titleToAlt
Qëndrimi që mban një shoqëri e caktuar ndaj intelektualëve të saj është domethënës për të gjykuar se në ç’masë kjo shoqëri është demokratike...Vetë natyra kreative e veprimtarisë intelektuale, pavarësisht fushës në të cilën realizohet ajo, presupozon një dimension të gjerë lirie krijuese – artistike ose akademike. Intelektualët e vërtetë nuk e tradhëtojnë veçorinë e sendërtuar në qenien e tyre duke ua nënshtruar mendimin e tyre të lirë, ndërgjegjen dhe veprimtarinë e tyre krijuese kërkesave të punëdhënësit, të padronit ose të konsumatorit të rëndomtë dhe, aq më pak, ideologjisë zyrtare, si ushtarë të bindur të partisë në pushtet.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Thelbi i qeverisjes së vendit duhet të qëndrojë në financat.. Ndërtimi ekonomik është themeli që siguron bazën materiale për kauzën e socializmit me karakteristika kineze në epokën e re.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Të gjithë liderët janë të kufizuar nga gjeografia. Mundësitë e tyre limitohen nga malet, lumenjtë, detet dhe betoni. Po, për t'i ndjekur ngjarjet botërore duhet t'i kuptosh njerëzit, idetë dhe lëvizjet - por nëse nuk e njeh gjeografinë, asnjëherë nuk do ta rrokësh tërësinë. Nëse ndonjëherë ke pyetur veten se pse Putini është kaq i fiksuar me Krimenë, pse SHBA - ja ishin të destinuara të bëheshin fuqi globale apo pse baza e fuqisë së Kinës vazhdon të zgjerohet, duke avancuar përpara, përgjigjet gjenden të gjitha këtu.
Çmimi: 1300 Lekë
titleToAlt
Shkëputur nga parathënia e Artur Zheji Në këtë shënim hyrës për librin me titull miklues a ironi therëse 'Ndikuesit", ku Budini studion rolet e gazetarëve nëpërmjet intervistave me ta, u jam përgjigjur pyetjeve të shtruara prej saj, që edhe pse në qendër kanë gazetarët, prekin raportet me politikanët dhe lojën e tyre të pushtetit. Me të drejtë, Budini kërkon të përkufizojë rolet e tyre (ose gjoja rolet e tyre, që shpesh ngjajnë si një alibi e përsosur e demokracisë që nuk kemi...) dhe zhvillimet ndërmjet mediave dhe politikës, pasi edhe sot, shumë dukuri kanë kundërthënie kategorike. Si studiuese, ajo shtron pyetje të udhëhequra nga preokupime etike si: Kush i përkufizon ngjarjet në Shqipëri? Çfarë rolesh mbeten pa luajtur mediat përballë politikës? Kush është i interesuar për rënien e besueshmërisë së mediave dhe demonizimin e tyre publik?
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
"Kultura e terrorizimit" përshkruan ngjarjet historike dhe politike të vitit 1986, që është dhe kulmi i epokës "Regan", dhe pasojat e tyre për ata që janë të interesuar të kuptojnë shoqërinë amerikane. Në të trajtohet përfshirja e qeverisë amerikane në akte të terrorit suprem të hapur dhe të fshehtë, për të paraqitur studimin e rastit, që ka një rëndësi të madhe sot dhe mësimet e të cilit nuk duhet të harrohen. Këto skandale shkaktuan disa rrëmuja dhe zmbrapsje, duke diskredituar disa prej politikave më të dhunshme, ndaj së cilave ishin ekspozuar pjesërisht planifikuesit e shtetit dhe ideologët e tyre. Përfundimi më i rëndësishëm për t'u nxjerrë nga këto ngjarje është se, edhe një herë, ato demonstrojnë që edhe në një shoqëri gjerësisht të depolitizuar, si ajo e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pa parti politike apo presion të shtypit përtej spektrit të ngushtë të konsensusit të dominuar nga biznesi, për veprimin popullor është e mundur që të ketë një ndikim domethënës mbi politikën, megjithëse tërthorazi. Ky ishte një mësim i rëndësishëm i nxjerrë nga luftërat e Indokinës, që gjithashtu u nënvizua edhe një herë me përvojën e 1980-ës në Amerikën Qendrore. Dhe kjo duhet mbajtur mend për të ardhmen.
Çmimi: 1600 Lekë
titleToAlt
Për herë të parë, Hillari Klinton rrëfen përjetimet e saj gjatë një prej zgjedhjeve më kontroverse dhe të paparashikueshme në histori. Tanimë, e lirë nga çdo trysni, ajo flet për një garë presidenciale të mbushur me zemërim, seksizëm, ulje-ngritje të pazakonta dhe një kundershtar, i cili shkeli të gjitha rregullat e garës. Në këtë libër, ajo tregon se ç'do të thote të garosh kundër Donald Trampit, cilat ishin gabimet e saj, si e përballoi ajo atë humbje shkatërruese dhe si gjeti fuqi të mblidhte veten e të shihte përpara për të ardhmen; ç'sfida duhet të kalojë një grua për t'u shfaqur e fortë në sy të publikut të gjërë, kritikat për zërin, moshën dhe pamjen e saj, por, mbi të gjitha, për standardet e dyfishta me të cilat përballet një grua në politikë. Zgjedhjet e vitit 2016 në Amerikë u shënjuan nga një sulm i papreçedent në demokracinë e vendit, nga një kundërshtar i huaj. Duke analizuar faktet dhe duke vënë pikat mbi "I" Hillari Rodham Klinton tregon se sa i rrezikshëm ishte ai dhe pse Amerika duhet të dijë t'i mbrojë vlerat e demokracisë për të ardhmen.
Çmimi: 1400 Lekë
titleToAlt
"A gjendemi në Rrugicën e Maces?" - pyet Manuel Montobbio në faqet e para të këtij libri të shkëlqyer. "Përtej metaforës, ndodhemi të paktën përballë katër pasqyrave konkave dhe konvekse, përballë lenteve, përmes të cilave shohim veten, të tjerët dhe botën. Shohim botën e Perëndimit dhe konstruksionin e universalitetit të tij të pretenduar; shohim botën e Orientalizmit dhe orientalizmat, nëpërmjet të cilave që nga Perëndimi shohim Lindjen, pohojmë dhe përkufizojmë Tjetrin; shohim botën e Oksidentalizmit dhe oksidentalizmat, përmes të cilave të tjerët shohin dhe përkufizojnë Perëndimin; shohim botën e "vlerave aziatike", deklarimi i të cilave që nga Azia pretendon të mbështesë dhe të afirmojë një universalitet apo vlera kolektive ndryshe nga vlerat e deklaruara si universale prej Perëndimit dhe për Perëndimin."
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Në librin “Fillesat e rendit politik”, Francis Fukuyama, na jep një përmbledhje gjithëpërfshirëse se si janë zhvilluar institucionet e sotme kryesore politike. Ai fillon me politikën e stërgjyshërve tanë të parë dhe e vazhdon historinë me daljen e shoqërive fisnore, kijimin e shtetit të parë moden në Kinë, filimin e rendit ligjor në Indi dhe Lindjen e Mesme, si dhe zhvillimin e llogaridhënies politike të Evropës në prag të Revolucionit Francez.
Çmimi: 1600 Lekë
titleToAlt
Ky libër, i konsideruar si traktati politik i Hitlerit i ndërthurur me elementë autobiografikë, është i domosdoshëm për të kuptuar më mirë Holokaustin dhe totalitarizmin e çdo ngjyre. Ky libër është një paralajmërim për të nesërmen, për brezat e rinj, në mënyrë që çmenduria e messhekullit të XX të mos përsëritet më kurrë. Botimi i këtij libri është një kambanë për të gjithë ata që e shohin si një objekt në lëvizje që magjeps, tmerron dhe shpesh nxit projektime absurde. Ky libër duhet lexuar që t'i hiqet velloja e misterit që e rrethon, për të parandaluar ekstremizmin dhe urrejtjen e çdo lloji. Mein Kampf duhet të shihet si objekt historik.
Çmimi: 1500 Lekë
titleToAlt
Ky libër, i konsideruar si traktati politik i Hitlerit i ndërthurur me elementë autobiografikë, është i domosdoshëm për të kuptuar më mirë Holokaustin dhe totalitarizmin e çdo ngjyre. Ky libër është një paralajmërim për të nesërmen, për brezat e rinj, në mënyrë që çmenduria e messhekullit të XX të mos përsëritet më kurrë. Botimi i këtij libri është një kambanë për të gjithë ata që e shohin si një objekt në lëvizje që magjeps, tmerron dhe shpesh nxit projektime absurde. Botimi i këtij libri, ku Adolf Hitleri farkëtoi si një bombë me sahat, tërësinë e ideve mbi nacionalizmin, pangjermanizmin, eugjenizmin, racizmin etj. - është i rëndësishëm pasi ky libër përcaktoi historinë e Europës. Autori i këtij libri pasi shkatërroi, dogji me dhjetëra kombe dhe vrau dhjetëra milionë njerëz, çoi në shkatërrim total dhe vetë kombin e tij. Adolf Hitleri ishte demagogu më i madh që ka parë bota deri më sot, sundues tiran, një figurë e tmerrshme, një monstër që urdhëroi krimet më makabre. Mendja e tij e sëmurë, në emër të pastërtisë së racës, projektoi dhe urdhëroi eliminimin e 6 milionë hebrenjve të pafajshëm. Në fund të jetës së tij, Adolf Hitleri ishte i vetmi nacional-socialist që me të drejtë mund të thoshte se nuk kishte qenë kurrë, as një pasues, as një nxënës dhe as një dishepull. Ai, më shumë se çdo despot tjetër, mundi t'i bindte pasuesit e tij se ishte mishërimi i një ideali, të cilit tani i kishte ardhur koha. Kjo ishte dhe origjina e vërtetë e hirit të Hitlerit. Rruga mëse e jashtëzakonshme e jetës së tij ka treguar se si idetë e mbrapshta, të përhapura si ide misionarësh, mund të çojnë në programe politike plotësisht të çmendura dhe në tragjedi me përmasa botërore. Ky libër duhet lexuar që t'i hiqet velloja e misterit që e rrethon, për të parandaluar ekstremizmin dhe urrejtjen e çdo lloji. Mein Kampf duhet të shihet si objekt historik.
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Po ju jap një paralajmërim. Po qe se jeni plotësisht të qetë dhe të kënaqur me këndvështrimin e veçantë që keni për njerëzimin, fenë, historinë dhe botën në tërësi, mos lexoni më tej. Por, në qoftë se hyni ndër ata miliona njerëz që shohin lajmet e përditshme dhe kruajnë kokën me habi e shtrojnë pyetjen: "Çfarë po ndodh në.botë?"; ose në qoftë se ju interesojnë çështje të tilla që kanë të bëjnë me atë se kush jemi, nga vijmë dhe ku po shkojmë, ju do të vuani të njëjtën pasojë si dikush që nis të udhëtojë për qejf me një makinë të vjedhur. Libri që keni në duar trajton çështje që kanë të bëjnë me sekrete qeveritare, me histori dhe besime të fshehta; me sekretet e pasurisë, të pushtetit dhe të kontrollit; sekrete që rrallëherë janë përmendur nëpër tekstet e historisë dhe që nuk janë zënë asnjëherë në gojë nga mediat. Ky material mund të jetë shqetësues dhe trazues për disa. A ekzistojnë vërtet shoqëritë e fshehta? A ka vërtet një qeveri të fshehtë? A ka një komplot mbarëbotëror që priret për të përmbysur lirinë dhe demokracinë? Apo një diskutim i tillë është thjesht përçartje absurde "teoricienësh të konspiracionit."?... Pra, nga ta dimë se cila është e vërteta dhe cila nuk është? Çfarë është e rëndësishme dhe çfarë është e parëndësishme? Cili është në të vërtetë përgjegjës? A ka veprime konspiracioni që ushtrojnë një ndikim dëmtues mbi të gjithë ne? A ka komplote që mund t'u gjendet burimi me anë të rrjedhës së historisë së njerëzimit? Cilat janë ato dhe cili është qëllimi i tyre?... Ky libër trajton pikërisht këto çështje.
Çmimi: 1250 Lekë
titleToAlt
Libri “Gjendja Njerëzore”, trajton kuadrin e politikës dhe jo vetë politikën, si dhe tenton një rikonstruksion fenomenologjik të aktivitetit njerëzor për të përcaktuar llojin e veprimit që i përket politikës. Problemet që shquante Arendt në atë kohë, vazhdojnë të qëndrojnë përballë nesh edhe sot. Si një vepër klasike për teorinë politike, “Gjendja Njerëzore” ka rezultuar edhe e gjithë kohëshme.
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
Në këtë libër përshkruhen mjaft mirë gjendja në Ballkanin e midis viteve 1878 dhe 1912 dhe skenari kompleks në të cilin u zhvilluan dy konfliktet. Luftërat janë përshkruar në aspektet e tyre strategjike, sikurse edhe në dramën që përjetoi popullsia civile, veçanërisht myslimanët e Turqisë europiane. Një eksperiencë që pati rrjedhime të shumta në marrëdhëniet politike e kulturore midis vendeve ballkanike, shenjat dhe kuptimet e të cilave nuk pushojnë së rënduari edhe sot në procesin e integ-rimit europian të rajonit.
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
Me këtë botim synohet të analizohen dhe të paraqiten në një mënyrë të përmbledhur zhvillimet më të spikatura të jurisprudencës së GJEDNJ në lidhje me nenin 8 të Konventës që ka të bëjë me të drejtën për respektimin e jetës private dhe familjare.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 900 Lekë
titleToAlt
Publiçistika e Bledi Mane-s, ka rikthyer në gazetarinë shqiptare nevojën për gazetarë përpara se të shkruajnë, të kenë jetën e tyre, ngjyrat e forta dhe të vrazhda të së vërtetës, kulturën e të lexuarit dhe nevojën e përjetshme që gazetaria ka për të pasur një rrënjë tek letërsia. Në një stinë të gjatë e të thatë të gazetarisë shqiptare ku rrëfimi është zëvendësuar nga citatet, ku përshkrimi është zëvendësuar nga adresat e thata të protokolleve dhe ku qëndrimi ësntë asgjësuar nga nevoia për të mos menduar. Bledi Mane është bërë popullor, pasi po kthen tek brezi i tij shenjat e qarta të një gazetari të angazhuar, që nuk ka lidhje me gazetarinë që e angazhon për llogari të të tjerëve.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Padyshim një nga figurat qëndrore të jetës e politikës shqiptare në vitet e trazuara kur u ngjiz shteti i pavarur shqiptar, Esat Pashë Toptani ka mbetur në kujtesën kolektive të shqiptarëve si sinonim i tradhtarit. Me gjithë ndonjë përpjekje të këtyre viteve të fundit për ta rehabilituar figurën e pashait, ai vazhdon të kujtohet si njeriut që për hir të interesave të veta për pushtet, qe gati ë shiste interesat e popullit e vendit të vet. Studimi i historianit serb Dushan T. Batakoviç hedh dritë pikërisht mbi një sërë aspektesh të panjohura të raporteve mes Esat Pashë Toptanit dhe shtetit serb, duke plotësuar kësisoj përfytyrimin tonë për këtë njeri që pretendoi të bëhej mbret i shqiptarëve, por në fund përfundoi i varrosur mes ushtarëve serbë, në varrezat serbe të Parisit.
Çmimi: 400 Lekë
titleToAlt
Dokumentet që sjell ky punim janë një copëz e "këtij mozaiku" të madh, që "stuhitë" e kohëve e kanë shpënë larg në Arkivat Britanike. Ato vijnë për herë të parë për të plotësuar sadopak të panjohurat e shumta që ka "mozaiku i lashtë" i historisë së vendit tonë. Fondi i tyre na bën me dije për anë dhe çështje tërësisht të panjohura të një figure pak të njohur, shumë të debatuar, por që zë një vend të rëndësishëm në historinë e vendit tonë, Ali Pashës. Veç lëvizjeve pak të ndriçuara me karakter politik, ushtarak, diplomatik, apo ekonomik të këtij hegjemoni, dokumentet e arkivave britanike të këtij botimi sjellin edhe të dhëna me mjaft interes rreth përpjekjeve të këtij burri për mëvetësi dhe indipendencë. Këto dokumente vënë përpara drojës pretendimet e historiografisë tradicionale vendase apo të huaj për fillesat e nacionalizmit dhe përpjekjet gati një shekull më parë të këtij hegjemoni për një shtet të mëvetësuar dhe indipendent.
Çmimi: 2000 Lekë
titleToAlt
Gjergj Kastrioti ynë është hero, jo vetëm i kombit shqiptar, por edhe i mbarë familjes së kombeve europiane. Ai është avokat i familjes dhe i qytetërimit europian; ai është i vetmi hero i kombit shqiptar dhe i familjes europiane, i cili e meriton plotësisht të quhet personalitet i veprave të virgjëra heroike.. Vlera e madhe që ka ky personalitet në historinë e kombit shqiptar dhe në themelimin dhe arkitekturën e shtetit të Arbrit janë të përjetshme dhe model për shumë popuj, kombe, politikanë, historianë, krijues, individë dhe shtete në mbarë botën demokratike dhe të qytetëruar.
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Tronditës në zbulimete tij, i shkruar me mjeshtëri dhe gjykime të drejta, "Familja e sekreteve", është tabloja e parë dhe e plotë historike e dinastisë Bush dhe e epokës që ajo modeloi. Xhorxh W. Bush largohet nga pushteti si një president që shumë njerëz mund ta konsideronin si popullor dhe shumë të tjerë, si një nga fatkeqësitë më të mëdha në historinë amerikane dhe Russ Baker bën pyetjen kuptimplotë: Kush e donte në të vërtetë këtë njeri në krye të vendit dhe pse mbështetësit e tij ndihmuan në sjelljen në pushtet të një njeriu me prirje dhe kufizime kaq të dukshme? Libri është një vështrim i ri befasues mbi Xhorxh W. Bushin, familjen e tij, rrjetin e tij të spiunëve dhe mjedisit favorizues brenda të cilit ata zhvilluan veprimtarinë e tyre.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
"Si të bëhesh president", është historia e filozofisë së qeverisjes së mirë amerikane nga koha e Luftës së Dytë Botërore deri në ditët e sotme. Autorja e librit, Florence Littauer nëpërmjet profesionalizmit të lartë të saj si politologe dhe historiane, si shkrimtare dhe psikologe; nëpërmjet portreteve të presidentëve amerikanë na ndihmon të gjithëve, ne lexuesve, si të bëhet secili në punën e vet një menaxher i zoti, që mund të drejtojë programe me dhe pa ndihmën e një lidershipi të frymëzuar dhe magnetik.
Çmimi: 900 Lekë
titleToAlt
Në Antologjinë historike që po i paraqitet lexuesit përfshihen materiale, të cilat i kushtohen historisë së periudhës 1912-1945, shkruar prej A. Këlcyrës për RFE; të dhënat e periudhës 1944-1945 janë hulumtuar në faqet e shtypit të refugjatëve politikë, pas vitit 1944,nga vetë autori ; ndërsa lëndën që rrok lakun kohor 1925-1959, është qëmtuar ndër arkiva. Nga kjo mori e materialeve të grumbulluara u përzgjodhën ato pjesë që pasqyrojnë më mirë idetë dhe zbulojnë aspektet e kësaj figure poliedrike, si historian, eseist, diplomat, gazetar, si tribun e si njeri i thjeshtë.
Çmimi: 2500 Lekë
titleToAlt
Ky është një album i cili i kushtohet 100-vjetorit të lirisë politike të popullit shqiptar. I konceptuar si një histori imazhi në mënyrë të ilustruar dhe të komentuar është strukturuar ngjashmërisht si shumë albume të tjerë të sistemuar me fotografi, të cilët i janë servirur lexuesve tanë edhe më parë edhe në sisteme të ndryshme qeverisje, në vigjilje të përvjetorëve të ndryshëm të Pavarsisë.
Çmimi: 2500 Lekë
titleToAlt
Ipeni theksonte se nëse do të ndiqej programi i Lidhjes së Prizrenit, kjo do të çonte patjetër në një organizim federalist, gjymtyrët e të cilit do të ishin fiset, krahinat dhe qytetet e ndryshme në të cilat ndahej Shqipëria. Përfaqësuesit e tyre do të drejtonin Konventën, e cila natyrshëm do të nxirrte nga gjiri i saj një figurë shtetërore për ta vënë në krye. Austro-Hungaria nuk lejonte ndërhyrjen e asnjë Fuqie në çështjen e përfshirjes së Shkodrës në shtetin e ardhshëm shqiptar. Shkodra dukej se po bëhej çështje e Fuqive të Mëdha. Duhej të merrej diçka vendimtare për të mënjanuar dështimin e Konferencës së Ambasadorëve në Londër, gjë që do të sillte ashpërsimin e situatës ndërmjet Austrisë dhe Rusisë dhe pas tyre ndërmjet Aleancës Tripalëshe dhe Antantës, deri në konflikt të armatosur. Në sy të palës ruse, Ipeni e quajti kufirin e propozuar prej tyre si më të keqin për Shqipërinë e ardhshme. Ai renditi arsyet e mëposhtëme: "Në veri, prej Shkodrës e deri në Urën e Vezirit, kufiri kalonte sipas një rruge moçalore; një rrugë nuk mund dhe nuk duhet të jetë kurrë një kufi. Në lindje kufiri ndiqte rrjedhën e Drinit të Zi, por një lumë do të ishte vetëm atëhere një kufi i mirë nëse ai do të kishte një rrjedhë të mjaftueshme, që të konsiderohej si një pengesë, por Drini i Zi kalohej lehtë në shumë vende.
Çmimi: 800 Lekë
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania