titleToAlt
Pse e kemi kaq të vështirë të flasim për seksin, madje edhe me njeriun tonë më intim? Komunikimi është i rëndësishëm në një marrëdhënie, por njerëzit nuk dinë si t'i qasen e të flasin për një temë kaq delikate. Ka njerëz që nuk kanë folur kurrë për seksin dhe vetëm nga mendimi i një bisede të tillë, mund të mbulohen me djersë të ftohta. Ose ndihen kaq të shkëputur nga partneri, saqë seksi është gjëja e fundit tek e cila mund t'u shkojë mendja. Ndoshta janë shumë të frikësuar për të qenë tërësisht të sinqertë në lidhje me atë që dëshirojnë vërtet. Ose nuk kanë as idenë më të vogël se çfarë dëshirojnë, ndaj nuk janë të sigurt se si mund t'i vijnë në ndihmë partnerit.
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Gjatë këtyre tri dekadave të fundit të epokës së internetit, teknologjia e informacionit dhe drejtimet tekniko-shkencore të lidhura me të, si: elektronika, informatika, robotika dhe telekomunikimi, kanë shënuar një përparim të pandalshëm. Shpikje të tilla si kompjuteri personal, interneti, tregtia elektronike, telefonat e mençur, rrjetet shoqërore virtuale e shumë dukuri të tjera, kanë sjellë ndryshime të mëdha në kulturën dhe komunikimin tonë të përditshëm. Nga ana tjetër, paralelisht, hyrja e vrullshme e fjalëve angleze ka qenë e pakontrolluar, sidomos në gjuhën e folur. Problemet e mospërshtatjes së fjalëve të huaja po vihen re edhe ne botime, madje edhe në tekstet shkollore që kanë ndikim të drejtperdrejtë në formimin gjuhësor dhe shkencor të të rinjve e të rejave.
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Ky libër atipik i Ben Blushit përmbledh 41 histori njerëzish të ndryshëm, në formën e rrëfimeve dhe sekreteve të jetës së tyre. Autori ka fotografuar të gjitha personazhet e tij, duke shoqëruar fotografinë bardhezi me përshkrimin dhe dialogun artistik, që ka zhvilluar me secilin prej tyre. Personazhe si Robert Ndrenika, Ismail Kadare, Monika Lubonja, Viktor Zhusti, Dren Abazi, Bojken Lako, At Nikolla Marku, Mynever Shuteriqi, Frederik Ndoci, Edmond Tupja, nipi i Ismail Qemalit, nipi i Faik Konicës etj, vijnë në një dritë të panjohur më parë.
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
“Në garë me veten" vjen në formën e një udhërrëfyesi që mban plot mësime jete, të nxjerra nga një përvojë e gjatë dhe përballje sfiduese. Historitë nga jeta e Ermalit, do t'ju bëjnë të kuptoni se edhe personazhet publike ngrohen nga i njëjti diell dhe mbrohen prej të njëjtit shi. Plagët janë aty, por ka gjithnjë formula magjike për t'i shëruar ato. Bekimet më të mëdha do të vijnë prej fitoreve më të vështira. Të gjitha paragjykimet, barrierat që ju vendos shoqëria, mund të kapërcehen, duke i qëndruar besnik zërit të brendshëm dhe së vërtetës suaj personale. E vetmja gjë që ka kufi, është koha që na ofrohet në dispozicion si qënie njerëzore për të qëndruar në këtë planet. Nisur nga ky fakt i patjetërsueshëm, lipset që të shtypni gazin dhe t'i jepni vlerë çdo minute që jetoni.
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Superlibri i klasës së parë përmban ushtrime të larmishme, teste, projekte dhe detyra portofoli, të cilat trajtojnë në një mënyrë të re njohuritë e marra në shkollë, në lëndët: Abetare, Matematikë, Dituri natyre, Edukim për shoqërinë dhe Gjuhë angleze.
Çmimi: 850 Lekë
titleToAlt
Akseli dhe Beatrisi janë një çift pleqsh, që nisen në kerkim te djalit të tyre në një rrugëtim përmes tokash të mbuluara nga një mjegull e dendur, që ua ngaterron dhe fshin kujtimet. Në vendin e britonëve dhe saksonëve, ku prej pak kohësh mbretëron paqja e vendosur nga mbreti Artur, të dy pleqtë hasin rrugës krijesa fantastike, perballen me mrekulli dhe u shpëtojnë rreziqeve vdekjeprurëse: nje barketar i ngjashem me Karontin. qe shpie çifte si ata drejt një "ishulli me eilësi të veçanta", duke lënë shpesh ne toke vejane fatzeza; fshatra të sulmuara nga perbindesha dhe pre e superstieioneve mizorë; elf. kukudhë. dragonj. sheronjes dhe murgj te pabesë. nje kalorës. sër Gavinin. me sjellje kaloresiake dhe donkishoieske, nje luftëtar trim e te paepur dhe nje djale riosh të pambrojtur... Përgjatë gjithë udhëtimit, Akseli dhe Beatrisi rreken të kujtojnë jetën që kanë kaluar së basbku. Në sipërfaqe shfaqen kujtime te bukura dhe dhembje te thella, një dashuri qe ka kapëreyer çdo vështirësi, ndonëse e spërkatur me mërira të fshehura mire dhe kaq të thella, saqe asnjëri prej dy protagonistëve nuk arrin te flasë qartë per to. Ky udhetim do t'i shtyjë të mendojnë dhe të zbulojnë diçka për botën që i rrethon dhe për lidhjen e tyre fortë të thellë dhe të pazgjidhshme. "Gjiganti i fjetur" eshtë një reflektim i hollë dhe melankolik për kujtesën dhe harresën ,si dhe për rolin që luajnë ato jo vetëm ne jetën e individëve, por edhe të vendeve e popujve.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Televizioni është media e figurës, pra një media që i drejtohet fillimisht syrit. Media e fialës së folur është radioja. Atëherë si është e mundur që pikërisht në televizion të bëhet spektakël me fialën, me të folurit, pra me atë që është "talk"? Çfarë e bën fialën të jetë objekt i "show-t"? Unë e rekomandoj fort leximin e këtij libri. Ai të ndihmon të shohësh televizorin jo vetëm me sytë e ballit, por edhe me ata të mendjes! Prof. Dr. Artan Fuga ,Akademik Ky studim është një analizë e plotë, e thellë dhe profesionale për talk show-n si gjinia televizive me përcaktuese e fizionomisë së televizioneve shqiptare të periudhës së tranzicionit. Prof. As. Dr. Mark Marku ,Përgjegjës i Departamentit të Gazetarisë dhe Komunikimit, Universiteti i Tiranës. Është e vështirë ta analizosh televizionin kur jep banalitete tërheqëse që rrëmbejnë kohën tonë të kufizuar. Nëpërmjet këtij studimi autori na kthjellon se çfarë ndodh kur të gjithë flasin për gjithçka dhe kur audienca më shumë kërkon të shohë sesa të dëgjojë. Prof. As. Dr. Hasan Saliu Prorektor për kërkim shkencor në Kolegjin AAB, Prishtinë
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Komente mbi librin "Pika kryesore ku rreh Pennac – u është shumë e thjeshtë: askush s'ka për të lexuar ndonjë libër ndonjëherë në qoftë se nuk ka dëshirë. Ai thekson se leximi, së pari, është kënaqësi. Nëse njerëzit zgjedhin ta kalojnë kohën duke bërë gjëra të tjera është e drejta e tyre. Ai shikon ata me dhembje, jo me përbuzje: pa libra, ata janë të dënuar të kalojnë "një jetë pa përgjigje... dhe shumë shpejt edhe pa pyetje"." The Guardian "Me një humor ngacmues që do t'i bëjë lexuesit nga 7 deri në 77 vjeç të qeshin, ky roman – ese është një apel për lirinë dhe të drejtat e lexuesit." Le Figaro "Çka është për t'u admiruar te Pennac – u, vetë shkrimtar, mësues letërsie, lexues i pangopur i romaneve, është fakti që ai nuk dëshiron kurrsesi që të rinjtë e sotëm të jenë të mërzitur nga libri. Ai e di se për t'ia arritur kësaj, mjafton të zbatosh një pedagogji të bazuar në entuziazmin ngjitës." L'Express "Një libër frymëzues dhe i freskët, që s'duhet të dalë kurrë nga qarkullimi." Nacional Literacy Trust Fragment nga libri Të drejtat e lexuesit 1. E drejta për të mos lexuar. 2. E drejta për të kapërcyer disa faqe. 3. E drejta për të mos e mbaruar një libër. 4. E drejta për të rilexuar. 5. E drejta për të lexuar çfarëdo qoftë... Me zë fillimisht të pasigurt, ai i kishte lexuar duke ngecur të dyja rrokjet, veçmas: "Ma-ma". Dhe, përnjëherësh: – M a m a! Kjo klithmë gëzimi kremton kurorëzimin e udhëtimit intelektual më madhështor që mund të merret me mend, një lloj hapi i parë në Hënë, kalimin nga arbitrariteti grafik më i plotë te kuptimi më i ngarkuar me emocion! Ura të vogla, dredha, rrathë... dhe... mama! Kështu e ka të shkruar, para syve, por kjo çel brenda atij! Nuk është një kombinim rrokjesh, nuk është një fjalë, nuk është një koncept, nuk është një mama, është mamaja e vet, e tij, një shndërrim magjik, që thotë jashtëzakonisht më shumë gjëra, sesa fotografia më besnike, thjesht ca rrathë të vegjël, gjithsesi, ca ura të vogla... por që, befas – dhe përgjithmonë! – kanë reshtur së qeni vetvetja, së qeni asgjë, për t'u bërë ajo prani, ai zë, ai parfum, ajo dorë, ai prehër, ajo pafundësi hollësish, ajo gjithçka aq thellësisht absolute dhe aq absolutisht pa asnjë lidhje me atë çka është shtrirë atje, mbi shinat e faqes, midis katër mureve të klasës... Guri filozofik. As më shumë, as më pak. Ai sapo ka zbuluar gurin filozofik.
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
"Lindja e Shqipërisë" eksploron se si mundi të lindte për herë të pare Shqipëria e pavarur në vijim të shembjes së Perandorisë Otomane më 1912-n. Nicola Guy analizon rolin që kanë luajtur nacionalistët dhe jonacionalistët shqiptarë, përfaqësuesit e Fuqive të Mëdha dhe burrat e shtetit të vendeve fqinje në krijimin dhe përcaktimin e kufijve të shtetit të ri. Gjithashtu, ajo shqyrton implikimet e përdorimit të gjuhës si kriter bazë për përcaktimin e kombësisë shqiptare, njëkohësisht ilustron pamjaftueshmërinë e përdorimit vetëm të teorive të nacionalizmit dhe të marrëdhënieve ndërkombëtare për shpjegimin e çështjes ende të pazgjidhur shqiptare.
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Sekrete bukurie dhe mirëqenieje Për të gjitha femrat që kujdesen për formën, bukurinë dhe mirëqenien e tyre • Më shumë se 100 ushtrime gjimnastikore të ilustruara, për të arritur formën ideale. • Këshilla dietetike dhe disa meny "dietash të veçanta" (me tregues të ulët glicemik, dieta bimore, me shumë proteina); • Të rejat e fundit të teknologjisë për të rënë nga pesha (pajisje për të rregulluar format, zgjidhje kozmetike, mjekësore, estetike dhe kirurgjikale) në shtëpi ose në qendrën e bukurisë. • Këshilla për t'u ndier mirë (masazhe, relaksim, kirurgji plastike) dhe "për të përkëdhelur" trupin e mendjen. • ... gjithashtu edhe disa këshilla se si të vishemi për të nxjerrë në pah sa më bukur trupin dhe për të fshehur defektet tona.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
“Si të mposhtësh shqetësimet dhe të fillosh të jetosh”, trajton emocione dhe ide shumë të vlefshme. Ky libër është tërheqës për t'u lexuar dhe i thjeshtë për t'u zbatuar. Le t'ju ndryshojë dhe t'ju përmirësojë edhe ju. Nuk keni pse të jetoni me shqetësimin dhe ankthin që ju pengon të bëni një jetë të plotë, aktive dhe të lumtur!
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Në këtë libër, ju do të mësoni se nëpërmjet një komunikimi të frytshëm në jetën e përditshme, do të keni sukses në biznes apo politikë, në mësimdhënie apo sipërmarrje, në një marrëdhënie intime apo familjare. Carnegie, me shembujt nga jeta e personaliteteve më të njohur, në Amerikë dhe Evropë, tregon se zbatimi i rregullave të arta të komunikimit, ka ndihmuar mijëra personazhe të arrijnë famë dhe pushtet. Djali i varfër u bë President i Amerikës - Abraham Linkolni. Shkrimtari, vepra e parë e të cilit nuk u pëlqye nga askush, ia doli të jetë mbret i leximit të të gjithëve - Çarls Dikensi. Këshillat e këtij libri do t'ju ndihmojnë edhe ju të kuptoni mesazhin e Carnegie: Lumturia nuk varet nga kush je dhe çfarë ke, por nga çfarë mendon dhe si komunikon!
Çmimi: 600 Lekë
titleToAlt
Kujtesa eshte nje aftesi e domosdoshme, por jo gjithmone ajo na pergjigjet kur dhe si duam: kujt nuk i ka ndodhur ndonjehere ta kete fjalen "ne maje te gjuhes", te kete veshtiresi per te kujtuar emrin e dikujt qe sheh, apo te mos mbaje mend nje numer telefoni? Nuk ka ndonje recete qe ben mrekulli per problemet e kujteses, por ama ka metoda qe mund te perdoren ne jeten e perditshme per ruajtjen dhe zhvillimin e kesaj aftesie. Mirepo, nese per t'i pervetesuar keto metoda eshte e nevojshme t'i veme ne praktike, atehere ku ka menyre me te mire sesa loja?
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Botuar në mbi 35 vende të botës, ky libër është një revolucion mbi metodat e tjera të vetë-ndihmës. Në shumë vende të botës, "Mjetet" është kthyer në bestseller brenda pak javëve nga botimi i tij. "Mjetet" i jep zgjidhje problemit më të madh që kanë pacientët e psikoterapisë: pritja pambarimisht e gjatë për të nisur ndryshimin e jetës së tyre. Modeli terapeutik tradicional bazohet mbi lëvrimin e së kaluarës, ndërsa Phil Stutz dhe Barry Michels përdorin një arsenal teknikash - pikërisht mjetet - që i lejon pacientët të përdorin problemet e tyre për të arritur te forcat e nënvetëdijes dhe, për pasojë, për t'u vënë në lëvizje. Papritur, falë kësaj qasjeje revolucionare, problemet shndërrohen në mundësi - mundësi për të gjetur kurajën dhe disiplinën, për t'u shprehur e për të krijuar. Për vite me radhë, Michels dhe Stutz, ia kanë mësuar këto mjete një grupi shumë ekskluziv pacientësh dhe tani, “Mjetet”, metoda e tyre revolucionare dhe fuqizuese, është e gatshme për çdo lexues që ka dëshirë të përmbushë gjithë potencialin e tij. Qëllimi i autorëve është pikërisht që jeta juaj të bëhet e jashtëzakonshme - e jashtëzakonshme në qëndrueshmërinë e saj, në përjetimin e lumturisë, në kuptimin e shpirtit njerëzor. Publiku i interesuar Të gjithë lexuesit që kanë përjetuar ose përjetojnë situata personale të pakëndshme: shmangie të problemeve ose personave që konsiderojnë problematikë, inat të pakontrollueshëm, ndjesi bllokimi, përmbytje me shqetësime (ankth, veturrejtje), ndjenjë dorëzimi dhe braktisjeje ndaj vetvetes. Kritika “Një libër që të bën të mendohesh thellë dhe të jep një shtysë të fortë të ndryshosh jetën tënde...” – Kirkus Review “Të gjithë lexuesit do të ndihen me siguri të fuqizuar nga lehtësia e përdorimit të ushtrimeve. Qasja e qartë dhe e thjeshtë bashkë me besimin që "fuqitë madhore janë të vërteta" është një kombinim fitimtar. Ky është një nga ata libra të rrallë vetëndihmues që ndihmon me të vërtetë.” – Publishers Weekly “Një nga sekretet më të famshme të Hollivudit... Stutz dhe Michels kanë krijuar një metodë që të ndihmon të përdorësh forcën krijuese të nënvetëdijes.” – The New Yorker
Çmimi: 850 Lekë
titleToAlt
Libri më i ri publicistik i përkthyesit, shkrimtarit dhe publicistit Amik Kasoruho, “Pa mëri” (publicistika e jetës sime)”, përmbledh shkrime dhe intervista të autorit të dhëna gazetarëve të ndryshëm shqiptarë. Libri ka strukturë të ndërtuar vetëm përmes shkrimeve, letrave dhe intervistave. Vlera e këtij libri është se një përkthyes i ri mundet të gjejë këshilla të thjeshta dhe të mençuna për të ardhmen e tij, një gazetar i ri mundet të mësojë si të eksplorojë në botën e një njeriu që për shkak të jetës, rrethanave, punës dhe vullnetit ka krijuar një profil të veçantë dhe të tejmbushur me tituj librash të përkthyer, libra të botuar në Shqipëri dhe jashtë saj. Komente editoriale Redaktori i këtij libri, Alfred Lela, për autorin thotë se, si i tillë me dhimbjen, por i papërkulur, me moshën, por i paplakur, Amik Kasoruho na dëshmon me anë letrash dhe gjestesh se ai është “Nji njeri i letrave dhe një gentëllmen”.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Menstruacionet, gjinekologu, seksi, kontraceptivët, riprodhimi, sëmundjet seksualisht të transmetueshme, aborti, menopauza...Të gjitha këto çështje si dhe shumë të tjera, vijnë në këtë libër-manual si një bisedë miqësore midis një mamaje gjinekologe dhe vajzës së saj gazetare. Stili praktik e bën këtë manual të nevojshëm për të gjithë.
Çmimi: 900 Lekë
titleToAlt
Ky libër është praktik dhe i domosdoshëm dhe u vjen në ndihmë nënave të reja pas daljes nga materniteti. Ai përmban 200 fotografi që tregojnë hap pas hapi se si duhet të veproni për t'u kujdesur sa më mirë për foshnjën tuaj çdo ditë. Një libër i thjeshtë për t'u lexuar, me shpjegime të qarta dhe me këshilla të shumta praktike për: ushqyerjen, higjienën, ndërrimin, veshjet, gjumin, përkujdesjet për shëndetin, kënaqësitë, shëtitjet. Një këshillues për t'i dhënë besim nënës dhe për ta ndihmuar që ta përballojë me qetësi muajin e parë me foshnjën e saj.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Cili prind nuk do të dëshironte të dinte se cili është sekreti, e fshehta, që do ta bënte djalin apo vajzën e tij të suksesshme? Ky libër është vërtet një "shpellë", në fund të së cilës mund të zbulosh një thesar të madh, një sekret të çmuar, që mund të ketë vlera të jashtëzakonshme për ty. Në botën e gjerë të letërsisë jo-artistike, Malcom Gladwell-i është një talent pothuajse i jashtëzakonshëm. “Sekretet e Suksesit” është një libër shumë i këndshëm që të bën të mendosh mbi teoritë e tij origjinale me ditë të tëra pasi ta kesh lexuar.
Çmimi: 700 Lekë
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania