Në kushtet kur ende nuk kemi mbërritur që të shkëpusim penjtë nga letërsia e mëparshme, pra të kemi një mendim autonom përmbi të, e detyrimisht edhe nga mendësia e leximit sociologjik dhe biografik të shkencës së atëhershme, por edhe sepse nuk ka ngjarë ende një hop cilësor, shkrimtarie letrare, nuk ka gjasa që të lëvrohet edhe një kritikë letrare e ndryshme, sepse pararoja e mendimit, e ndryshimit dhe e dinamikës së përhershme, ka pak lidhje me mykun e akademizmit, të djeshëm dhe të sotëm shqiptar. Këtu paraqitet një pjesë e vogël, e trajtimeve dhe shqyrtimeve letrare dhe kulturologjike, e artikujve letrare, e materialeve të botuara në shtypin e shkruar, si dhe duke sjellë pranë lexuesit disa tipe dhe mënyra komunikimi, me trajtesa dhe intervista mbi letërsinë dhe çështje të ndryshme, shqyrtime tekstologjike dhe kulturologjike, ku natyrisht është përzgjedhur pjesa që e ka më të theksuar tehun e analizës kritike, madje edhe kritikën e thekur ndaj realitetit letrar dhe kulturor.
Çmimi:
900 Lekë