë tragjike të rrudhjes së të parëve tanë, si pasojë e humbjes së luftërave, të pushtimeve të çdo lloji, të përpjekjeve shekullore për mbijetesë në kushte vështirësish, t'asaj që quhet jeta e vërtetë e një populli, e cila mbetet në hije, por që ka rëndësinë e saj në ecjen e gjatë të një kombi, sepse prej saj burojnë fuqia e qëndresës dhe prirja për të shkuar përpara. Ky libër nuk merr përsipër të jetë një histori në kuptimin e vërtetë të fjalës, megjithëse përfshin ngjarje, data e personazhe historikë. Është një udhëtim i përfytyruar,një endje e tillë nëpër periudha të ndryshme të së shkuarës së hershme të "dheut të Arbërit” deri nëditët tona.
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Shkëputur nga parathënia e Artur Zheji Në këtë shënim hyrës për librin me titull miklues a ironi therëse 'Ndikuesit", ku Budini studion rolet e gazetarëve nëpërmjet intervistave me ta, u jam përgjigjur pyetjeve të shtruara prej saj, që edhe pse në qendër kanë gazetarët, prekin raportet me politikanët dhe lojën e tyre të pushtetit. Me të drejtë, Budini kërkon të përkufizojë rolet e tyre (ose gjoja rolet e tyre, që shpesh ngjajnë si një alibi e përsosur e demokracisë që nuk kemi...) dhe zhvillimet ndërmjet mediave dhe politikës, pasi edhe sot, shumë dukuri kanë kundërthënie kategorike. Si studiuese, ajo shtron pyetje të udhëhequra nga preokupime etike si: Kush i përkufizon ngjarjet në Shqipëri? Çfarë rolesh mbeten pa luajtur mediat përballë politikës? Kush është i interesuar për rënien e besueshmërisë së mediave dhe demonizimin e tyre publik?
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Ikonomi … ka gërshetuar në një jo vetëm këmbnguljen e studiuesit , por edhe pragmatizmin dhe kureshtjen e etshme të gazetarit. Gazeta Mapo Libri i Ilir Ikonomit … është botim me rëndësi të madhe kombëtare . Gazeta Shqip Punim i mrekullueshëm, i shkruar në mënyrë elegante . Top Chanel Autori e ndriçon këtë figurë natyrshëm pa rënë në kurthin e idolatrisë , por dhe pa cinizëm dhe dashakeqësi . Tirana Observer
Çmimi: 1200 Lekë
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania