titleToAlt
Më krijohet përshtypja se autorja nuk e mbyll këtu diskutimin, por krijon një pretekst për ta vazhduar atë, ndoshta në një studim të radhës, sepse është pikërisht hapësira publike, "Agora, vendi ku është shfaqur për herë të parë debati fillestar dhe nevoja për të balancuar jetën njerëzore, përkatesiht dy aspekte të saj kruciale, sferën private dhe sferën publike (Hannah Arendt). Pa zotësine për të gjetur këtë drejtpeshim, njerëzit dhe shoqërite jo vetëm nuk mund të arrijnë mirëqenien, por nuk mund të arrijë të funksionojë as e drejta, as drejtësia dhe as shteti."
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Pyetje: Si e mbajmë mendjen në vend ne mjekët? Përgjigjia: Mësojmë të ushqejmë hipokrizinë. E kështu, unë punoja sa më dilte shpirti. Në fillim mësova ta zbusja shqetësimin tim - pishtari që më pati drejtuar rrugën në këtë mision. Pastaj u bëra mjeshtër i kanuneve të mbijetesës profesionale: mos u përfshi - mos lejo që pacientët të kenë shumë rëndësi për ty.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Gënjen kush thotë se moria e punëve e pengon që t'u dedikohet studimeve; shtiret se ka shumë punë, i shton ato, ndërsa punë ka vetëm me veten. Une jam i lirë, Lucilio, jam i lirë dhe kudo që gjendem jam zot i vetes. Unë nuk u dorëzohem punëve, tregohem i gatshëm për to dhe nuk kërkoj justifikime për të humbur kohë. Dhe kudo që të gjendem, kridhem në mendimet e mia dhe meditoj mbi diçka të dobishme. Kur u dedikohem miqve, nuk largohem nga vetja; dhe nuk e shkoj kohën me ata me të cilët më kanë lidhur rrethanat ose ndonjë detyrim prej postit tim.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Epikteti lindi skllav rreth vitit 55 e.s në zgjatimet lindore të Perandorisë Romake. Kur u lirua nga skllavëria, ai themeloi një shkollë të filozofisë stoike me shumë influencë, qe theksonte se qeniet njerëzore nuk mund të kenë jetën nën kontroll, në dorën e tyre është vetëm përgjigja ndaj saj.
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
"Shkurtësia e jetës" është një ese morale e shkruar nga filozofi stoik romak Seneka në vitin 49 të erës sonë. Është hartuar në formën e një letre, të cilën Seneka ia drejton vjehrrit të tij, Paolinos. Autori vë në dukje se njerëzit e shpërdorojnë pjesën më të madhe të kohës me aktivitete të pakuptimta. Nga njëra anë, natyra i jep njeriut kohë të mjaftueshme për të realizuar gjëra te rëndësishme.
Çmimi: 700 monedha
titleToAlt
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
"Vdekja ne moshën 87-vjecare nuk është tragjedi, sidomos kur mendoj për të gjithe njerëzit më të rinj që kanë vdekur. Këtë javë, gazetarja Cokie Roberts vdiq në moshën 75-vjecare. Ndieja një lidhje të veçantë me të, si bashkëmarrëse e çmimit per ish-studentet e dalluara te Uellslit. Portreti im varet ne një sallë madhështore në kolegj bashkë me portretin e saj dhe të shumë ish-studentevë të famshëm, si Hillary Clinton dhe Madeleine Albright. Më pushton një grimë krenarie kur mendoj qe edhe unë kam qenë pjesë e lëvizjes feministe që çoi përpara të drejtat e grave gjatë dy brezave te fundit. Ajo ishte koha ime. Se ç'do të ndodhë në të ardhmen, pas vdekjes sime, nuk është me ne dorën time."
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
'E keqja lind nga paaftësia për të menduar. E keqja e sfidon mendimin, sepse sapo mendimi përpiqet të merret me të keqen dhe të shqyrtojë premisat e parimet nga ajo buron, mendimi mbetet i zhgënjyer sepse nuk gjen asgjë në të. Ky është banaliteti i së keqes.'
Çmimi: 1400 Lekë
titleToAlt
Nga autori best-seller Robert Greene, vijnë të qëmtuara shkëlqyeshëm strategjitë e luftës që mund të na ndihmojnë të fitojmë mjeshtëri në botën moderne. Duke përfshirë kuiturat mbarëbotërore dhe duke sintetizuar dhjetëra tekste politike, filozofike dhe fetare, 33 Strategjitë e Luftës është një udhëzues gjithëpërfshirës për lojën delikate shoqërore të jetës së përditshme. Bazuar në mësime të thella, të përjetshme, ilustruar me bollëk me shembuj të gjenialitetit dhe marrëzisë së të gjithëve, nga Napoleoni te Margaret Thatcher dhe Hanibali te Uliks S. Granti, te diplomatë, të ashtuquajturit kapitenë industrie, deri te shpatarët samurajë.
Çmimi: 2000 Lekë
titleToAlt
Në këto artikuj Ajnshtajni tërheq vëmendjen për rëndësinë e aspekteve morale dhe intelektuale të shoqërisë njerëzore, për domosdoshmërinë e sigurimit të lirisë dhe të drejtave njerëzore, për rolin e intelektualëve në shoqëri, për ruajtjen dhe pasurimin e arritjeve më të mira të shoqërisë njerëzore.
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Poetët vargëzojn ndjenjën, për ta ritreguar me figura të gjalla, ndërsa ligjëvenësit, rindërtojnë në amendamente, proçedurat, për një shtet konsolidues.... Pllumb Shehu, poet.
Çmimi: 1500 Lekë
titleToAlt
Zbathur ecje shekujve i shkelje pluhurin e kohës Në sofizmat e pathënura të fjalëve inati qetësohej. Kërkonte, legjendat e dhimbura të paditurisë hokatare. Diogjen, llamba ndriçon në mijëvjeçar paudhësie.
Çmimi: 1500 Lekë
titleToAlt
Kozmologu me famë botërore dhe autori bestseller nr. 1 i librit Një histori e shkurtër e kohës, na jep mendimet e tij të fundit mbi pyetjet më të mëdha për universin, në këtë vepër të shkëlqyer të publikuar pas vdekjes së tij. Si u krijua universi? A do të mbijetojë njerëzimi në planetin tokë? A ekziston jetë inteligjente përtej sistemit tonë diellor? A mund të na e kalojë ndonjëherë në zgjuarsi inteligjenca artificiale? Përgjatë karrierës së tij të jashtëzakonshme, Stephen Hawking e zgjeroi kuptimin tonë për universin dhe zbuloi disa nga misteret më të mëdha të tij. Por edhe pse puna e tij teorike mbi vrimat e zeza, kohën imagjinare dhe universet e shumëfishtë ia çoi mendjen në pikat më të largëta të hapësirës, Hawking besonte se shkenca luan një rol themelor në ndreqjen e problemeve këtu në tokë. Dhe tani, ndërsa përballemi me ndryshime shkatërrimtare – përfshi ndryshimin e klimës, kërcënimin e luftës bërthamore dhe zhvillimin e super-inteligjencës artificiale – Stephen Hawking e kthen vëmendjen te çështjet më urgjente për njerëzimin. Gjithëpërfshirës, stimulues nga ana intelektuale, i argumentuar me pasion dhe i mbushur me humorin e tij karakteristik, PËRGJIGJE TË SHKURTRA PËR PYETJET MADHORE, libri i fundit i një prej mendjeve më të mëdha të historisë, është një këndvështrim personal mbi sfidat me të cilat përballemi ne si racë njerëzore dhe se ku ne, si planet, do të shkojmë më tej.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Ky libër përmbledh më shumë se 20 artikuj, ligjërata dhe biseda të prof. Fei Xiaotong, nga fundi i viteve 1980 deri në fillim të viteve 2000. Tema e tyre qëndrore është se si qytetërimet do të bashkëjetonin në kontekstin e globalizimit të shpejtë. Fei propozon konceptin e tij "të vetëdijes kulturore", të përmbledhur shkurtimisht në aksiomën secili vlerëson më të mirën e vet, vlerëson më të mirën e të tjerëve, të gjithë vlerësojnë së bashku më të mirën për një harmoni më të madhe të të gjithëve". Ky koncept është rezultat i një pune studimore shumëvjecare në këtë fushë, dhe përfaqëson një sintezë të formimit të tij perëndimor dhe mendimit tradicional kinez.
Çmimi: 1500 Lekë
titleToAlt
Në vizionin e Oshos, Zarathustra është, si të thuash, një njeri i përparuar dhe i shquar: njeri, i cili mund të qeshë e të derdhë lot njësoj si secili prej nesh, i cili mund të përjetojë tmerrin dhe teprinë e ndjenjave, krenarinë dhe vetëmohimin, dobësinë dhe fuqinë. Ai flet me ne fare haptas, duke ia lënë plotësisht gjykimit tonë, të jemi dakord apo jo, ta mbështesim atë apo të ecim në rrugën tonë. Dhe çdo gjë që na ka mësuar ai, na e ka mësuar si mik, duke çarë përmes të gjitha hyrjeve dhe daljeve drejt rrugës së të vërtetës, duke parë me vëmendje të përqendruar çdo hap dhe kthesë. Kështu që çdo bisedë e Oshos bëhet mësim për një temë të veçantë, kurse çdo temë është një hap në thellësi të udhëtimit. Kështu lindi "Perëndia që mund të vallëzojë" - njeriu që bëhet Perëndi, njeriu që guxoi të hiqte të gjitha prangat e virtyteve të rreme e të vlerave, i cili merr guximin të vallëzojë në pafajësinë tokësore dhe nga gëzimi i tepërt, duke kënduar "të shenjtën" po të vetë jetës.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Pjesa më e madhe e njerëzimit duhet ta mësojë nevojën e kuptimit të drejtë të botës. Vetëm atëherë njeriu mund të bëhet me të vërtetë njeri. Tani njeriu mbetet njeri vetëm nga emri; në fakt ai ende nuk është shndërruar në njeri, meqenëse i mungojnë cilësitë e nevojshme: nuk ka dhembshuri, nuk ka dashuri, i mungon meditimi. Mungojnë lutja, mirënjohja, as festë nuk ka. Kryesorja është të kuptohet drejt e gjithë situata. Po si ka vepruar deri më tani njeriu? Çfarë nuk ka bërë drejt? Pse ka aq vuajtje rreth e rrotull? Pse nuk e shohim kurrë thelbin e vërtetë të problemit?
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Çështja e martesës mund të përkthehet tek kjo alternativë: ose burri dhe gruaja, të konsideruar në shpërfaqjen e tyre të trefishtë fizike, intelektuale dhe morale, janë në të gjitha aftësitë të barabartë: prandaj, për këtë arsye duhet të jenë njësoj edhe në familje, edhe në luftë; pra, në çdo funksion publik dhe shtëpiak. Ky libër flet për diferencat gjinore dhe shumë më tepër në të gjitha fushat e funksionimit njerëzor.
Çmimi: 900 Lekë
titleToAlt
Libri "Feja: Nëse ka zot ..." është i pari që ai shkroi drejt e në anglisht dhe përbën një përmbledhje të thelbit të mendimit të tij filozofik për sa i takon fesë, duke parashtruar nga një kënd shikim historik argumentet pro e kundër ekzistencës së Zotit gjatë rrjedhës së shekujve, duke nisur nga epikurianët deri te Niçja, apo hulumtimet bashkëkohore antropologjike.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
"Lumturia e frikës" Është një vepër filozofike, pa personazhe a më saktë me personazhe të nxjerra nga vetëdija, janë ideorë, koncepte abstrakte: Frika dhe Liria dhe gjyqi i tyre quasi sokratik, i pazakontë, në një mjedis me ideale mashtruese dhe ideale zhgënjyese ose me ideale të bjerrura, pa ideale fare dhe me përzierjen alarmante të të gjithave. Lexohet me ëndje për idetë që përçon brenda një kornize klasike, por me një tendosje egërshane.
Çmimi: 500 Lekë
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania