titleToAlt
Shkëputur nga parathënia e Artur Zheji Në këtë shënim hyrës për librin me titull miklues a ironi therëse 'Ndikuesit", ku Budini studion rolet e gazetarëve nëpërmjet intervistave me ta, u jam përgjigjur pyetjeve të shtruara prej saj, që edhe pse në qendër kanë gazetarët, prekin raportet me politikanët dhe lojën e tyre të pushtetit. Me të drejtë, Budini kërkon të përkufizojë rolet e tyre (ose gjoja rolet e tyre, që shpesh ngjajnë si një alibi e përsosur e demokracisë që nuk kemi...) dhe zhvillimet ndërmjet mediave dhe politikës, pasi edhe sot, shumë dukuri kanë kundërthënie kategorike. Si studiuese, ajo shtron pyetje të udhëhequra nga preokupime etike si: Kush i përkufizon ngjarjet në Shqipëri? Çfarë rolesh mbeten pa luajtur mediat përballë politikës? Kush është i interesuar për rënien e besueshmërisë së mediave dhe demonizimin e tyre publik?
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Për herë të parë, Hillari Klinton rrëfen përjetimet e saj gjatë një prej zgjedhjeve më kontroverse dhe të paparashikueshme në histori. Tanimë, e lirë nga çdo trysni, ajo flet për një garë presidenciale të mbushur me zemërim, seksizëm, ulje-ngritje të pazakonta dhe një kundershtar, i cili shkeli të gjitha rregullat e garës. Në këtë libër, ajo tregon se ç'do të thote të garosh kundër Donald Trampit, cilat ishin gabimet e saj, si e përballoi ajo atë humbje shkatërruese dhe si gjeti fuqi të mblidhte veten e të shihte përpara për të ardhmen; ç'sfida duhet të kalojë një grua për t'u shfaqur e fortë në sy të publikut të gjërë, kritikat për zërin, moshën dhe pamjen e saj, por, mbi të gjitha, për standardet e dyfishta me të cilat përballet një grua në politikë. Zgjedhjet e vitit 2016 në Amerikë u shënjuan nga një sulm i papreçedent në demokracinë e vendit, nga një kundërshtar i huaj. Duke analizuar faktet dhe duke vënë pikat mbi "I" Hillari Rodham Klinton tregon se sa i rrezikshëm ishte ai dhe pse Amerika duhet të dijë t'i mbrojë vlerat e demokracisë për të ardhmen.
Çmimi: 1400 Lekë
titleToAlt
Vrasja e Sokolit ,jeta ,politika dhe vdekja e politikanit .Intervista dhe dëshmi.
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Elisabetta de Paulay, vajza e drejtorit të Teatrit Kombëtar të Budapestit, debutonte fare e re në skenë në rolin e Zhulietës së tragjedisë shekspiriane. Detyrohet të largohet nga Hungaria pas revolucionit të Bela Kunit, duke braktisur kështu skenën pas sukseseve të panumërta, për të nisur një jetë të re, përkrah bashkëshortit të saj Vittorio Cerruti, në atë kohë ambasador i Italisë në Pekin. Karriera diplomatike e ambasadorit do ta çonte nga Pekini në Moskë, nga Rio de Zhaneiro në Berlin e Paris. Ishin vite intensive për diplomacinë italiane dhe ajo me një finesë të shkëlqyer përballoi ngjarjet në sallonet më të rëndësishme të historisë, duke grumbulluar një material të çmuar. Falë kulturës, inteligjencës, humorit, elegancës dhe angazhimit të saj, luajti rolin zyrtar në marrëdhëniet e ngatërruara diplomatike të kohës. Ashtu siç thotë Elisabetta Cerruti në këto kujtime: "... ishte ulur pranë tyre, në ato ditë të stuhishme për botën". Lexuesi ka mundësinë që, nëpërmjet penës së shkathtë të autores, me ngjarje, situata e dialogë realë apo tablo tejet interesante e të vërteta, të njohë shumë njerëz të pushtetshëm të kohës, si Hitleri, Himleri, Stalini e Musolini, apo bashkëpunëtorët e tyre të afërt.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 900 Lekë
titleToAlt
Publiçistika e Bledi Mane-s, ka rikthyer në gazetarinë shqiptare nevojën për gazetarë përpara se të shkruajnë, të kenë jetën e tyre, ngjyrat e forta dhe të vrazhda të së vërtetës, kulturën e të lexuarit dhe nevojën e përjetshme që gazetaria ka për të pasur një rrënjë tek letërsia. Në një stinë të gjatë e të thatë të gazetarisë shqiptare ku rrëfimi është zëvendësuar nga citatet, ku përshkrimi është zëvendësuar nga adresat e thata të protokolleve dhe ku qëndrimi ësntë asgjësuar nga nevoia për të mos menduar. Bledi Mane është bërë popullor, pasi po kthen tek brezi i tij shenjat e qarta të një gazetari të angazhuar, që nuk ka lidhje me gazetarinë që e angazhon për llogari të të tjerëve.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Padyshim një nga figurat qëndrore të jetës e politikës shqiptare në vitet e trazuara kur u ngjiz shteti i pavarur shqiptar, Esat Pashë Toptani ka mbetur në kujtesën kolektive të shqiptarëve si sinonim i tradhtarit. Me gjithë ndonjë përpjekje të këtyre viteve të fundit për ta rehabilituar figurën e pashait, ai vazhdon të kujtohet si njeriut që për hir të interesave të veta për pushtet, qe gati ë shiste interesat e popullit e vendit të vet. Studimi i historianit serb Dushan T. Batakoviç hedh dritë pikërisht mbi një sërë aspektesh të panjohura të raporteve mes Esat Pashë Toptanit dhe shtetit serb, duke plotësuar kësisoj përfytyrimin tonë për këtë njeri që pretendoi të bëhej mbret i shqiptarëve, por në fund përfundoi i varrosur mes ushtarëve serbë, në varrezat serbe të Parisit.
Çmimi: 400 Lekë
titleToAlt
"Si të bëhesh president", është historia e filozofisë së qeverisjes së mirë amerikane nga koha e Luftës së Dytë Botërore deri në ditët e sotme. Autorja e librit, Florence Littauer nëpërmjet profesionalizmit të lartë të saj si politologe dhe historiane, si shkrimtare dhe psikologe; nëpërmjet portreteve të presidentëve amerikanë na ndihmon të gjithëve, ne lexuesve, si të bëhet secili në punën e vet një menaxher i zoti, që mund të drejtojë programe me dhe pa ndihmën e një lidershipi të frymëzuar dhe magnetik.
Çmimi: 900 Lekë
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania