Blije këtë produkt
1000 Lekë

Jetë plot dashuri ( Botuar nga: Bota shqiptare në 2012 )

Autori:  Nicholas Sparks
Përkthyesi:  Hasan Bregu

Në pranverën e vitit 1984, kur frekuentonin liceun, Amanda dhe Donsoni ishin dashuruar me njëri-tjetrin: thellësisht, në mënyrë të pakthyeshme. Pavarësisht se u përkisnin dy botëve të kundërta, dashuria e tyre dukej aq e madhe, sa për ti sfiduar rregullat e jetës së Orientalit, qytezës së Karolinës së Veriut ku ishin rritur. Donsoni, tek i cili kishte lënë shenjë dhuna e familjes së tij, mendonte se ndjenja për Amandën do ta kishte shpërblyer dhe shpëtuar nga një fat vetmie e fatkeqësie. Për Amandën, Donsoni ishte një shpirt i lirë e i pasionuar, gjithçka që edukimi i saj i rreptë prej vajze të përkryer ia kishte mohuar. Por, në mbarimin e asaj vere të fundit, e paparashikueshme dhe e rrufeshme si një shtrëngatë gushti, rrugët e tyre ishin ndarë papritur. Tani, njëzet e pesë vjet më pas, Amanda dhe Donsoni takohen sërish në Oriental për varrimin e Tukut, mikut të vjetër që dikur i kishte dhënë strehë pasionit të tyre rinor. Asnjëri prej të dyve nuk ka pasur jetën që shpresonte... dhe asnjëri prej të dyve nuk e ka harruar dashurinë e parë tronditëse, që i kishte ndryshuar përgjithmonë. Ndërsa plotësojnë dëshirat e fundit të Tukut, të shprehura në dy letra, zbulojnë në ato faqe të vërteta të papërfytyrueshme për ata që kanë mbetur, për ata që kanë shkuar përgjithmonë dhe, mbi të gjitha, për lidhjen e tyre. Të detyruar të përballen me kujtime shumë të hidhura, Amanda e Donsoni do të mësojnë arsyet e vërteta të zgjedhjeve të bëra në të kaluarën. Dhe, në një fundjavë të vetme, më e gjata e jetës së tyre, do të mundin të besojnë, prapë edhe një herë, ndoshta e fundit, se dashuria zgjat përgjithmonë.

Çmimi: 1000 Lekë
Blije këtë produkt
1000 Lekë

Detajet e Librit

  • Shtëpia Botuese: Bota shqiptare (2012)
  • Botuar në: 2012
  • Gjuha e publikimit: Shqip
  • ISBN-13: 978-9928-00-06-8
  • Formati: me kapak të hollë
  • Nr. faqe: 364
  • Përmasat e librit: 140 x 205 x 30 mm

Njihu me Autorin

Nicholas Sparks -

Nicholas Sparks u lind në Nebraska në vitin 1965 dhe ka studiuar në Universitetin Notre Dame. Prindërit e tij ishin Sparks Patrick, një shkencëtar, dhe Jill Marie. Ai ishte fëmija i mesëm i tre fëmijëve, me një vëlla më të madh Michael Earl Sparks "Micah" (1964) dhe një motër më të vogël, Danielle ...

Më shumë rreth autorit
 
Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania