titleToAlt
Shkëputur nga parathënia e Artur Zheji Në këtë shënim hyrës për librin me titull miklues a ironi therëse 'Ndikuesit", ku Budini studion rolet e gazetarëve nëpërmjet intervistave me ta, u jam përgjigjur pyetjeve të shtruara prej saj, që edhe pse në qendër kanë gazetarët, prekin raportet me politikanët dhe lojën e tyre të pushtetit. Me të drejtë, Budini kërkon të përkufizojë rolet e tyre (ose gjoja rolet e tyre, që shpesh ngjajnë si një alibi e përsosur e demokracisë që nuk kemi...) dhe zhvillimet ndërmjet mediave dhe politikës, pasi edhe sot, shumë dukuri kanë kundërthënie kategorike. Si studiuese, ajo shtron pyetje të udhëhequra nga preokupime etike si: Kush i përkufizon ngjarjet në Shqipëri? Çfarë rolesh mbeten pa luajtur mediat përballë politikës? Kush është i interesuar për rënien e besueshmërisë së mediave dhe demonizimin e tyre publik?
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Nuk e dimë as pse u lindëm dhe as se çdo bëhet me ne pas vdekjes. Jemi të gjithë të humbur. Pyetjes çfarë bëj unë në këtë botë? përpiqet t'i japë pergjigje ky manual xhepi, që nuk ka ambicie tjetër veçse të përshkruajëme guxim, naivitet e ngazëllim, këtë botë që duket si e pavërtetë e ku na kanë flakur pa na pyetur. Manuali synon gjithashtu të japë sa të jetë e mundur edhe udhëzime të shkurtra nëmenyrë që të nxjerrim prej kësaj bote pak kënaqësi e në qoftë e thënë, edhe pak fisnikëri.
Çmimi: 1000 Lekë
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania