titleToAlt
"Kultura e terrorizimit" përshkruan ngjarjet historike dhe politike të vitit 1986, që është dhe kulmi i epokës "Regan", dhe pasojat e tyre për ata që janë të interesuar të kuptojnë shoqërinë amerikane. Në të trajtohet përfshirja e qeverisë amerikane në akte të terrorit suprem të hapur dhe të fshehtë, për të paraqitur studimin e rastit, që ka një rëndësi të madhe sot dhe mësimet e të cilit nuk duhet të harrohen. Këto skandale shkaktuan disa rrëmuja dhe zmbrapsje, duke diskredituar disa prej politikave më të dhunshme, ndaj së cilave ishin ekspozuar pjesërisht planifikuesit e shtetit dhe ideologët e tyre. Përfundimi më i rëndësishëm për t'u nxjerrë nga këto ngjarje është se, edhe një herë, ato demonstrojnë që edhe në një shoqëri gjerësisht të depolitizuar, si ajo e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pa parti politike apo presion të shtypit përtej spektrit të ngushtë të konsensusit të dominuar nga biznesi, për veprimin popullor është e mundur që të ketë një ndikim domethënës mbi politikën, megjithëse tërthorazi. Ky ishte një mësim i rëndësishëm i nxjerrë nga luftërat e Indokinës, që gjithashtu u nënvizua edhe një herë me përvojën e 1980-ës në Amerikën Qendrore. Dhe kjo duhet mbajtur mend për të ardhmen.
Çmimi: 1600 Lekë
titleToAlt
Ikonomi … ka gërshetuar në një jo vetëm këmbnguljen e studiuesit , por edhe pragmatizmin dhe kureshtjen e etshme të gazetarit. Gazeta Mapo Libri i Ilir Ikonomit … është botim me rëndësi të madhe kombëtare . Gazeta Shqip Punim i mrekullueshëm, i shkruar në mënyrë elegante . Top Chanel Autori e ndriçon këtë figurë natyrshëm pa rënë në kurthin e idolatrisë , por dhe pa cinizëm dhe dashakeqësi . Tirana Observer
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Libri që keni në dorë do t'ju vlejë shumë! Pavarësisht se cili jeni dhe çfarë bëni në jetën tuaj të përditshme! Mund të jeni gazetar, por ju, megjithatë, duhet ta dini sesi funksionojnë dhe brenda cilit kuadër etik dhe profesional veprojnë ata që ju japin informacionin që vjen nga agjencitë publike ose private, apo nga institucionet e vendit. Mund të jeni deputet, kandidat për një vend pune, për një post në jetën profesionale ose politike, duhet të dini sesi ta paraqisni veten tuaj sa më mirë përpara atyre që do t'ju zgjedhin ose emërojnë. Mund të jeni artist, shkrimtar, aktor, keni nevojë si të komunikoni me publikun dhe ta përmirësoni imazhin tuaj si personazh shoqëror. Mund të jeni student në gazetari dhe në shkencat e komunikimit. Dijeni se në fushën e marrëdhënieve publike keni një të ardhme profesionale, prandaj duhet ta njihni mirë këtë fushë. Mund të jeni biznesmen, thjesht pronar i një kafeneje, apo edhe i një njësie tregtare mesatare. Duhet të dini ta fitoni besimin e klientëve tuaj jo vetëm me shërbimin që ofroni, por edhe me pamjen, sjelljen, mënyrat tuaja të dialogimit. Sikurse është thënë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nga qytetari më i thjeshtë deri te Presidenti, të gjithë kemi nevojë "të shitemi". Jo të shesim vlerat tona, por në kuptimin që pozicioni ynë në shoqëri, suksesi në punët tona, nuk varet vetëm se sa të zotët jemi realisht, por edhe se si t'i paraqesim ato në mënyrë që të kuptohen, pranohen, pëlqehen nga publiku i gjerë apo njerëzit që na rrethojnë. Akademik prof. dr. Artan Fuga
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Po ju jap një paralajmërim. Po qe se jeni plotësisht të qetë dhe të kënaqur me këndvështrimin e veçantë që keni për njerëzimin, fenë, historinë dhe botën në tërësi, mos lexoni më tej. Por, në qoftë se hyni ndër ata miliona njerëz që shohin lajmet e përditshme dhe kruajnë kokën me habi e shtrojnë pyetjen: "Çfarë po ndodh në.botë?"; ose në qoftë se ju interesojnë çështje të tilla që kanë të bëjnë me atë se kush jemi, nga vijmë dhe ku po shkojmë, ju do të vuani të njëjtën pasojë si dikush që nis të udhëtojë për qejf me një makinë të vjedhur. Libri që keni në duar trajton çështje që kanë të bëjnë me sekrete qeveritare, me histori dhe besime të fshehta; me sekretet e pasurisë, të pushtetit dhe të kontrollit; sekrete që rrallëherë janë përmendur nëpër tekstet e historisë dhe që nuk janë zënë asnjëherë në gojë nga mediat. Ky material mund të jetë shqetësues dhe trazues për disa. A ekzistojnë vërtet shoqëritë e fshehta? A ka vërtet një qeveri të fshehtë? A ka një komplot mbarëbotëror që priret për të përmbysur lirinë dhe demokracinë? Apo një diskutim i tillë është thjesht përçartje absurde "teoricienësh të konspiracionit."?... Pra, nga ta dimë se cila është e vërteta dhe cila nuk është? Çfarë është e rëndësishme dhe çfarë është e parëndësishme? Cili është në të vërtetë përgjegjës? A ka veprime konspiracioni që ushtrojnë një ndikim dëmtues mbi të gjithë ne? A ka komplote që mund t'u gjendet burimi me anë të rrjedhës së historisë së njerëzimit? Cilat janë ato dhe cili është qëllimi i tyre?... Ky libër trajton pikërisht këto çështje.
Çmimi: 1250 Lekë
titleToAlt
Libri “Gjendja Njerëzore”, trajton kuadrin e politikës dhe jo vetë politikën, si dhe tenton një rikonstruksion fenomenologjik të aktivitetit njerëzor për të përcaktuar llojin e veprimit që i përket politikës. Problemet që shquante Arendt në atë kohë, vazhdojnë të qëndrojnë përballë nesh edhe sot. Si një vepër klasike për teorinë politike, “Gjendja Njerëzore” ka rezultuar edhe e gjithë kohëshme.
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
Në këtë libër përshkruhen mjaft mirë gjendja në Ballkanin e midis viteve 1878 dhe 1912 dhe skenari kompleks në të cilin u zhvilluan dy konfliktet. Luftërat janë përshkruar në aspektet e tyre strategjike, sikurse edhe në dramën që përjetoi popullsia civile, veçanërisht myslimanët e Turqisë europiane. Një eksperiencë që pati rrjedhime të shumta në marrëdhëniet politike e kulturore midis vendeve ballkanike, shenjat dhe kuptimet e të cilave nuk pushojnë së rënduari edhe sot në procesin e integ-rimit europian të rajonit.
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
Publiçistika e Bledi Mane-s, ka rikthyer në gazetarinë shqiptare nevojën për gazetarë përpara se të shkruajnë, të kenë jetën e tyre, ngjyrat e forta dhe të vrazhda të së vërtetës, kulturën e të lexuarit dhe nevojën e përjetshme që gazetaria ka për të pasur një rrënjë tek letërsia. Në një stinë të gjatë e të thatë të gazetarisë shqiptare ku rrëfimi është zëvendësuar nga citatet, ku përshkrimi është zëvendësuar nga adresat e thata të protokolleve dhe ku qëndrimi ësntë asgjësuar nga nevoia për të mos menduar. Bledi Mane është bërë popullor, pasi po kthen tek brezi i tij shenjat e qarta të një gazetari të angazhuar, që nuk ka lidhje me gazetarinë që e angazhon për llogari të të tjerëve.
Çmimi: 1000 Lekë
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania