titleToAlt
E ardhmja është zgjedhja që bëjmë ne, jo një fatalitet. Të injorosh problemet që kemi sot, do të thotë të humbasësh shansin për t'i ndryshuar. Një libër i guximshëm, ku Thomas Friedman është një interpretues i rëndësishëm i botës së çoroditur në të cilën jetojmë. Bazuar në një punë kërkimore të hollësishme, godet ai vazhdimisht në shenjë. Libri përmban mjaft fakte tepër të rëndësishme, por, ç'është më e rëndësishmja merret me çështjen më të rëndësishme të kohës sonë.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Padyshim një nga figurat qëndrore të jetës e politikës shqiptare në vitet e trazuara kur u ngjiz shteti i pavarur shqiptar, Esat Pashë Toptani ka mbetur në kujtesën kolektive të shqiptarëve si sinonim i tradhtarit. Me gjithë ndonjë përpjekje të këtyre viteve të fundit për ta rehabilituar figurën e pashait, ai vazhdon të kujtohet si njeriut që për hir të interesave të veta për pushtet, qe gati ë shiste interesat e popullit e vendit të vet. Studimi i historianit serb Dushan T. Batakoviç hedh dritë pikërisht mbi një sërë aspektesh të panjohura të raporteve mes Esat Pashë Toptanit dhe shtetit serb, duke plotësuar kësisoj përfytyrimin tonë për këtë njeri që pretendoi të bëhej mbret i shqiptarëve, por në fund përfundoi i varrosur mes ushtarëve serbë, në varrezat serbe të Parisit.
Çmimi: 400 Lekë
titleToAlt
Libri "Feja: Nëse ka zot ..." është i pari që ai shkroi drejt e në anglisht dhe përbën një përmbledhje të thelbit të mendimit të tij filozofik për sa i takon fesë, duke parashtruar nga një kënd shikim historik argumentet pro e kundër ekzistencës së Zotit gjatë rrjedhës së shekujve, duke nisur nga epikurianët deri te Niçja, apo hulumtimet bashkëkohore antropologjike.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Një libër tepër i rëndësishëm për t'u lexuar nga kushdo që do të dijë e të kuptojë të shkuarën nga vijmë, jo thjesht një fotografi të një çasti të rëndësishëm të historisë sonë pak kohë përpara shpalljes së pavarësisë, por para së gjithash, realitetin njerëzor të një pjese të Shqipërisë para se ajo të bëhej e pavarur. Por, po ashtu, padyshim një libër që të ndihmon të kuptosh sa shumë fije të dukshme e të padukshme vazhdojnë të na lidhin me të shkuarën tonë, pa të cilat në fakt, është e pamundur të shpjegohet ajo që është Shqipëria e sotme me gjithë kundërthëniet e sfidat e saj dramatike.
Çmimi: 1100 Lekë
titleToAlt
Padyshim një zbulim! Një libër magjepsës! Një nga dëshmitë më interesante për këdo që dëshiron të njohë të shkuarën tonë, atë çka se gjen dot në librat e historisë. Që të ndihmon të kuptosh shumë çka sot në kundërshtitë e dritëhijeve të jetës shqiptare. Një rrëfim ku ndjen drithërimat e jetës së trazuar të një njeriu që në muzg të tij, i syrgjynosur diku larg në mërgim të detyruar, i vihet punës për të ndërtuar copëza, tablo, fytyra, emocione, ngjarje të së shkuarës së tij. Një vepër që do të hyjë në fondin e aftë të letrave shqipe, duke shtuar aty diçka që na mungonte. Pinjoll i një prej familjeve të mëdha të Shqipërisë e të Perandorisë Otomane, kushëri i afërt i Ismail Qemalit, dëshmitar/protagonist i disa dekadave tepër të rëndësishme të historisë së Shqipërisë, një nga njerëzit më të kulturuar të kohës, me një ndjeshmëri që e bën të tingëllojë aq modem, Eqrem Bej Vlora na ka dhënë një ndër dëshmitë më interesante e më të ndershme për një nga periudhat më të trazuara të historisë sonë. Dëshmi dramatike të përmbysjes së madhe të një Perandorie, çka shënon fillimin e dhimbshëm e kaotik të transformimit të shqiptarëve dhe, njekohësisht, të lindjes së Shqipërisë moderne. Dëshmi dramatike e shembjes së një bote të tërë, që merr me vete te poshtë ata që deri atëherë qëndronin në majat e hierarkisë së shoqërisë, duke i “humbur nën gërmadhat dhe në pluhurine e marrëzisë së barazimtarise', siç shprehet autori, që, tek kupton pashmangshmërinë e ndryshimeve, i përjeton ato si një dramë personale... Pra, një libër nga ata që ska nevojë për komente, që mjafton ta lexosh. Piro Misha Eqrem Bej Vlora i shkroi kujtimet e tij në gjermanisht. Vdekja e tij e papritur në vitin 1964, në Vjenë, ku ai jetoi pjesën më të madhe të periudhës së pasluftës, për fat të keq bëri që ato të mbeten të papërftmduara. Libri u botua nga Instituti i Studimeve për Evropën Juglindore në Mynih, Gjermani, në vitin 1973.
Çmimi: 1200 Lekë
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania