titleToAlt
Për më shumë se njëzet e pesë vjet, udhëheqësi i legjendave dhe i elitës, virtuozi Robin Sharma, u ka dhënë mësime titanëve të biznesit, superyjeve të sportit dhe mbretërve të botës së spektaklit, bazuar në një sistem revolucionar që i ka ndihmuar këta njerëz të shquar, që ambiciet e tyre më të mëdha t'i përkthejmë në rezultate të përditshme.
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Xhek Valentini është një i ri vazhdimisht i dëshperuar, i thyer shpirtërisht dhe i paqartë për jetën e tij. Ndihet i paplotësuar në punë dhe sapo është ndarë nga e dashura. Aventura e tij fillon menjëherë pas një aksidenti automobilistik, ku rrezikon seriozisht jetën. Në dhomën e spitalit takon një njeri, që i përcjell një urtësi të thellë dhe nga i cili merr disa këshilla, qe iu përgjigjen tri pyetjeve te rëndesishme në jetë: A kemi jetuar me menyrë të urtë? A kemi shërbyer shkëlqyeshem? dhe A kemi dashuruar mirë? Sapo rimerr veten nga aksidenti, Xheku nis një aventurë fantastike nepër botë, ku do te takohet me tre mësues: një shenjtor, një sërfist dhe një sipërmarrëse...
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Robin Sharma, lideri dhe eksperti i performancës elitare, prezantoi konceptin Klubi 5 e mëngjesit 20 vjet më parë, bazuar në një regjim mëngjesi revolucionar. Ky koncept ka ndihmuar klientët e tij të rrisin produktivitetin e tyre, të bëhen më të shëndetshëm dhe të ruajnë qetësinë shpirtërore në këtë epokë jashtëzakonisht të ndërlikuar. Në këtë libër revolucionar, punë rigoroze 4-vjeçare e autorit, ju do të zbuloni zakonin e të ngriturit herët, që ka ndihmuar kaq shumë njerëz të arrijnë rezultate të mahnitshme, duke rritur lumturinë, dashamirësinë dhe ndjesinë e të qenit gjallë. Përmes një historie të këndshme dhe shpesh argëtuese me dy të huaj që takojnë një pasanik ekscentrik, i cili bëhet mentori i tyre i fshehtë, Klubi 5 e Mëngjesit është: ■ një tregues se sa shumë njerëz të mençur në botë e flllojnë mëngjesin e tyre me një metodë të caktuar, për të pasur rezultate mahnitëse; ■ një formulë për t'u zgjuar çdo ditë në 5 të mëngjesit, duke u ndier të frymëzuar, të përqendruar dhe të mbushur plot me energji; ■ një metodë që ju krijon mundësi të keni kohë edhe për të pushuar, edhe për t'u stërvitur, edhe për t'u argëtuar, edhe për t'u rritur individualisht; ■ një praktikë e bazuar në neuroshkencë, që ndihmon në ngritjen shpirtërore, duke ju dhënë kohë të çmuar që të mendoni, të shprehni krijimtarinë tuaj dhe të fllloni ditën në mënyrë paqësore, në vend që të shpejtoni për gjithçka; ■ një libër që nxit besimin tuaj për të arritur më të mirën e për të kapur majat. Nëse i vini synim vetes për t'i realizuar qëllimet e tuaja, mund t'ia dilni! Një libër që do t'jua ndryshojë jetën përgjithmonë!
Çmimi: 1100 Lekë
titleToAlt
Robin Sharma është një nga folësit profesionistë më të njohur në Amerikë dhe një yll në lindje në fushën e lidershipit dhe të përmisimit të jetës duke pasur audienca prej deri në 10 000 veta në seminarët e tij .Ai drejton një kompani të vetën të zhvillimit të lidershipit, Sharma Lidership International , dhe ka ndarë platformat e fjalimeve me persona të tillë si : Bill Clinton ,Deepak Chopra ,Richard Carlson dhe Dr. John Gray. Librat e Sharma-s , si “Murgu që shiti Ferrarin “ dhe “Udhërrëfyesi i madhëdhtisë “, kanë qenë në majat e listave të bestseller-ëve në të gjithë botën dhe janë shitur në miliona kopje në më shumë se 70 gjuhë.
Çmimi: 500 Lekë
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania