Biblioteka Art & Politikë (BAP) synon të sjellë pranë publikut shqiptar debatet e sotme në artin bashkëkohor dhe kritikën përkatëse. Kjo seri tekstesh origjinale dhe vëllimesh të përpiluara hedh dritë mbi marrëdhënien mes artit dhe veprimit politik, duke marrë në shqyrtim ndërhyrje kyçe në teorinë, kritikën dhe historinë e artit, që nga periudha e pasluftës e këtej.
Duke mbledhur shkrime të artistëve, kuratorëve dhe studiuesve nga e gjithë bota, dhe duke u përqendruar në çështjet më urgjente që i japin trajtë përceptimit dhe agjencisë së artit bashkëkohor si formë kulturore, kjo seri mëton të zgjerojë marrëdhenien potenciale mes artit dhe shoqërisë në sferën shqipfolëse, duke i vendosur marrëdhëniet në fjalë brenda kornizash transnacionale dhe translokale.
Kjo seri synon të mbushë një hendek në ligjërimin rreth kulturës dhe teorisë në gjuhën shqipe - e cila ka pak tekste të përkthyera për artin bashkëkohor - në përpjekje për të hedhur themele, asisoj që artistët dhe kritikët të ndërveprojnë me thelbësisht me njëri-tjetrin dhe me ngjarjet rrotull tyre.
Çmimi:
1000 Lekë