titleToAlt
Në këtë botim përfshihen kontributet shkencore që iu paraqitën konferencës ndërkombëtare Letrat shqipe dhe gjuhët e tjera të letërsisë shqiptare” që u zhvillua më 9 nëntor 2015; organizuar nga Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Seksioni i Shkencave Shoqërore e Albanologjike. Në konferencë merrnin pjesë studiues të njohur nga universitetet e vendit, personalitete shkencore nga Kosova, Maqedonia, Italia, Greqia e Rumania, njerëz të letrave. Duke qenë e para konferencë që pati në qendër si problem të historiografisë letrare një problem të parrahur, punimet e saj zgjuan interesin e një rrethi të gjerë studiuesish që me kumtesat dhe diskutimet e tyre hodhën dritë në aspekte të ndryshme të raportit të letrave shqipe me gjuhët e tjera. Në referatin e mbajtur nga akad. Floresha Dado dhe në 20 kumtesat e paraqitura nga studiues të njohur u ndriçuan disa pamje të qëndrueshme të pranisë dhe të rolit të gjuhëve të tjera në procesin historik të zhvillimit të letërsisë shqiptare, e cila lindi si literaturë autorësh shqiptarë në gjuhët e mëdha të liturgjisë dhe të komunikimit, në latinisht më së pari, duke përgatitur ardhjen e letërsisë në gjuhën amtare si dhe kalimin nga një fazë që është objekt historishkrimi të shqipes, në fazën e mëvetësimit të letërsisë si krijim subjektiv artistik, dallim që nuk mund të mos kihet parasysh nga historiografia letrare. Trajtimi i çështjeve të tilla, si ai i autorëve që patën shkruar dhe shkruajnë në gjuhën e tjetrit, u hap një perspektivë të re studimeve në këtë fushë të identifikimit të kontributeve të autorëve shqiptarë në kulturat e tjera, por dhe si problem teknik i ballafaqimit të kodeve gjuhësore dhe poetike dhe i nivelit të komunikimit e receptimit nga lexuesi i huaj dhe nga lexuesi shqiptar në rastin e përkthimit të tyre shqip, si dhe i vendit të tyre në sistemin e letërsisë shqiptare. Debati rreth përmbajtjes së termit letërsi shqipe dhe letërsi shqiptare dhe i dallimit midis tyre, shtroi një pyetje që kërkon një përgjigje e trajtim shkencor, si dhe çështje e teza të tjera që u shtruan në kumtesat e diskutimet e pjesëmarrësve. Problemi që pati objekt konferenca është një problem kompleks historiko-letrar, teorik por dhe praktik dhe kërkon një qasje ndërdisiplinore. Si i tillë ai meriton vëmendjen jo vetëm të institucioneve shkencore akademike, përfshirë edhe institucionin e kritikës, por dhe të vetë shtetit, të ndërtimit të një programi kombëtar të përkthimit në gjuhë të tjera të letërsisë shqipe, si pjesë e një politike kulturore për identifikimin e vetes në bashkësinë e madhe të popujve.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Libri, “Të folmet qëndrore te shqipes së veriut” i autorit Bahri Beci, përmban disa kapituj të ndarë në: Të folmen e Mirditës, Matit, Luznisë së Dibrës dhe të Grykës së madhe të Dibrës. Për çdo kapitull trajtohen çështje si:fonetika, zanoret, bashkëtingëlloret, fenomenet fonetike, emri, folja, përemrat, format veprore, format jo veprore dhe format e pashtjelluara karakteristike për çdo dialekt të përmendur më sipër.
Çmimi: 600 Lekë
titleToAlt
Botimi i Dhiatës së re shqip më 1827 ishte fryt i fillimeve të rilindjes ballkanike. Ringjallja e popujve të Ballkanit, natyrisht, do të ndodhte kur Perandoria Osmane po merrte të tatëpjetën, por njëkohësisht ajo nuk u bë pa ndihmën e kulturës europiane që nga iluminizmi e deri te romantizmi, që nga rrjedhojat e Revolucionit Francez e deri te ardhja e Bajronit në Shqipëri te Ali Pashë Tepelena. Këtë libër e bënë shqiptarët me ndihmesën e drejtpërdrejtë të europianëve; e përdorën shqiptarët, madje duke e kthyer në pikënisjen e një tradite, dhe mori vlerësimin më të lartë të shkencës evropiane.
Çmimi: 1000 Lekë
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania