titleToAlt
NË KËTË LIBËR GJENI KËSHILLA TË MIAT. Si një 18-vjeçar me ngjyrë, i vetmuar, trokë, i pasigurt, që kishte braktisur universitetin e që vinte nga një familje e falimentuar, kisha shënuar në ditarin tim se dëshiroja që, deri në moshën 25 vjeç, të isha bërë një"milioner seksi dhe i lumtur". Si mbusha 25 vjeç, isha një multi-milioner që kishte krijuar një biznes me vlerë 300 milionë dollarë. Është ironike, por me të arritur synimet që i kisha vënë vetes, zbulova se kisha gabuar në thuajse të gjitha gjërat... Bota më kishte mashtruar. Më kishte gënjyer për mënyrën sesi të arrija përmbushjen, dashurinë dhe suksesin, për arsyen se pse ato gjëra kishin atë vlerë, si dhe për domethënien e vërtetë të atyre fjalëve.
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 1500 Lekë
titleToAlt
Botimi i parë, në qershor 1992, i librit "Diana: Historia e saj e vërtetë", ndryshoi një herë e përgjithmonë mënyrën e perceptimit të publikut për Dianën, Princeshën e Uellsit dhe Monarkinë Britanike. E pritur fillimisht me mosbesim dhe përçmim, kjo biografi bestselling, është kthyer tashmë në një letërsi klasike unike, jo thjesht për shkak të përmbajtjes së bujshme, por edhe për arsye të përfshirjes personale të Dianës në procesin e publikimit. Tani, njëzet e pesë vjet më vonë, përparimet në teknologji kanë nxjerrë në dritë pjesë që më parë vlerësoheshin të padeshifrueshme, nga intervistat e regjistruara në fshehtësi me Princeshën, duke ofruar informacione të reja drithëruese për mendjen e Dianës, dhe një kronikë vërtet mahnitëse të jetës së saj brenda Familjes Uindsor. Në këtë vëllim krejtësisht të riparë e të zgjeruar, Andrew Morton, paraqet materiale të reja, që e kanë burimin te regjistrimet e jashtëzakonshme dhe që kanë çuar në rivlerësimin e trashëgimisë dhe rëndësisë së saj për Familjen Mbretërore. Ndonëse nuk është më mes nesh, nuk ka dyshim se Princesha nuk është harruar. Diana: Historia e saj e vërtetë — rrëfim në vetën e parë, është biografia më e arrirë që mund të ndeshim ndonjëherë.
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Në vëllimin e parë, kaq shumë të pritur, drithërues, të memuarit të tij presidencial, Barak Obama rrëfen historinë e odisesë së tij të pamendueshme, nga koha kur ishte djalosh që kërkonte të gjente veten, deri kur u bë udhëheqësi i botës së lirë, duke përshkruar, me detaje tejet personale, si edukimin e tij politik, ashtu edhe momente të shënuara të mandatit të tij të parë të presidencës së tij historike - një kohë ndryshimesh dhe turbullirash dramatike. Obama i tërheq lexuesit në një udhëtim marramendës që nga aspiratat e tij më të hershme politike, tek pika e rëndësishme e kthesës, fitorja e vyer në asambletë zgjedhore në Ajova, që tregoi fuqinë e aktivizmit kokë më kokë me njerëzit, tek nata vendimtare e 4 nëntorit 2008, kur u zgjodh Presidenti i 44-t i Shteteve të Bashkuara, duke u bërë kështu i pari afro-amerikan që merrte postin më të lartë të vendit. Duke reflektuar për presidencën e tij, ai ofron një shqyrtim të veçantë dhe të thellë si të fuqisë mahnitëse të Presidentit, ashtu edhe të kufizimeve të saj, si dhe vëzhgime autentike të dinamikave të politikës partiake të Shteteve të Bashkuara dhe diplomacisë botërore. Obama i fut lexuesit në Zyrën Ovale, në Dhomën e Situatave të Shtëpisë së Bardhë, i merr me vete në Moskë, Kajro, Pekin e përtej. Ne na besohen mendimet e tij personale, ndërkohë që ngre kabinetin e tij, kur përballet me një krizë globale fmanciare, kur krijon gjykimin e tij për Vladimir Putinin, kur, përkundër shanseve të pamundura, arriti miratimin e Aktit për Kujdesin Shëndetësor të Përballueshëm, kur përplaset me gjeneralët mbi strategjinë e Shteteve të Bashkuara në Afganistan, kur merret me reformën për Uoll Stritin, kur i përgjigjet shpërthimit shkatërrues të sondës Deepwater Horizon, apo kur autorizon Operacionin "Shtiza e Neptunit", që solli vdekjen e Osama bin Ladenit.
Çmimi: 3000 Lekë
titleToAlt
Osman Murati 14 dhjetor 1940 Gurë-Lurë, Dibër Mësimet e para i mori në vendlindje dhe arsimin 7-vjeçar e të mesëm në Peshkopi. Ka punuar si mësues dhe ekonomist deri në vitin 1965. Ka kryer studimet e larta në Fakultetin e Ekonomisë në Universitetin Shtetëror të Tiranës, deri në vitin 1969. Po atë vit u emërua në Institutin e Studimeve Ekonomike pranë Këshillit të Ministrave (më vonë në Akademinë e Shkencavë), si bashkëpunëtor shkencor deri në vitin 1975, vit në cilin u pranua si anëtar i PPSH-së. Në vitet 1975-1976 ka punuar si kryetar kooperative në Bërzhitë të Tiranës. Nga mezi i viteve 1976 dhe më tej ka punuar në organet e pushtetit qendror deri në korrik 1990: drejtor në Komisionin e Planit të Shtetit, Kryetar i Inpektimit te Shtetit, Minister i Tregtisë së Brendshme, Sekretar i Parë i PPSH-së në rrethin e Dibrës dhe deputet i PPSH-së në Parlamentin e Pare Pluralist të Shqipërisë. Më ndërrimin e sistemit politik në Shqipëri, që nga viti 1993 është shkëputur nga politika dhe ka punuar me biznese privat. Aktualisht është qytetar i lire si pensionist aktiv. Është autor i disa botimeve dhe shkrimeve në shtypin periodik e të përditshëm që nga viti 1970 e deri më tani. Jeton në Tiranë. Është dekoruar nga Presidiumi i Kuvendit Popullor, më Urdhrin "Për shërbime të shquara shtetërore dhe shoqërore" të Klasit I më 13/11/1989 dhe Qytetar nderi i Komunës së Lurës, më 20 maj 2015.
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Vrasja e Sokolit ,jeta ,politika dhe vdekja e politikanit .Intervista dhe dëshmi.
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Kastriot Myftaraj është autor i librave : "Një shenjtore për reconquistën shqiptare", Albin ,Tiranë, 1988; "Gjyqi intelektual i Kadaresë “ Buzuku, Prishtinë, 2008; “Jeta e fshehur e Enver Hoxhës” (1908-1944)" Plejad, Tiranë, 2008; "Enigmat e sundimit të Enver Hoxhës (1944-1961), Plejad, Tiranë, 2009; "Terrorizmi historiografik: Kritikë librit të Nathalie Clayer "Në fillimet e nacionalizmit shqiptar: lindja e një kombi me shumicë myslimane në Evropë” , Plejad, Tiranë, 2009; "Ballkanadolli gjeostrategjik: Një histori e realiteteve strategjike, përplasja mes Neo-Otomanizmit e Neo-Bizantizmit dhe Shqiptarët” ,Buzuku, Prishtinë, 2011; "Prilli që nisi në idet e marsit: Konti Ciano dhe ngjarjet enigmatike ndërkombëtare që çuan në pushtimin e Shqipërisë në 1939", Botimet Morava, Tiranë, 2011. Autor polemikash të ashpra me individë me pushtet, mendje kritike që denoncon dhe akuzon për të vërteta të dokumentuara dhe të përfolura në mjedise të ndryshme, Kastriot Myftaraj ka kaluar i pandëshkuar nëpër seanca të bujshme gjyqesh me Teodor Laçon, Erion Veliajn, Rajmonda Bulkun, Selim Muçën, Ardian Fullanin etj.
Çmimi: 1400 Lekë
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania