Libri që keni në dorë do t'ju vlejë shumë! Pavarësisht se cili jeni dhe çfarë bëni në jetën tuaj të përditshme! Mund të jeni gazetar, por ju, megjithatë, duhet ta dini sesi funksionojnë dhe brenda cilit kuadër etik dhe profesional veprojnë ata që ju japin informacionin që vjen nga agjencitë publike ose private, apo nga institucionet e vendit. Mund të jeni deputet, kandidat për një vend pune, për një post në jetën profesionale ose politike, duhet të dini sesi ta paraqisni veten tuaj sa më mirë përpara atyre që do t'ju zgjedhin ose emërojnë. Mund të jeni artist, shkrimtar, aktor, keni nevojë si të komunikoni me publikun dhe ta përmirësoni imazhin tuaj si personazh shoqëror. Mund të jeni student në gazetari dhe në shkencat e komunikimit. Dijeni se në fushën e marrëdhënieve publike keni një të ardhme profesionale, prandaj duhet ta njihni mirë këtë fushë. Mund të jeni biznesmen, thjesht pronar i një kafeneje, apo edhe i një njësie tregtare mesatare. Duhet të dini ta fitoni besimin e klientëve tuaj jo vetëm me shërbimin që ofroni, por edhe me pamjen, sjelljen, mënyrat tuaja të dialogimit. Sikurse është thënë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nga qytetari më i thjeshtë deri te Presidenti, të gjithë kemi nevojë "të shitemi". Jo të shesim vlerat tona, por në kuptimin që pozicioni ynë në shoqëri, suksesi në punët tona, nuk varet vetëm se sa të zotët jemi realisht, por edhe se si t'i paraqesim ato në mënyrë që të kuptohen, pranohen, pëlqehen nga publiku i gjerë apo njerëzit që na rrethojnë.
Akademik prof. dr. Artan Fuga
Çmimi:
1000 Lekë