Në këtë terren gjithnjë në rrëshqitje e rrokullisje drejt greminës së Revolucionit Ekonomik të Tregjeve të Lira të Milton Fridmanit, Alternativa Historike e Naomi Klein na paraqitet si një kundërshti e atij miti të krijuar, realizuar nëpërmjet një lëvizjeje triumfuese madhështore dhe paqësore. Që nga Kili i vitit 1973 e deri në Irak, madje edhe më gjerë, Klein na tregon sesi doktrina e Fridmanit dhe e pasuesve të tij ka shkaktuar goditje shokuese të tmerrshme, të shoqëruara me violenca, me qëllim implementimin e politikave të tyre radikale. Ka qenë tejet i saktë John Grey në shkrimin e tij në The Guardian , kur ka konkluduar: Kemi shumë pak libra të tillë, që na ndihmojnë për të kuptuar kohërat e shkuara dhe të tashmen. Doktrina Shok është njëri nga këto libra të pakët.Një stil i frikshëm dhe një ndërthurje brilante...Klein na shfaqet më së miri si një mjeshtër i madh i narrativës së kohës sonë .William S. KOWINSKI, San Francisco Chronicle
Çmimi:
1500 Lekë