titleToAlt
Hulumtimi sociologjik mbi fenomenin e devijimit social, si dhe elaborimi i qëndrimit të Fesë islame ndaj devijimit social, është një problem shumë me interes shkencor në shoqërinë moderne globale. Në këtë kontekst dua të theksoj se nevoja e domosdoshme e hulumtimeve të tilla në periudhën në të cilën jetojmë, është rezultat i kompleksitetit shoqëror, si dhe fenomenit të devijimit social (patologjisë sociale) si derivat i shoqërisë moderne. Religjioni si fenomen shoqëror ka një rol shumë të rëndësishëm në rregullimin e marrëdhenieve shoqërore, ku bëjnë pjesë edhe fenomenet sociopatologjike.
Çmimi: 400 Lekë
titleToAlt
Origjinaliteti i Zhanë Hersh është se ajo, zhvillimin e filozofisë në Perëndim e rindërton duke u nisur jo nga tezat e saj themelore, po nga vetë natyra dhe objekti i saj i parë: habia. Habia është aftësia për të pyetur për një dukuri të qartë, domethënë për diçka që na pengon ta shohim dhe ta kuptojmë botën në çast. E para prej dukurive është vetë qenia, pra ekzistenca e materies dhe e botës. Prej kësaj çështjeje, kaq e thjeshtë në pamje të parë, shekuj më parë lindi në Greqi ai lloj meditimi që, prej atëhere, nuk ka rreshtur së dhëni hov mendimit: filozofia. Historia e kësaj habie, vazhdimisht të trajtuar, përherë të gjallë, gjithmonë të riformuluar, Zhanë Hersh na e tregon duke u nisur prej disa filozofëve perëndimorë; para-sokratikët, Sokrati, Platoni, Aristoteli, epikureanët, stoikët, shën Agustini Thoma d'Akuini, Dekarti, Spinoza, Laibnici, Loku, Kanti, Hegeli, Konti, Marksi, Frojdi, Bergsoni, Kirkegori, Niçja, Haserli, Hajdegeri, Jaspersi. Gjithashtu, autorja na thotë se kjo histori e filozofisë është, ashtu siç ka qenë filozofia në të gjitha kohërat: aktuale.
Çmimi: 600 Lekë
titleToAlt
Me këtë botim synohet të analizohen dhe të paraqiten në një mënyrë të përmbledhur zhvillimet më të spikatura të jurisprudencës së GJEDNJ në lidhje me nenin 8 të Konventës që ka të bëjë me të drejtën për respektimin e jetës private dhe familjare.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Fuga vlerësohet “për mënyrën e re se si e shkruan qytetin si koncept, si jetesë dhe si metamorfozë. “Rënia e qytetit” është një botim ku ndërthuret syri i vëzhguesit që jeton brenda një qyteti shqiptar, me analizën e fakteve prej një filozofi social siç është dhe filozofi Artan Fuga, duke parashtruar njëkohësisht ide bashkëkohore se si duhet të jetë një qytet”.
Çmimi: 1000 Lekë
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania